Paneli Sportiv Tomori Berat

Paneli Sportiv Tomori Berat Sqarim ( Kjo faqe nuk është zyrtare, por përdoret nga një panel njerëzish të pasionuar për shkrimet për sportin beratas dhe futbollin veçanti.

Info: Lidhur me Tomorrin dhe Beratin

Qellimi yne te mundesojme nje ditare informimi per te gjithe.

“Vakëfi ” i Beratit, djepi i legjendave të Tomorit, që mbajti peshën e futbollit. Historia e “Mapos”, pallati që nxori 1...
09/06/2026

“Vakëfi ” i Beratit, djepi i legjendave të Tomorit, që mbajti peshën e futbollit. Historia e “Mapos”, pallati që nxori 13 futbollistë.

Futbolli në qytetin e Beratit ka një histori të vjetër, që i kalon kufijtë e një shekulli dhe në nëntorin e këtij viti shënon plot 104 vjet.

Ashtu si kudo në botë, edhe në qytetin e një mbi një dritareve, futbolli mbetet sporti më i dashur. Por fillesat e tij të hershme i gjejmë në lagjet autoktone të qytetit, si dhe në fushat e improvizuara buzë lumit Osum. Megjithatë, sipas arkivave të kohës, kanë qenë rrugicat e lagjeve karakteristike ato që gumëzhinin nga ndeshjet e zjarrta, të mbushura me rivalitet dhe pasion.

Me kalimin e viteve, këto përballje spontane u shndërruan në kampionate lagjesh, të cilat mbartnin një rivalitet të madh sportiv. Kjo vinte edhe si rezultat i karakterit dhe krenarisë që kishte secila lagje e qytetit. Futboll luhej kudo, por epiqendra e tij ishte një nga lagjet më të njohura dhe më të vjetra të Beratit, “Vakëfi ” i famshëm.

Kjo lagje identifi kohej jo vetëm për traditat e saj, por edhe për faktin se aty jetonin kryesisht shtresat më të thjeshta të kohës. Krahas familjeve të njohura autoktone beratase, në Vakëf ishte vendosur prej kohësh edhe një pjesë e madhe e komunitetit egjiptian të Beratit, duke u bërë pjesë e identitetit dhe historisë së kësaj lagjeje.

Realisht, Vakëfi nisi të dominonte futbollin beratas për nga numri i futbollistëve që prodhonte. Edhe pse rivaliteti me lagjet e tjera të qytetit ka qenë gjithmonë i fortë, dominimi i “Vakëfit” ishte i dukshëm. Nga kjo lagje dolën brez pas brezi futbollistë që më pas u bënë shtylla të Tomorit dhe emra të respektuar të futbollit shqiptar.

Në qendër të jetës së lagjes ishin gjithmonë bisedat për futbollin. Futbollistët e Tomorit konsideroheshin heronj dhe idhuj për fëmijët e lagjes, të cilët ëndërronin të ndiqnin gjurmët e tyre. Futbolli nuk ishte thjesht një sport, por një mënyrë jetese për banorët e “Vakëfit”.

HISTORIA E “MAPOS” SË VAKËFIT, PALLATI QË U BË FABRIKË TALENTESH
Vakëfi kishte edhe epiqendrën e vet. Aty mblidheshin banorët e lagjes, por edhe tifozë nga pjesë të tjera të qytetit, për të takuar futbollistët e tyre të preferuar. Gjatë gjithë javës flitej vetëm për futbollin, për ndeshjet e Tomorit dhe për organizimin e tifozëve, si brenda ashtu edhe jashtë Beratit. Një pjesë të kësaj historie e rrëfen ish-kapiteni legjendar i Tomorit dhe “Mjeshtër i Sportit”, Petrit Çilingiri, i cili kujton me nostalgji emrat e mëdhenj që dolën nga Vakëfi dhe u kthyen në legjenda të futbollit beratas.

JA SI E PËRSHKRUAN HISTORINË PETRIT ÇILINGIRI
“Të flasësh për futbollin beratas dhe historinë e tij mbi një shekullore, është e pamundur të mos fl asësh për lagjen e njohur të “Vakëfit” dhe mbi të gjitha për futbollistët e mëdhenj që dolën prej saj. Ashtu si çdo lagje karakteristike e qytetit tonë, edhe “Vakëfi ” ka qenë shumë i lidhur me futbollin, por në mënyrë të veçantë. Kjo lagje identifikohej me familje të shtresave të thjeshta dhe lidhjet mes banorëve kanë qenë gjithmonë shumë të forta.

