30/03/2020
RREGULLORJA E GARAVE
Rregullorja mbi garat e futbollit përmban dispozitat themelore mbi sistemin e garave të përhershme dhe kushtet e përgjithshme të garave.
Me gara të përhershme në kuptim të kësaj Rregulloreje konsideron garat kampionale, të cilat zhvillohen çdo vit garues.
SISTEMI I GARAVE
Vendimet mbi sistemin e garave përmbajnë:
– mënyrën e garimit: sistemin e pikëve,
– rangu i garave,
– ligat garuese, grupet në kuadër të rangut të njejtë të garave,
– numri i klubeve (ekipeve garuese) në rangun e njejtë,
– mënyra e fitimit të të drejtës në gara në rangun gjegjës të garave dhe grupit garues,
– kushtet të cilat duhet përmbushur klubet (ekipet garuese) në rangun e caktuar të garave.
Vendimi për ndryshimin e sistemit të garave nxirret (bëhet) më së voni një vit para fillimit të garave.
Propozimi për ndryshimin e sistemit të garave mund ta bëjë vetëm organi Kompetent i Ligës së Futbollit (Kryesia dhe organet e saje).
Kushtet për organizimin e garave
Garat kampionale sipas rregullit, organizohen në formë të LIGËS sipas sistemit të dyfishtë të pikëve, që dmth. secili ekip takohet dy herë me secilin anëtarë të ligës dhe atë njëherë si Vendas dhe një herë si Mysafirë.
Në gara marrin pjesë vetëm ekipet e licencuara nga LDF-ja.
Numri i ekipeve në ligë përcaktohet me vendimin e LDF-së, mbi sistemin e garave
Kushtet e përgjithsme për gara
Viti garues është i ndarë në dy stinor: në stinorin vjeshtor dhe atë pranveror
Kalendari i garave
Me kalendarin e garave përcaktohen terminet për zhvillimin e ndeshjeve të garave të përhershme, ndeshjeve tjera zyrtare dhe të turneve.
Kalendari nxjerret posaçerisht për çdo vit garues, dhe atë më së voni 15 ditë para fillimit të sezonit paraprak.
Kalendarin e garave e nxjerr organi kompetent për nxjerrjen e propozicioneve, me propozim të Komisionit të Garave.
Termat e përcaktuara me kalendarin e garave nuk mund të ndryshohen.
Përveç, për shkak të fuqisë natyrore dhe rasteve të tjera të paparashikuara, organi i cili udhëheq garën mund të ndryshojë terminin e xhiros së caktuar (apo të më shumë xhirove), me atë që për atë xhiro (apo ato xhirove) të caktojë terma të tilla, që nuk e çrregullojnë në masë të madhe kalendarin e garave.
Orarin e ndeshjeve të përhershme e përcakton organi i cili udhëheq garën.
Orari i ndeshjeve caktohet me tërheqje të shortit. Në short hyjnë vetëm klubet e liçensuara për atë vit garues . Tërheqja e shortit duhet bërë më vonë se 15 ditë para fillimit të garave.
Përcaktohet afati dhe mënyra e komunikimit të vendimeve lidhur me orarin e zhvillimit të ndeshjes, terreni, fillimi i ndeshjes, personat zyrtarë etj.
Koha e fillimit të ndeshjeve të garave ,
Koha e fillimit të ndeshjeve të garave të Ligës, caktohet nga ana e organit i cili udhëheq garën duke pasur kujdes për rrethanat kohore, lokale dhe nëse ka interes për një gjë të tillë.
Në raste të veçanta, klubet kanë të drejtë të propozojnë terminin por për këtë vendos organi që udheq garën.
Kur ekziston marrëveshja ndërmjet ekipeve për kohën e fillimit të ndeshjës së garave të Ligës, organi kompetent sipas rregullit do të aprovojë këtë marrëveshje nëse nuk shkon në dëm të ekipeve tjera dhe në dëm të LDF-së.
Për të gjitha ndeshjet e garave të përhershme organi i cili udhëheq garën, e cakton vëzhguesin.
Në rast se në ndeshje nuk vjen vëzhguesi, atëherë detyrën e vëzhguesit do ta ushtron Gjyqtari nëse me propozicione të garave nuk parashihet ndryshe.
