17/05/2026
Diten e sotme u zhvilluan finalet e Kampionatit Kombetar U17, ku ekipi i Terbuni Boks arrin perseri te fitoje nje trofe prestigjioz individual, ate te “Boksierit me Teknik”, i fituar nga Brajan Çekini. 🏆🥊
Ekipi i Terbuni Boks garonte ne kete dite me 3 finaliste, ku 2 prej tyre arriten te shpalleshin kampion kombetar dhe nje nenkampion kombetar.
Konkretisht:
🥊 Ne peshen 57 kg, Brajan Çekini zhvilloi nje ndeshje shume te mire duke fituar paster me rezultatin 3-0 ndaj boksierit vendas te Teuta Boks, Elio Keci.
🥊 Ne peshen 63 kg, boksieri i Terbuni Boks, Albion Allaraj, dominoi plotesisht finalen duke fituar me rezultatin e paster 3-0 ndaj boksierit te Vllaznise.
🥊 Ne finalen tjeter dhe te fundit per ekipin tone, boksieri pukjan Elio Guga nuk arriti te kalonte kundershtarin e Teuta Boks, Suneil Gjuzi, duke humbur nje ndeshje shume te forte me rezultatin e ngushte 2-1 dhe duke u shpallur nenkampion kombetar.
Ne perfundim te kampionatit, kryetrajneri Klaudio Çekini u shpreh i kenaqur me paraqitjen e ekipit, ku ne renditjen ekipore Terbuni Boks u rendit ne vendin e trete me pike te barabarta me ekipin e vendit te dyte, Partizani, ndersa kampion u shpall ekipi vendas Teuta Boks.
Gjithashtu trajneri Çekini u shpreh shume i kenaqur per rritjen dhe nxjerrjen e elementeve te rinj, ku ne dy kampionatet e moshave te zhvilluara brenda nje harku kohor prej 10 ditesh, Terbuni Boks arriti te fitoje dy trofe individuale shume te rendesishem:
🏆 “Boksieri me i Mire” ne Kampionatin U15 ne Fier
🏆 “Boksieri me Teknik” ne Kampionatin U17 ne Durres
Keto dy trofe u fituan nga vellezerit Brajan dhe Biordi Çekini, te cilet po vleresohen gjithnje e me shume si boksieret e se ardhmes.
Ekipi Terbuni Boks vazhdon pergatitjet intensive per Kampionatin Kombetar U19, i cili do te zhvillohet ne qytetin e Pukes, ku rivaliteti dhe gara sportive pritet te jene ne nivele shume te larta. Shume ekipe po bashkohen per te tentuar te ndalin Terbuni Boks, kampionet aktuale te Shqiperise per kete grupmoshe.
Nderkohe, sportistet tane qe jane pjese e Kombetares se Shqiperise po pergatiten intensivisht per kampionatet Europiane dhe Boterore qe do te zhvillohen ne vjeshten e ketij viti.
Urime per punen e palodhur te trajnereve dhe suksese te metejshme boksiereve te Terbuni Boks! 🥊🔥🏆