18/05/2026
🥊 GLADIATOR ALBANIA 🥊
Një tjetër rezultat shumë i mirë për ekipin tonë në Kampionatin Kombëtar të Boksit!
🏆 Suhejl Gjuzi shpallet Kampion Kombëtar në peshën 78 kg, duke treguar forcë, disiplinë dhe nivel të lartë në ring.
🥈 Elijon Keçi shpallet Nënkampion Kombëtar, pasi zhvilloi një performancë shumë të mirë duke fituar 2 ndeshje dhe duke u ndalur vetëm në finale.
Ky rezultat na motivon edhe më shumë për të punuar fort çdo ditë dhe për të arritur objektivat që ne duam si ekip.
Rruga vazhdon… më të fortë, më të bashkuar dhe më të uritur për sukses! 🔥🥊