Të drejtat dhe detyrat e vëzhguesit janë:
– që në praninë e përfaqësuesve të klubeve të vërtetojnë identitetin e lojtarëve,
– të vërtetojë se trajnerët e kanë lejën gjegjëse për punë,
– konstatojë rregullsinë e librezave të futbollit dhe të drejtën për lojë të lojtarëve të paraqitur dhe ua tërheq vërejtjen përfaqësuesëve të klubeve për mungesat dhe lëshimet e vërejtura,
– të vërtetojë praninë e Gjyqtarëve të deleguar, mjekut dhe të personave të tjerë zyrtarë që parashihen me akte të përgjthshme normative,
– të bëjë vlerësimin e gjykimit ( nëse nuk është paraparë kontrollori), sipas dispozitave të Udhëzimeve përkatëse të LDF-së. Nëse ndonjëri Gjyqtar, vlerësohet me notë negative , ndaj tij do të fillohet procedura disiplinore.
– që pas përfundimit të ndeshjes merr në pyetje lojtarin e përjashtuar dhe të marrë deklaratat nga Gjyqtarët dhe personat tjerë eventual lidhur me përjashtimin dhe ato t’ia bashkangjisë protokollit. Në mënyrë të njejtë të veprojë nëse janë larguar ose paraqitur trajnerët ose personat tjerë zyrtarë të klubeve,
– që të gjitha vrojtimet dhe vlerësimet e veta për dhe lidhur me ndeshje t’i shkruajë në protokollin e ndeshjës respektivisht në raportin plotësues të cilin së bashku me protokoll dhe shkresa tjera ia dorëzon në afatin e paraparë organit kompetent .
– me Propozicione mund të rregullohen më detajisht kompetencat e vëzhguesit lidhur me vlerësimet që ai mund t’i bëjë gjatë, lidhur me ndeshjen .
– Kryetari i Komisionit te Garave në bazë të autorizimit të Komisionit për ndeshjet e rëndësisë së posaçme mund të caktojë super-vëzhgues, i cili përpilon raport të shkruar, vlerëson gjykimin e Gjyqtarëve etj. Raporti i tij mund t’iu shërbejë organeve kompetente për marrjen e vendimeve rreth çështjeve kontestuese nga ndeshja në të cilën kishte bërë super-vëzhgimin.
Gjyqtarët
Të gjitha ndeshjet e garave të Ligës mund t’i drejtojë vetëm Gjyqtari aktiv i futbollit, anëtarë i Shoqatës së Gjyqtarëve të LDF-së.
Gjyqtari i futbollit nuk mund të paraqitet si lojtarë për klubin i cili garon në Ligën në të cilën gjykon (referon) ai.
Gjyqtarët e dënuar në çfarëdo baze nuk mund të gjykojnë dhe të kryejnë funksione në asnjë garë të organizuar nga LDF.
Të drejtat dhe detyrimet e gjyqtarëve përcaktohen me rregulloret e lojës së futbollit dhe ato të gjyqtarëve dhe gjykimit.
Gjyqtarët janë të detyruar që të paraqiten tek vëzhguesi i ndeshjes 30 minuta para fillimit të ndeshjes.
Trajnerët
Trajneri mund të kryejë detyrën e vet në ndeshje publike vetëm nëse posedon leje për punën në klubin e caktuar, përkatësisht licencën e lëshuar nga organi kompetent i LDF-së, në pajtim me dispozitat e akteve gjegjëse normative.
Nëse vezhguesi konstaton se trajneri nuk ka leje për punë atij nuk do t’i lejon hyrjen respektivisht qëndrimin në pjesën e rrethuar të stadiumit të paraparë për lojtarë rezervë dhe persona zyrtarë. Ate mund ta zevendesoje vetem kapiteni i ekipit.
Përfaqësuesi i klubit dhe Personi përgjegjes për siguri
Secili klub duhet ta caktojë përsonin i cili do ta përfaqësojë klubin në ndeshje dhe personin përgjegjës për siguri.
Në ndeshjet e garave të Ligës përfaqësuesi i klubit duhet të disponoj autorizim me shkrim të klubit të vetë.
Përfaqësuesi i klubit në ndeshjet e garave të përhershme, përveç tjerave ka edhe këto të drejta dhe detyra:
– Që t’i paraqitet vëzhguesit dhe Gjyqtarit më së voni 15 min. para fillimit të ndeshjes, nëse me propozicionet e garave nuk parashihet ndryshe.