Është një traditë që ruhet edhe sot, pavarësisht ndryshimeve që kanë sjellë vitet dhe lëvizjet demografi ke. Në këtë frymë u kultivua edhe futbolli. Fëmijët e lagjes rrinin bashkë, shkonin bashkë në lumë dhe luanin futboll në rrugica apo në fushën e lagjes. Më pas luanin në kampionatet ndërmjet lagjeve, ku “Vakëfi ” spikaste jo vetëm për talentin, por edhe për rezultatet. Në çdo brez të Tomorit ka pasur përfaqësues nga “Vakëfi ” dhe shpeshherë ata kanë qenë shumicë. Kujtoj se në vitet ’70 dhe ’80, vetëm nga “Vakëfi ” kishte tetë futbollistë në ekipin e parë të Tomorit.

Një meritë të veçantë në zbulimin dhe mbështetjen e talenteve kanë pasur trajnerët e njohur Sabri Behri dhe Polizoi Ikonomi, të cilët ishin shumë të lidhur me lagjen. Pas tyre erdhën dhjetëra futbollistë të tjerë që u kthyen në emblema të Tomorit. Por para se të përmend emrat, dua të kujtoj një detaj interesant. Në vitin 1962, në qendër të “Vakëfit” u ndërtua pallati katërkatësh që të gjithë e njihnin si ‘Mapua e Vakëfit’, pasi në katin e parë funksiononte MAPO-ja industriale.

Ky pallat me tre hyrje dhe 18 familje ka hyrë në histori, sepse prej tij dolën plot 13 futbollistë. Ishte një rast i rrallë, që një pallat i vetëm të prodhonte kaq shumë sportistë. Aty banonte Sabri Behri i paharruar. Aty ishte familja e njohur Zinxhiria me katër futbollistë: Asqeriun, Bajazitin, Emiljanon dhe Demokratin. Ishte familja Çilingiri me tre futbollistë: Petritin, Vladimirin dhe Fatosin. Më pas vijnë emra si Agim Matrapazi, Përparim Kovaçi, Nasho Kule dhe Filip Leci. Pa harruar edhe legjendën e alpinizmit shqiptar, Petraq Kule.

Për shkak të këtyre emrave, si dhe figurave të mëdha të futbollit që dolën nga “Vakëfi ”, në parmakun e katit të parë të ‘Mapos’ mblidheshin çdo ditë dhjetëra e qindra tifozë. Ata na prisnin para dhe pas ndeshjeve për të diskutuar, për të na pyetur dhe për të ndarë emocionet e futbollit. Madje, shumë figura të njohura të futbollit shqiptar, kur vinin në Berat, ndalonin fillimisht në ‘Vakëf’.

Do të veçoja mikun tim Sajmir Dauti, që ka qenë trajner i Tomorit, arbitrin e njohur Arsen Hoxha, si dhe shumë futbollistë të tjerë nga qytete të ndryshme që kanë luajtur për Tomorin. Në fund dua të them se historia e futbollistëve të “Vakëfit” është shumë e madhe dhe nuk mund të përmblidhet në një shkrim të vetëm. Për më shumë se gjysmë shekulli, lagjja mbante zyrtarisht emrin ‘Kushtrimi’, por për beratasit ajo ka qenë, është dhe do të mbetet gjithmonë “Vakëfi ”.

Një emër që lindi nga vetë populli dhe që mbetet një simbol i historisë, traditës dhe futbollit beratas. Një lagje që nuk prodhoi vetëm futbollistë, por krijoi një kulturë sportive që vazhdon të kujtohet me krenari edhe sot”, u shpreh Çilingiri për “Panorama Sport”.

EDI SPAHIU – PANORAMASPORT.AL

08/06/2026

Pas një periudhë gati dy javore, pasi na kishin bllokuar mundësinë për të shkruar rikthemi sërisht të shkruajmë për Tomorin l, faqes i është bërë raportim nga persona dashakeqës, e sigurtë që zëri ynë kritik nuk ndalet nga këto tentativa qesharake për të bllokuar të vërtetën dhe lirinë e fjalës.

