Shoqata Sportive Golloborda

Shoqata Sportive Golloborda Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Shoqata Sportive Golloborda, Sports Team, Dibra.

MIRËNJOHJE PER KONTRIBUT TE VEÇANTE NE SPORTIN E MUNDJESNë kuadër të organizimit të Kupës së Mundjes Tradicionale Gollob...
07/06/2026

MIRËNJOHJE PER KONTRIBUT TE VEÇANTE NE SPORTIN E MUNDJES

Në kuadër të organizimit të Kupës së Mundjes Tradicionale Golloborda Ostren 2026, Shoqata Sportive Golloborda nderoi me Pllakadë Mirënjohjeje tre personalitete të shquara për kontributin e tyre të çmuar në zhvillimin dhe promovimin e sportit të mundjes shqiptare.

Z. Hile Lushaku – studiues, autor dhe promovues i palodhur i historisë së mundjes shqiptare, i cili me veprën e tij të vyer “Pehlivanët e Gollobordës” ka dokumentuar dhe ruajtur për brezat thesarin sportiv të krahinës sonë.

Z. Sahit Prizreni – President i Federata Shqiptare e Mundjes, për mbështetjen e vazhdueshme dhe kontributin e tij në zhvillimin e mundjes shqiptare dhe bashkëpunimin me Shoqatën Sportive Golloborda.

Z. Leonard Çakmashi – trajner i ekipit kombëtar të mundjes, për punën e palodhur, profesionalizmin dhe rezultatet e shkëlqyera të arritura nga sportistët
shqiptarë në arenën ndërkombëtare.

Shoqata Sportive Golloborda shpreh mirënjohjen dhe respektin më të lartë për kontributin e tyre, duke i falënderuar për gjithçka kanë bërë dhe vazhdojnë të bëjnë për sportin e mundjes dhe për promovimin e vlerave sportive shqiptare 🙏

Shoqata Sportive Golloborda

Nderim për kampionët e Gollobordës 🏆Gjatë aktivitetit të organizuar në Ostren, në kuadër të Kupës së Mundjes Tradicional...
05/06/2026

Nderim për kampionët e Gollobordës 🏆

Gjatë aktivitetit të organizuar në Ostren, në kuadër të Kupës së Mundjes Tradicionale Golloborda, u ndanë pllaka mirënjohjeje për kontributin e tyre të vyer dhe të vazhdueshëm në ruajtjen, promovimin dhe zhvillimin e mundjes tradicionale gollobordase nder vite.

Me këtë vlerësim u nderuan veteranët e mundjes së Gollobordës: Fiqiri Rama,Reiz Abdia, Mazllum Tola, Asllan Osmani, Vinar Nuredini, Përparim Dauti dhe Shefqet Karasani.

Këta sportistë dhe personalitete të respektuara kanë lartësuar emrin e Gollobordës në arenat sportive dhe vijojnë të mbeten një burim frymëzimi për brezat e rinj.

Respekt dhe mirënjohje të thellë për kontributin tuaj të çmuar në historinë e mundjes gollobordase!🙏

Nje emër, nje histori, nje legjendë – Fiqiri Rama 🏆Shoqata Sportive Golloborda pati nderin t’i dorezojë  pllakën e mirën...
26/05/2026

Nje emër, nje histori, nje legjendë – Fiqiri Rama 🏆

Shoqata Sportive Golloborda pati nderin t’i dorezojë pllakën e mirënjohjes kampionit të madh Fiqiri Rama, një prej figurave më të shquara të mundjes shqiptare.

Përkushtimi i tij ndaj sportit të mundjes është një histori që rrallë gjendet.

Ai nuk la trofe pa arritur në aktivitetet kombëtare, duke ngritur lart emrin e Gollobordës ,Dibres dhe sportit shqiptar.

Për kontributet dhe sukseset e jashtëzakonshme është vlerësuar me titujt më të lartë:
🏅 “Mjeshtër Sporti” – nga Ministria e Arsimit dhe Sportit
🏅 “Mjeshtër i Madh” – nga Presidenti i Republikës
🏅 “Mjeshtër i Merituar” – nga Federata Shqiptare e Mundjes
🏅 “Nderi i Mundjes Shqiptare” – nga Shoqata Kombëtare e Mundjes
🏅 “Nderi i Mundjes së Gollobordës” – nga Shoqata Sportive Golloborda
🏅 “Qytetar Nderi” i Peshkopisë
🏅 “Qytetar Nderi” i Bulqizës
Një kampion i madh, krenari e Gollobordës dhe e gjithë sportit shqiptar.

