10/05/2026
Salutate la Capolista!
Pas 12 vitesh pritje, Sopoti ja doli.
Pushtuam çdo stadium, shkuam në çdo katun, dhe emri i Sopotit u brohorit me krenari në çdo provincë të Kategorisë së Dytë.
Ne ishim aty gjithmonë,pavarësisht kategorisë, pavarësisht rezultateve, pavarësisht çdo vështirësie. Ishim aty për krenarinë më të madhe që ka ky qytet: Sopotin.
Kjo ngjitje nuk është thjesht sportive. Është shpërblimi i 12 viteve besnikëri, sakrifice, rrugësh të gjata, tribunash e stadiumesh të vështira, ku vetëm zemra dhe pasioni e mbanin gjallë emrin e klubit.
Urime çdo qytetari librazhdas për rikthimin e Sopotit në Kategorinë e Parë aty ku na takon!
Gjithmone ketu per ty,SOPOT!