🌄

25/05/2026

Futbollisti në foto është sulmuesi nigerian Abdulsalam Rahman. Ai është një ndër të huajt e shumtë që kanë ardhur në futbollin shqiptar. Sigurisht me ëndrrën e madhe që nga këtu të gjej një stacion tjetër diku në Evropë.

Për herë të parë e pashë në ndeshjen e luajtur në Berat mes Tomorit dhe Shkumbinit. Tre gola në prezantimin e parë me fanellën e Tomorit dhe 9 gola për të në fazën e dytë.

Në mbyllje të sezonit ai mbylli edhe kontratën me Tomorin. Por akoma më keq sepse bashkë me afrikanët e skuadrës beratase ai mbeti në mes katër rrugëve. Pa rrogë, pa ushqim dhe pa një strehë.

Zgjidhja?

Tashmë Rahman ka bërë një tjetër zgjedhje. Është transferuar në Vlorë por këtë herë jo për futboll. Ai ka nisur të punoj si pastrues në një resort në Vlorë gjatë këtij sezoni turistik të verës.

Sigurisht me shpresën që në fillimin e sezonit të ri të gjej një tjetër skuadër për të vazhduar karrierën e tij, sërish në Shqipëri.

Nuk është hera e parë që e has këtë historinë e braktisjes së futbollistëve të huaj.

Thuajse 20 vite më parë ishte mesfushori brazilian Oliveira që mbeti në mes të rrugës pasi nuk kishte para mjaftueshëm për tu kthyer në Brazil.

Po ashtu më vjen në mendje hiatoria e nigerianit James Adeniy gjithashtu i mbetur i vetëm në verë. Qoftë vetë personalisht por edhe shumë qytetar beratas e ndihmuan me ushqime apo para për të mbijetuar.

Një histori që ngjason nga pak kudo në Shqipëri...

Futbolli beratas peng i paaftësisë dhe mungesës së privatizimit. Çilingiri: Tomori u intereson vetëm rrogëtarëveNë Berat...
22/05/2026

Futbolli beratas peng i paaftësisë dhe mungesës së privatizimit. Çilingiri: Tomori u intereson vetëm rrogëtarëve

Në Berat, çështja e privatizimit të Tomorit vazhdon të mbetet tema më e nxehtë në opinionin sportiv vendas. Shumë futbolldashës e konsiderojnë privatizimin si të vetmen zgjidhje përfundimtare për krizën disavjeçare që ka përfshirë futbollin beratas, por deri më tani gjithçka duket e bllokuar dhe pa një rrugë konkrete zgjidhjeje.

Situata ka mbetur në vendnumëro dhe tashmë “topi” duket se ka mbetur plotësisht në derën e Bashkisë së Beratit. Pavarësisht disa tentativave për të afruar biznesin vendas pranë klubit, Bashkia shihet si e pafuqishme për të dalë nga kjo krizë. Nga ana tjetër, edhe biznesi lokal kërkon garanci dhe mbështetje ligjore përmes ligjit të sportit, çka do të sillte edhe benefite konkrete për investitorët e mundshëm. Ajo që e bën edhe më të rëndë situatën është fakti se, ndonëse ekziston dëshira për ta larguar përgjegjësinë nga vetja, Bashkia ende nuk ka një projekt të qartë për privatizimin e Tomorit.

Presioni nga opinioni

Ndërkohë, presioni nga opinioni futbolldashës është rritur ndjeshëm dhe kritikat ndaj institucionit vendor janë bërë gjithnjë e më të forta. Tifozeria dhe figurat e njohura të futbollit beratas akuzojnë Bashkinë për paaftësi në rikthimin e Tomorit në identitetin e tij. Sipas tyre, skuadra vetëm “gëlltit” fonde vit pas viti, ndërsa rezultatet mungojnë totalisht, gjë që provohet edhe nga qëndrimi trevjeçar në kategoritë inferiore. Jo pak kritika ka sjellë edhe distancimi i Bashkisë nga skuadra gjatë sezonit të kaluar. Mungesa e reagimeve për rezultatet e dobëta, por edhe mungesa e kërkesës së llogarisë për fondet e shpenzuara, kanë shtuar zemërimin në qytet. Madje, edhe mungesa e përfaqësuesve të Bashkisë në ndeshjet zyrtare është parë si një tjetër tregues i indiferencës ndaj fatit të klubit.