Urojmë te rrosh sa malet kampion ! 🙏

Shoqata Sportive Golloborda ndau një titull mirënjohjeje pas vdekjes për Fehmi Sjedinin, i lindur në Ostren të Vogël, nj...
25/05/2026

Shoqata Sportive Golloborda ndau një titull mirënjohjeje pas vdekjes për Fehmi Sjedinin, i lindur në Ostren të Vogël, një nga mundësit më të shquar të mundjes tradicionale të Gollobordës.

Ai shkëlqeu dhe dha kontribut të çmuar në ekipet shqiptare si Korabi dhe Dinamo, duke lënë gjurmë në sportin e mundjes.

Ky vlerësim iu dorëzua vajzës së tij, Esmeralda Sjedini, si shenjë respekti dhe mirënjohjeje për trashëgiminë e tij sportive.

🕊️ Emri i tij do të mbetet përherë pjesë e historisë së mundjes Gollobordase 🤲

Në kuadër të Kupës së Mundjes Tradicionale Golloborda, Shoqata Sportive Golloborda ndau një titull mirënjohjeje pas vdek...
23/05/2026

Në kuadër të Kupës së Mundjes Tradicionale Golloborda, Shoqata Sportive Golloborda ndau një titull mirënjohjeje pas vdekjes për Kujtim Nina (Gut Lala),
një figurë e shquar e sportit dhe mbështetës i madh i komunitetit të mundjes.
Ky vlerësim iu dorëzua vajzës së tij, Sara Nina, si shenjë respekti dhe mirënjohjeje për kontributin e tij të jashtëzakonshëm.

20/05/2026
Kupa e Mundjes Trdicionale Golloborde !Publikuar edhe nga “Traditional Sports“Organizta Botrore e Sporteve Tradicionale ...
18/05/2026

Kupa e Mundjes Trdicionale Golloborde !
Publikuar edhe nga “Traditional Sports“
Organizta Botrore e Sporteve Tradicionale !

🏆 FALËNDERIM 🏆Në emër të Shoqatës Sportive “Golloborda”, shprehim mirënjohjen dhe falënderimin më të sinqertë për të gji...
17/05/2026

🏆 FALËNDERIM 🏆

Në emër të Shoqatës Sportive “Golloborda”, shprehim mirënjohjen dhe falënderimin më të sinqertë për të gjithë sportdashësit, pjesëmarrësit, miqtë, të ftuarit, sponsorët dhe dashamirësit e traditës që u bënë pjesë e Kupës së Mundjes Tradicionale të Gollobordës 2026.

Ky aktivitet shënoi një pjesëmarrje të jashtëzakonshme, të ardhur nga qytete të ndryshme të Shqipërisë dhe vende të Europës, duke krijuar një atmosferë madhështore dhe një masivitet të paparë më parë, që tregoi edhe një herë se tradita e mundjes në Gollobordë jeton dhe vazhdon të bashkojë breza.

Falë jush, fusha e gjelbër e Ostrenit u kthye në një festë të vërtetë të sportit, traditës, kulturës dhe krenarisë gollobordase.

🥇 Fituesit sipas kategorive:

Fëmijët / Parashkollorët – U15

🥇 Vendi I – Leon Halilaj (Lladomenicë)
🥈 Vendi II – Emilian Mijo (Ostren i Madh)
🥉 Vendi III – Omer Lici (Radovesh)

💪 Të Rinjtë – U20

🥇 Vendi I – Ibrahim Sula (Tiranë)
🥈 Vendi II – Anduel Markaj (Tiranë)
🥉 Vendi III – Adriatik Berisha (Prizren, Kosovë)

🏆 Të Rriturit

🥇 Vendi I – (Dash*t) Paris Karepi (Tiranë)
🥈 Vendi II – Lulzim Hajdari (Kojavec)
🥉 Vendi III – Uvejs Fejzullahu (Shkup)Maqedonia e Veriut)

👏 Urime të gjithë fituesve, por njëkohësisht edhe çdo sportisti që hyri në fushë me shpirt gare, respekt dhe dinjitet. Për ne, fitues janë të gjithë ata që mbajnë gjallë këtë traditë të vyer.

🙏 Një falënderim tepër i veçantë shkon për sponsorët dhe mbështetësit, pa ndihmën e të cilëve organizimi i këtij aktiviteti do të ishte shumë i vështirë, ndoshta edhe i pamundur. Kontributi juaj ishte një shtyllë e rëndësishme në realizimin e kësaj feste sportive dhe kulturore.

Falënderim për Bashkinë Bulqizë, institucionet mbështetëse, Federatën Shqiptare të Mundjes, organizatorët, vullnetarët, mediat dhe çdo person që kontribuoi.

Shoqata Sportive “Golloborda”

💚 Traditë • Forcë • Nder 🏆

Address

Dibra

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Shoqata Sportive Golloborda posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share

Category