08/07/2018
Në futbollin e sotëm mund të gjesh:
- Lojtarë që janë të mirë para portës (Kane, Icardi, Suarez...)
- Lojtarë që gjuajnë mirë me kokë (Falcao, Morata, Ramos...)
- Lojtarë që gjuajnë mirë nga larg (James, Modric, Coutinho...)
- Lojtarë që gjuajnë fort (Hulk, Balotelli, Lukaku...)
- Lojtarë që driblojnë (Isco, Messi, Hazard...)
- Lojtarë që gjuajnë mirë goditjet e dënimit (Dybala, Eriksen, Pjanic...)
- Lojtarë që kanë shpejtësi (Mbappe, Bale, Neymar...)
- Lojtarë që janë liderë (Ramos, Buffon, Godin...)
- Lojtarë që i përkushtohen vetëm palestrës, lojtarë të pashëm, lojtarë që zbavisin publikun, lojtarë që shfaqen në ndeshje të mëdha, lojtarë vendimtarë, lojtarë që nuk pinë alkool, nuk kanë tatuazhe, lojtarë shembull për të rinjtë, lojtarë që kurrë nuk dorëzohen etj...
Por Zoti ka zgjedhur që të gjitha këto cilësi t'ja japë edhe vetëm një lojtari të vetëm, lojtarit që deri në sezonin e kaluar mbante numrin 7 në kurriz, lojtarit më të mirë në planet, një lojtari të quajtur Cristiano Dos Santos Aveiro Ronaldo.
Aftësi sulmuese të jashtëzakonshme, goditje perfekte me kokë, atlet, gjuajtje fantastike, madje edhe me të majtën, goditje dënimi të mira, i shpejtë, nuhatje goli, pozicionim në fushë në kufinjtë e perfeksionit, i aftë të luajë kudo në sulm, i aftë të shënojë në çdo pozicion, lider...fjalët nuk mjaftojnë për ta përshkruar.
Që nga 2003-2009 Real Madridi është eleminuar gjithmonë në fazën e 1/16 të Championsit, sapo kalonte grupet, eleminohej nga skuadra si Lyon, nuk ishte skuadër kryesore në Spanjë, por pas 2009 erdhi një diamant në skuadër që ndryshoi gjithçka...fjalët janë të tepërta për të.
Ndoshta ka ardhur koha të largohesh nga Real Madridi, ndoshta ka ardhur koha të largohesh dhe të krijosh një tjetër legjendë tek një skuadër tjetër, në një kampionat tjetër, por diçka është e sigurt - miti që ke krijuar në Madrid, nuk do të vdesë kurrë.
Numrin 7 dhe pozicionin tënd në fushë mund t'a marrë dikush tjetër formalisht, por CRISTIANO RONALDO nuk do të zëvëndësohet kurrë, jo sepse nuk duam ne, por nuk ekziston në planet një lojtar i tillë.
Siç e ka thënë edhe Jorge Mendes (agjenti i Cristianos), lojtarë si ai vijnë 1 herë në 500 vite.