– Që menjëherë pas paraqitjës së vezhguesit t’ia dorëzojë (kumtojnë) formacionin e e kipit dhe dorëzojnë librezat futbollistike të lojtarëve të cilët do të zhvillojnë ndeshjen dhe të atyre rezervë.
– Të marrë pjesë pjesë në vertetimin e identitetit të lojtarëve dhe të verifikojë rregullësinë e librezave futbollistike dhe duhet të ketë kartën e identifikimit nga klubi.
– Që para fillimit të ndeshjes ta vërtetojë formacionin e ekipit të vet, ndërsa pas përfundimit të ndeshjes të merrë pjesë në përpilimin e protokollit dhe të paraqes vërejtjet eventuale të parapara me Propozicionet e garave.
– Përfaqsuesi i klubit vendas është i obliguar që gjatë kohës sa zgjatë ndeshja të jetë në afërsi të vezhguesit, në mënyrë që t’i ofrojë ndihmë në eliminimin e dobësive eventuale të cilat paraqesin pengesa për zhvillimin normal të ndeshjes dhe
– Të kryej punë të tjera që parashihën me akte të përgjithshme dhe Propozicione të garave.
– Përgjegjësi për siguri i klubit, në ndeshjet e garave të përhershme, përveç tjerave ka edhe këto të drejta dhe detyra:
– Që te jetë në stadium së paku 1 orë para fillimit të lojës, t’i paraqitet Vëzhguesit dhe Gjyqtarit posa ata të arrijnë në stadium dhe nese është nevoja edhe jashtë stadiumit, para fillimit të ndeshjes dhe pas përfundimit të saj, nëse me propozicionet e garave nuk parashihet ndryshe.
– Që menjëherë pas paraqitjes së vëzhguesit t’ia kumtojë atij gjendjen e sigurisë dhe masat e marra te sigurisë.
– Që para fillimit të ndeshjes të mos lejoj persona të pautorizuar të qëndrojnë në objekte të stadiumit dhe në fushë. Përgjegjesi per siguri i klubit vendas është i obliguar që gjatë kohës sa zgjatë ndeshja të jetë në afërsi të vëzhguesit, në mënyrë që t’i ofrojë ndihmë në eliminimin e dobësive eventuale të cilat paraqesin pengesa për zhvillimin normal të ndeshjes dhe pas përfundimit të ndeshjes të siguroj percjelljen e personave zyrtar dhe të ekipeve pjesëmarrëse në gara.
Përgjegjësi për siguri duhet të ketë shenjën indentifikuese ose së paku një jelek ngyrë portokalli apo të gjelbërt.
PROTOKOLLI I NDESHJES
Për çdo ndeshje të Ligës përpilohet Protokolli zyrtar.
Protokollin për ndeshje të garave të përhershme e formulon vëzhguesi, ndërsa në mungesë të tij e përpilon Gjyqtari.
Protokolli i ndeshjes duhet të nënshkruhet nga personat zyrtar të të dy klubeve, përndryshe ata do të dënohen sipas Rregullores Disiplinore.
Protokolli shkruhet në 3 kopje, prej të cilave: nga një kopje u dorëzohet klubeve, një organit që udhëheq garën.
Protokolli duhet të përmbajë këto elemente: rangun e garave të ndeshjes, datën, vendin dhe kohën e zhvillimit të ndeshjes, terrenin (stadiumin), emërtimet e ekipeve, përbërjen e ekipeve , emrat e përsonave zyrtar, rezultatin e arritur përfundimtar dhe atë të pjesës së pare, emrat e lojtarëve të ndëshkuar apo të përjashtuar, emrat e lojtarëve golashenues me minutat e shënimeve, vlerësimin e vezhguesit dhe përfaqsueseve të dy klubeve rreth ndeshjes, deklarata e Gjyqtarit mbi masat disiplinore të shqiptuara dhe shkaqet, deklaratën mbi incidentet dhe trazirat, paralajmërimin e ankesës me shkaqet e saj,etj.
