07/08/2026
🏆JEMINI DHE AHMETAJ FITUES TË EDICIONIT TË PARË TË "VELIPOJA BEACH TENNIS 2026"🎾🌊
🎾Është përmbyllur me sukses edicioni i parë i turneut të tenisit në rërë "Velipoja Beach Tennis 2026" i organizuar nga Adriatic Tennis Park dhe Bashkia Shkodër. Turneu është zhvilluar gjatë datave 5-6 Gusht në plazhin Elita në Velipojë të shoqëruar me atmosferë të këndshme sportive!
🏆Pas zhvillimit të gjitha ndeshjeve, në finale u përballen dyshja Lorenc Jemini dhe Saimir Ahmetaj kundër dyshes Klindi Luli dhe Drino Galiqi, pas një perballjeje të mirë në dy sete, fitues u shpallen Jemini dhe Ahmetaj. Në ceremoninë e ndarjes së shpërblimeve ishin prezent edhe Kryetari i Këshillit Bashkiak, në Bashkinë Shkodër, Oltion Luli dhe Drejtori i Sportit në Bashkinë Shkodër, Auron Miloti.
Falenderojmë të gjithë pjesëmarrësitë dhe të gjithë ata që kanë kontribuar që ky turne të realizohet me sukses në veçanti Bashkinë Shkodër dhe Kompleksin Elita në Velipojë!🙏
Ky ishte edicioni i parë i turneut në rërë që organizohet në Velipojë por patjetër jo i fundit!🎾🌊💪