03/05/2019
Të dashur dashamirë e tifozë të klubit Bashkimi, të dielën në ora 16:00 ju ftojmë i madh e i vogël të na bashkangjiteni në shkallët e stadiumit e për 90 minuta ti përkrahim djelmoshat tanë në luftën e radhës, për ta përfunduar me sukses betejën e këtij sezoni.
Për 90 minuta, le të krijojmë një atmosferë mbështetëse për djemtë tanë që mbrojnë ngjyrat e klubit tonë të zemrës. Futbolli është më shumë se një lojë, është pasion e dashuri për këtë sport të bukur.
Na gëzoni zemrat dhe fitoni për ne në fushë. Të gjithë të bashkuar në përkrahje të Bashkimit.