Lojtari i përjashtuar si dhe përsonat zyrtar të larguar (ndëshkuar) prej Gjyqtarit, janë të detyruar që menjëherë pas përfundimit të ndeshjes t’i paraqitën vëzhguesit dhe të japin deklaratë lidhur me rrethanat e caktuara që kanë të bëjnë me kundërvajtjen e tyre.
Vëzhguesi në mënyrë të njejtë do të veprojë edhe me përsonat zyrtar të cilët janë ndëshkuar dhe shënuar në protokoll nga ana e Gjyqtarit apo vëzhguesit.
Protokolli i ndeshjes është dokument publik, andaj të dhënat e shënuara në të konsiderohen të sakta gjithnjë deri sa mos të vërtetohet e kundërta.
Nëse në të dhënat e shënuara në protokoll konstatohet ndonjë gabim, organi kompetent që udhëheq me gara do të bëjë përmirësimin, ashtu që protokolli i ndeshjes t’i përgjegjet gjendjës faktike.
Tereni
– dimensionet e fushës në të cilën zhvillohen garat duhet të jete si në vijim:
– gjatësia të paktën 85 m
– gjerësia të paktën 40 m
Vendasi është i detyruar që ta përgatisë terrenin që të jetë i përshtatshëm për lojë, duke e përgatitur fushën, shënuar vijat, siguruar rrjetat për portë si dhe flamujt anësor.
Vlerësimi i përshtatshmërisë së terrenit duhet të bëhet në praninë e dy kapitenëve të ekipeve që do të zhvillojnë ndeshjen dhe atë pak kohë para fillimit të ndeshjes (kohën e fillimit e cakton organi që udhëheq garën), përveçse, kontrollimi mund të kryet edhe më herët po ditën e njëjtë dhe atë me kusht që ai të kryhet në praninë e dy kapitenëve dhe Gjyqtarit
A është terreni i përshtatshëm për lojë apo jo, për shkak të ndikimit të kushteve atmosferike dhe shkaqeve tjera që radhiten në fuqi natyrore, vendos Gjyqtari i cili është i caktuar të drejtojë ndeshjen.
Gjyqtari nuk do ta fillojë ndeshjen :
nëse terreni për lojë nuk është vizatuar shikueshëm dhe drejtë, si dhe gjërat elementare (rrjetat, portat, flamujt etj) të terrenit nuk kanë qenë të vendosura drejtë dhe në mënyrë të rregullt.
nëse terreni për lojë është i mbuluar me baltë dhe ujë të cilët e pengojnë lëvizjen e lojtarve dhe topit,
nëse terreni për lojë është i ngrirë dhe ekziston mundësia e lëndimit të pjesëmarrësve të lojës,
nëse terreni per lojë është i mbulur me borë, lartësia e së cilës pamundëson lëvizjen e lojtarëve, topit dhe gjyqtarëve (e vërtetohet se organization është angazhuar që terrenin t/a aftësoi për ndeshje ,
nëse për shkak të mjegullës nuk shihen portat nga vija e mesit të fushës,Gjyqtari dhe vëzhguesi janë të obliguar që në protokol të cekun shkakun e marrjes së vendimit përshtatshmerinë e terrenit dhe protokollin t’ia dorëzojnë drejtorisë së garave në afat prej 24 orëve, me informimin paraprak .
LOJTARËT:
numri më i vogël dhe zëvendesimet
(sistemi i lojës 11x11 ) lojtarë
Ndeshja nuk mund të fillojë nëse njëri prej ekipeve ka më pak se 7 lojtarë.
Lojtarët të cilët nuk fillojnë ndeshjen kanë mundësi të hyjnë në lojë deri në fund të ndeshjes, por që paraprakisht janë shënuar në protokoll si lojtar apo rezervë.
Nëse një ekip gjatë kohës së zhvillimit të ndeshjes mbetet më pak se 4 lojtarë, gjyqtari është i detyruar që ndeshjen ta ndërpresë po që se ekipi nuk është në gjendje që brenda 5 minutave të sigurojë numrin e nevojshëm të lojtarëve.
Ndërrimet gjatë zhvillimit të lojës ; 3 (tre), vetëm me dijeni të gjyqtarit dhe vetëm nga mesi i fushës gjatë ndërprejes .
FANELLAT:
Ekipet në një ndeshje, nuk mund të luajnë më fanela të ngjyrave të njejta apo të ngjashme.Kompetent për vlerësimin e këtij elementi është Gjyqtari kryesor (pas konsultimit me vëzhguesin), i cili edhe e merrë Vendimin definitiv lidhur më këtë.
