21/07/2016
Nje cigare nuk eshte thjesht nje
cigare! Eshte nje zjarr qe digjet,
ngadale ne doren tende si te jete
gjeja me e rendesishme qe ke per
te bere ate moment, eshte nje
veprim i vazhdueshem, i bukur e
fisnik ne te njejten kohe sepse e
gjithe vemendja jote eshte aty. Ti e
mban mes gishtave dhe e sheh si
gjene me te zakonshme te jetes
tende. Eshte nje droge per
mendjen, sepse me qetesisht
mendohesh nga nje thithje ne
tjetren, nje ves i pakontrolluar, por
qe te perpin te gjithin, eshte nje
simbol i atij qe e pin, edhe pse
mund te kete shume te tjera.
Brenda seciles nga keto veti ka
mijra ndjenja!
Mendo sa shume shekuj ka qe
njerezit kane pire duhan, mendo sa
shume njeres te ndryshem, te rinj e
te vjeter, burra e gra, me halle apo
te lumtur. Mendo sa shume te
vetmuar ka shoqeruar ai.
Duke pare zjarrin e nje duhani
kushedi sa shume brenga jane
menduar, kushedi sa shume
dhimbje jane tulatur perbrenda per
tu kthyer ne psheretima. Magjia nuk
qendron tek vesi por tek zjarri. Nje
cigare e ndes kur je vetem e si
shok i ndan me te mendimet e tua
edhe pse vetes je duke ia thene e
ndihesh i shoqeruar, e shikon si
digjet, ia ndjen nikotinen ne gjakun
tend dhe genjehesh nga iluzioni i
qetesise! Mendo sa shume njeres e
kane perdorur si te vetmin vend ku
perqendruan syte ne erresire dhe
menduan per jetet e tyre duke pare
driten e saj. Se njerezit kane nevoje
per drite edhe kur te gjithe shpirtin
e kane sterre! Dhe te gjithe kane
nevoje per genjeshtren e madhe se
me mire do behet! Kane menduar
hallet, kane menduar gezimet, kane
kerkuar zgjidhjet, kane perjetuar
emocionet, jane ndier pesimiste,
jane ndier te lumtur, kane gjetur ide
te reja!
Kjo eshte magjia e duhanit! Ajo qe ti
mendon duke e pare dhe duke e
ndjere ne gjak lashtesine e qetesise
se genjeshtert te tij! Dhe mos me
thuaj qe nuk eshte e genjeshtert
por eshte nje genjeshter e dashur
per ne duhanpiresit. Keshtu e
dashur!