Ish-kapiteni Çilingiri

Një nga zërat më kritikë në Berat, ish-kapiteni Petrit Çilingiri, ka shpërthyer me akuza të forta ndaj drejtuesve vendor. “Për sa kohë mungojnë projektet konkrete për privatizimin dhe nuk organizohen tryeza publike me biznesin vendas dhe figurat e njohura të futbollit beratas, zgjidhja e krizës mbetet e largët dhe vetëm një iluzion. Kjo situatë u intereson vetëm rrogëtarëve, sepse privatizimi do të rikthente llogaridhënien dhe do të garantonte rezultat sportiv. Bashkia duhet të veprojë dhe jo të heshtë sikur nuk ka ndodhur asgjë me Tomorin”, u shpreh Çilingiri për “Panorama Sport”.

EDI SPAHIU-PANORAMASPORT.AL

04/05/2026

Kategorisë së Dytë, vitin tjetër i bashkohen Lushnja dhe Apolonia. Menaxhimet skandaloze i sollën edhe këto dy ekipe në këtë “gropë”, ku Tomori ka vite që dergjet.
Dikur, ndër stadiumet me më shumë tifozë dhe ndeshje plot emocione; sot, këto tre qytete Berati, Fieri dhe Lushnja luajnë në një ligë që klasifikohet si amatore.

Ky po, quhet sukses !

Përsëritet skandali te Tomori! Lojtarët afrikanë nxirren nga stadiumi, klubi i lë në rrugë pas kampionatitMenjëherë pas ...
30/04/2026

Përsëritet skandali te Tomori! Lojtarët afrikanë nxirren nga stadiumi, klubi i lë në rrugë pas kampionatit

Menjëherë pas përfundimit të kampionatit, te Tomori ka shpërthyer një situatë alarmante dhe e pazakontë, ku protagonistë janë futbollistët afrikanë të skuadrës beratase. Pasi u ka përfunduar kontrata dhe janë likuiduar me pagesën e fundit mujore, lojtarët janë njoftuar se duhet të lirojnë deri më 30 prill ambientet ku janë akomoduar në tribunën qendrore të stadiumit “Tomori”.

Sipas njoftimit të bërë në grupin e komunikimit të skuadrës, arsyeja e largimit lidhet me disa punime që janë planifikuar në ambientet e stadiumit, ndaj futbollistëve u është kërkuar të lirojnë dhomat ku qëndrojnë. Por ky vendim ka shkaktuar shqetësim të madh te lojtarët afrikanë, të cilët janë gjendur të papërgatitur përballë kësaj situate dhe pa asnjë alternativë strehimi. Të alarmuar, ata kanë nisur menjëherë përpjekjet për të kërkuar ndihmë nga autoritetet vendore, duke iu drejtuar konkretisht kryebashkiakut të Beratit, Ervin Ceca, me shpresën për të gjetur një zgjidhje emergjente. Në të njëjtën kohë, futbollistët kanë kërkuar që kjo situatë të bëhet publike edhe përmes “Panorama Sport”, me qëllim sensibilizimin e opinionit sportiv dhe publik për mënyrën sesi po trajtohen.

Të tronditur dhe të zhgënjyer nga ajo që e konsiderojnë mungesë të thellë humanizmi, lojtarët kanë shpjeguar se nuk kanë mundësi financiare të kthehen menjëherë në vendet e tyre dhe për këtë arsye kishin vendosur të qëndronin në Berat, në pritje për të mësuar nëse do të ishin pjesë e projektit të Tomorit për sezonin e ardhshëm. Në rast të kundërt, ata shpresonin që gjatë kësaj periudhe të gjenin një skuadër tjetër, qoftë edhe përmes kontakteve personale, për të vazhduar karrierën në Shqipëri. Situata është bërë edhe më e rëndë sepse, pas ndeshjes së fundit të luajtur në Delvinë, futbollistëve afrikanë u është ndërprerë edhe trajtimi ushqimor nga klubi dhe aktualisht ata po mbijetojnë me vetëfinancim. Tani, pas urdhrit për të liruar ambientet e stadiumit, rrezikojnë realisht të mbeten në rrugë.