Nëse ekipet, fanellat tradicionale i kanë me ngjyrë të njëjtë apo të ngjashme, atëherë ekipi mysafir është i detyruar që të ndërrojë fanellat, në të kundërtën, nëse ndeshja nuk do të mund të zhvillohet për këtë arsye, ajo do të regjistrohet më rezultat zyrtar 3:0 në favor të ekipit vendas.
Para fillimit të Kampionatit, më rastin e liçensimit në LDF, ekipet janë të detyruara të njoftojnë Organin që udhëheq garën për ngjyrat (ato tradicionale dhe rezervë) me të cilat do të luaj në atë kampionat.
Gjatë kohës së zhvillimit të ndeshjes, lojtarët në pjesën e mbrapme (shpinë) të fanellave të veta, duhet të kenë numrat e dukshëm të madhësisë së caktuar me dispozita.
Numrat në fanella duhet të përputhën me numrat në rregjistrin e lojtarëve të shënuar me protokollin e ndeshjes.
ORGANIZIMI I NDESHJEVE
Detyrat e organizatorit të ndeshjes janë:
– të sigurojë shërbimin e nevojshëm mjekësor,
– të sigurojë shërbimin gjegjës të sigurisë,
– që ekipeve tu ofrojë dhe sigurojë mikpritje dhe lokal për qëndrim para dhe pas përfundimit të ndeshjes një gjë e tillë është nevojshme ,
– që përsonave zyrtar t’iu sigurojë lokal qëndrimi,.
– të ndërmarrë të gjitha masat për organizimin dhe sigurimin e ndeshjes.
Kohëzgjatja e ndeshjeve
– ndeshja kampionale luhet 2 herë 45 minuta me një pushim me kohëzgjatje prej 15 minuta.
– ndeshja drejtohet nga tre Gjyqtarë
– Masat disiplinore: kartoni verdhë - paralajmërim
– kartoni i kuq - përjashtim deri në fund të lojës pa të drejtë zëvendësimi si dhe për ndeshjen e ardhëshme.
Vërtetimi i identitetit të lojtarëve
Në ndeshjet kampionale mund të luajnë të gjithë lojtarët identiteti i të cilëve vërtetohet përmes librezave të futbollit, të lëshuara nga ana e organit kompetent për regjistrimin e lojtarëve, por në mungesë të librezës, identiteti i tyre vërtetohet përmes letërnjoftimit apo dokumentit të udhëtimit (pashaportës).
Identitetin e lojtarëve dhe rezervave, e vërteton vëzhguesi në praninë e përfaqësuesve të klubeve para fillimit të ndeshjes, ndërsa pas përfundimit të ndeshjes vetëm për ata lojtarë rezervë të cilët nuk kanë arritur në fillim të ndeshjes.
Kontrollimi mjekësor i lojtarëve
Secili lojtar në librezën e vet duhet të ketë të shënuar konstatimin mbi kontrollimin mjekësor të kryer ose në raste të posaçme vërtetimin zyrtar mbi kontrollimin e kryer mjekësor.
Kontrollimi mjekësor është i detyruar të kryhet para fillimit të çdo sezoni dmth 2 herë në vit, çdo 6 muaj. Kontrollimi mjekësor për çdo gjysëm sezon është i detyrueshëm edhe për ata lojtarë të cilët regjistrohen në mes të sezonit.
Moszhvillimi dhe ndërprerja e ndeshjes
Nëse ndeshja është dashur të ndërpritet për shkaqe të arsyeshme të cilat nuk kanë mundur të evitohen (koha e keqe, mjegulla, errësira, zjarri, tërmeti etj), për ç'farë vendos Gjyqtari , do të zhvillohet ndeshja e re nëse ndërprerja ka ardhur para kalimit të 80% (min.72) të kohës së rregullt të paraparë për ndeshje.
Nëse ndeshja është ndërprerë pas kalimit të 80% të kohës së rregullt të paraparë për lojë ndeshja do të regjistrohet me rezultatin e arritur në terren.
