SHF Drini i Bardhë Has

SHF Drini i Bardhë Has Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from SHF Drini i Bardhë Has, Sports Team, Pampas Golem, Durrës.

📢 NJOFTIMTë nderuar prindër dhe sportdashës,Ju njoftojmë se Shkolla e Futbollit Drini i Bardhë Has nuk do të ketë pushim...
24/06/2026

📢 NJOFTIM

Të nderuar prindër dhe sportdashës,

Ju njoftojmë se Shkolla e Futbollit Drini i Bardhë Has nuk do të ketë pushim gjatë sezonit veror. Stërvitjet do të vazhdojnë rregullisht gjatë gjithë verës, duke u ofruar fëmijëve mundësinë që të zhvillojnë më tej aftësitë e tyre sportive, të qëndrojnë aktivë dhe të kalojnë kohën në një ambient të shëndetshëm dhe edukativ.

Poashtu regjistrimet janë të hapura për fëmijët e moshës 7 deri në 16 vjeç.

Stërvitjet udhëhiqen nga trajnerët e licencuar nga FFK:

✅ Destan Kabashi (049-828-232)
✅ Caner Gzimi (049-191-992)
✅ Orland Duhlaku (045-161-843)

Sot, familja e Drinit të Bardhë Has numëron mbi 130 fëmijë, të cilët janë pjesë e një programi të organizuar dhe profesional.

🔹 Klubi ofron:

⚽️ Stërvitje profesionale sipas grupmoshave
⚽️ Pjesëmarrje në Liga Rajonale dhe gara zyrtare
⚽️ Pjesëmarrje në turnire vendore dhe ndërkombëtare
⚽️ Kampe sportive dhe aktivitete rekreative
⚽️ Zhvillim teknik, taktik dhe fizik të futbollistëve të rinj
⚽️ Edukim, disiplinë dhe punë ekipore
⚽️ Kushte të mira stërvitore dhe ambient të sigurt
⚽️ Mundësi për promovimin e talenteve në nivele më të larta
⚽️ Bashkëpunim të vazhdueshëm me prindërit

🚌 Për lehtësimin e prindërve, klubi organizon transportin e fëmijëve nga shtëpia deri stadium dhe anasjelltas me minibus dhe furgon, duke ofruar siguri dhe komoditet për të gjithë pjesëmarrësit.
Në Drini i Bardhë Has synojmë jo vetëm të krijojmë futbollistë të mirë, por edhe të edukojmë fëmijë me karakter, respekt dhe vlera sportive.

📞 Për çdo informacion rreth regjistrimeve, aktiviteteve dhe funksionimit të Shkollës së Futbollit Drini i Bardhë Has, mund të drejtoheni edhe te Kryetari i Klubit, Mustaf Totaj.
Nr kontaktues: 049-535-157

📞 Regjistrimet vazhdojnë. Ju mirëpresim të bëheni pjesë e familjes sonë sportive!

Drini i Bardhë Has – Më shumë se një klub, një familje sportive ku ndërtohen talentet, karakteri dhe e ardhmja e fëmijëve tanë. 💙🤍⚽️

🏆 Një arritje e veçantë për Shkollën e Futbollit Drini i Bardhë Has!Në turnirin Megi Cup, dy nga futbollistët tanë u shp...
22/06/2026

🏆 Një arritje e veçantë për Shkollën e Futbollit Drini i Bardhë Has!

Në turnirin Megi Cup, dy nga futbollistët tanë u shpallën lojtarët më të mirë të turnirit:

⭐ Tarik Duraj (U13)
⭐ Hasan Temaj (U11)

Ky vlerësim është rezultat i punës së palodhshme, talentit dhe përkushtimit të tyre gjatë gjithë turnirit. Jemi krenarë për suksesin e tyre dhe për mënyrën se si përfaqësuan Drinin e Bardhë Has.

Urime Tarikut dhe Hasanit, si dhe gjithë ekipit për paraqitjet e shkëlqyera! ⚽👏

Të nderuar prindër,Pas 4 netëve dhe 5 ditëve të mbushura me sport, argëtim dhe përvoja të paharrueshme në turnirin Megi ...
22/06/2026

Të nderuar prindër,

Pas 4 netëve dhe 5 ditëve të mbushura me sport, argëtim dhe përvoja të paharrueshme në turnirin Megi Cup, sot po nisim rrugën e kthimit për në Kosovë.

Jemi shumë krenarë që arritëm të zëmë vendin e dytë. Në finale djemtë tanë zhvilluan një lojë të shkëlqyer, me angazhim maksimal, posedim të topit dhe dominim gjatë ndeshjes. Edhe pse fati nuk ishte në anën tonë dhe humbëm me rezultat 1:0, ata treguan karakter, disiplinë dhe shpirt të madh sportiv.