Ekipi i cili nuk paraqitet për zhvillimin e ndeshjes së re, të cilën e cakton organi kompetent, përgjigjet sipas dispozitave të Rregullores disiplinore të LDF-së, ndërsa ndeshja do të regjistrohet me rezultat 3:0 (në tavolinë) në favor të kundërshtarit.
Vendimin mbi regjistrimin e ndeshjes me rezultat 3:0 (në tavolinë) e merr ogani i cili udhëheq garën, sipas detyrës zyrtare.
Ekipi i cili e lëshon terrenin, respektivisht ekipi i cili shkakton ndërprerjen e ndeshjes, duke përfshirë edhe ndërprerjen e ndeshjes që e ka shkaktuar lojtari i asaj ekipe, humbë ndeshjen me rezultat 3:0 (në tavolinë), nëse deri te ndërprerja kundërshtari nuk ka arritur rezultat më të mirë.
Vendimi mbi regjistrimin e ndeshjes me rezultat 3:0 (në tavolinë) e merr organi i cili udhëheq garën, sipas detyrës zyrtare.
Ekipi i cili është shkaktar i ndërprerjes së ndeshjes, i nënshtrohet edhe masave ndëshkuese disiplinore të parapara në Rregulloren disiplinore.
Ndalesa për të luajtur për shkak të dënimit dhe pasojat
Ekipi i dënuar respektivisht të gjithë lojtarët e klubit të dënuar, nuk mund të luajnë në ndeshje publike derisa zgjatë dënimi.
Të gjitha ndeshjet të cilat janë të parapara gjatë kohës së dënimit , e të cilat ekipi i dënuar nuk i zhvillon për shkak se nuk i ka përmbushur detyrimet që rrjedhin nga vendimet e plotëfuqishme të organeve kompetente të LDF-së, ose për shkak të mos përmbushjes së detyrimeve tjera që rrjedhin nga vetë zhvillimi i garave, do të regjistrohen me rezultat 3: 0 (në tavolinë) në favor të kundërshtarit.
Ndeshjet të cilat ekipi i dënuar nuk ka mundur t’i zhvillojë gjatë kohës së dënimit të dhënë, për shkak se duhet bërë vërtetimin e gjendjes faktike, e cila është e domosdoshme për marrjen e vendimit përfundimtar lidhur me ndonjë rast kontestues, nuk do të regjistrohen derisa mos të merret vendimi përfundimtar. Pas marrjes së vendimit përfundimtar, klubi është i detyruar t’i zhvillojë ndeshjet sipas orarit që e përcakton organi kompetent për udhëheqjen e garës.
Ankesa ndaj ndeshjes së zhvilluar
Mbi rregullsinë e ndeshjes së garave të përhershme mund të vendoset në bazë të ankesës së klubit të dëmtuar ose sipas detyrës zyrtare të organit ı cili udhëheq garën.
Me klub të dëmtuar nënkuptohet klubi i cili është i dëmtuar me rezultat të ndeshjes, ndaj të cilës ushtrohet ankesa.
Ankesa mbi të gjitha bazat duhet të paralajmërohet në Protokollin e ndeshjes.
Paralajmërimi jonë kohë i ankesës do të refuzohet.
Shkaqet për parashtrimin e një ankese mund të jenë nëse njëri nga ekipet akuzohet si në pikat vijuese:
ka luajtur me lojtar i cili nuk është i regjistruar për këtë klub.
ka luajtur me lojtar i cili në atë ndeshje nuk ka pasur të drejtë loje.
ka luajtur me lojtar, identiteti i të cilit nuk është vërtetuar sipas dispozitave të kësaj Rregulloreje.
Anullimi i ndeshjes sipas detyrës zyrtare
Ndeshja mund të anullohet dhe të caktohet zhvillimi i saj i sërishëm, po qe se vërtetohet se Gjyqtari i shtyrë nga motivet e ndryshme ka ndikuar në epilogun përfundimtar të ndeshjes, e cila i është besuar ta referojë.
Nëse nga ana e organit kompetent vërtetohet se të dy klubet kanë marrë pjesë në fiksimin e rezultatit, e njëjta do të regjistrohet si ndeshje e luajtur, rezultati i saj nuk do të regjistrohet , pikët dhe golat e shënuara nuk do të regjistrohen në tabelën e klasifikimit por që ndaj klubeve do të fillohet procedura disiplinore dhe do të dënohen sipas Rregullores disiplinore të LDF-së.