Gjatë qëndrimit tonë gjithçka ka shkuar shumë mirë. Përveç ndeshjeve dhe aktiviteteve të ndryshme, kemi pasur edhe vizitën e kryetarit, i cili së bashku me disa prindër na nderuan me praninë e tyre dhe i përkrahën djemtë tanë nga afër. Kjo përkrahje ishte një motivim i madh për ekipin dhe na bëri të ndihemi edhe më të bashkuar.

Ju falënderojmë për besimin dhe mbështetjen tuaj gjatë gjithë këtij rrugëtimi. Kthehemi në Kosovë me shumë kujtime të bukura, përvojë të re dhe krenarë për paraqitjen e djemve tanë.

Urime të gjithë djemve të Shkollës së Futbollit Drini i Bardhë Has për suksesin dhe vendin e dytë! 🏆⚽🇽🇰

Dita e tretë në Megi Cup ⚽🌊Argëtim, plazh, lojëra dhe shumë buzëqeshje mes fëmijëve tanë. Në fushë treguan karakter dhe ...
21/06/2026

Dita e tretë në Megi Cup ⚽🌊

Argëtim, plazh, lojëra dhe shumë buzëqeshje mes fëmijëve tanë. Në fushë treguan karakter dhe fituan ndeshjet e tyre, duke siguruar kalimin në fazën tjetër të turnirit. 🏆

Urojmë që ditët në vazhdim të sjellin edhe më shumë suksese, buzëqeshje dhe momente të bukura për fëmijët tanë.

SHF Drini i Bardhë HAS 💙🤍

Dita e dytë e qëndrimit tonë në Golem vazhdoi me shumë energji, buzëqeshje dhe momente të bukura për fëmijët e Shkollës ...
20/06/2026

Dita e dytë e qëndrimit tonë në Golem vazhdoi me shumë energji, buzëqeshje dhe momente të bukura për fëmijët e Shkollës së Futbollit Drini i Bardhë Has.

Fëmijët zhvilluan ndeshjet e radhës në turnirin Megi Cup, ku treguan përkushtim, disiplinë dhe shpirt të lartë sportiv. Përveç lojërave në fushë, ata kaluan kohë të këndshme së bashku me aktivitete argëtuese, lojëra dhe shëtitje, duke krijuar kujtime të paharrueshme.

Vazhdojmë me entuziazëm dhe mezi presim sfidat e radhës! 💙⚽👏

Momente nga dita e parë në Golem me Shkollën e Futbollit Drini i Bardhë Has 🤍💙
19/06/2026

Momente nga dita e parë në Golem me Shkollën e Futbollit Drini i Bardhë Has 🤍💙

Të nderuar prindër,Ju njoftojmë se fëmijët e Shkollës së Futbollit Drini i Bardhë Has kanë arritur me sukses në Golem dh...
18/06/2026

Të nderuar prindër,

Ju njoftojmë se fëmijët e Shkollës së Futbollit Drini i Bardhë Has kanë arritur me sukses në Golem dhe janë akomoduar në Hotel Kamelia. Të gjithë janë vendosur nëpër dhomat e tyre dhe gjithçka po shkon sipas planit.

Në ditët në vazhdim, ekipi ynë do të marrë pjesë në turneun Megi Cup, ku urojmë suksese dhe paraqitje sa më të mira për të gjithë fëmijët.

Ju falënderojmë për besimin dhe përkrahjen tuaj! ⚽️🏆

28/03/2026

Fitore bindëse dhe paraqitje fantastike nga të rinjtë tanë!

Drini i Bardhë vs Malisheva

GjenerataU-13 shkëlqen me një rezultat të thellë 8:1, duke dëshmuar talentin dhe dominimin në fushë. 🔥
Ndërkohë, edhe gjenerata U-15 arrin një fitore të rëndësishme 2:1💙🤍

31/01/2026

📣NJOFTIM

Shkolla e Futbollit Drini i Bardhë fillon stërvitjet me të gjitha grupmoshat ditën e hënë
📅 2 shkurt
⏰ 14:30

Ftohen të gjithë fëmijët dhe të rinjtë e interesuar të bashkohen me ne.
Mirë se vini! 💙⚽

25/12/2025

Tarik Duraj, talenti hasjan i Shkollës së Futbollit Drini i Bardhë, është zgjedhur Lojtari më i Mirë i gjeneratës U-13 për vitin 2025.

Ky çmim i është ndarë nga Drejtorja për Kulturë, Rini dhe Sport e Komunës së Prizrenit.

I urojmë Tarikut shëndet dhe suksese të mëdha në të ardhmen! 👏

Address

Pampas Golem
Durrës

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when SHF Drini i Bardhë Has posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share

Category