Ironikisht, kushtet ku ata janë akomoduar në stadiumin “Tomori” janë larg standardeve normale të jetesës, me ambiente modeste dhe kushte minimale, por edhe ato pak kushte tashmë po u mohohen. Aktualisht, lojtarët janë në pritje të një reagimi nga bashkia e Beratit dhe nga kryebashkiaku, me shpresën se do të ndërhyhet për t’u lejuar qëndrimi të paktën përkohësisht në ambientet e stadiumit, si një gjest respekti për kontributin e tyre dhe mbi të gjitha për arsye humanitare. Por ajo që e bën edhe më shqetësuese këtë situatë është fakti se lojtarëve u është kërkuar të mos flasin për mediat dhe konkretisht të mos japin informacion për “Panorama Sport”, ndërkohë që përballen me urdhrin për të lënë ambientet dhe për të dalë pa zgjidhje në rrugë.

Absurditeti- Ky paradoks e bën situatën edhe më absurde:,nga njëra anë lojtarët nxirren jashtë, nga ana tjetër u kërkohet heshtje. Një skenë që ngjan më shumë me një tragjikomedi sesa me menaxhimin normal të një klubi futbolli. Madje, sipas informacioneve, kjo nuk është hera e parë që ndodh diçka e tillë te Tomori. E njëjta situatë është përsëritur edhe një vit më parë me futbollistë të huaj të skuadrës, gjë që shton dyshimet se justifikimi për “punime në stadium” mund të jetë vetëm një arsye formale për largimin e tyre. Ngjarja ka ngritur pikëpyetje të forta mbi mënyrën se si po trajtohen futbollistët e huaj në klub, por edhe mbi përgjegjësinë morale e institucionale ndaj sportistëve që kanë dhënë kontributin e tyre gjatë sezonit. Nëse nuk gjendet shpejt një zgjidhje, rasti i futbollistëve afrikanë të Tomorit rrezikon të kthehet në një nga episodet më të turpshme të futbollit shqiptar këtë sezon.

EDI SPAHIU- PANORAMASPORT.AL

Tomori U-19 ka marrë një fitore të rëndësishme 3-4 në transfertë ndaj Egnatias në Rrogozhinë, në një ndeshje të luftuar ...
26/04/2026

Tomori U-19 ka marrë një fitore të rëndësishme 3-4 në transfertë ndaj Egnatias në Rrogozhinë, në një ndeshje të luftuar deri në minutat e fundit dhe të mbushur me emocione e gola. Djemtë e drejtuar nga Iken Droboniku treguan karakter dhe arritën të sigurojnë një triumf plotësisht të merituar.
Spikat në këtë sfidë Ilia Toska me një tregolësh vendimtar, duke konfirmuar formën e tij të shkëlqyer dhe duke qenë ndër lojtarët më të dalluar të ekipit, krahas kontributit të rëndësishëm edhe nga shumë futbollistë të tjerë.

Pas kësaj fitoreje, Tomori U-19 renditet në vendin e katërt në një grup shumë konkurrues. Tre ndeshje të mbetura deri në fund të sezonit, skuadra ka treguar një paraqitje pozitive dhe premtuese. Ky brez lojtarësh meriton vëmendje të veçantë, pasi një pjesë e konsiderueshme e tyre duhet të afrohen dhe të testohen në ekipin e parë, duke garantuar vazhdimësi dhe motivim për të ardhmen.

Opinion :Çfarë po ndodh me Tomorin?Sezoni i fundit për Tomorin ishte zhgënjyes dhe përfundoi me shumë pikëpyetje. Klubi ...
24/04/2026

Opinion :

Çfarë po ndodh me Tomorin?

Sezoni i fundit për Tomorin ishte zhgënjyes dhe përfundoi me shumë pikëpyetje. Klubi do të mbetet në Kategorinë e Dytë, ndërsa paqartësitë rreth organizimit dhe drejtimit pritet të shtrihen deri në verën e vonë, kur drejtuesit zgjohen për të organizuar ose riformatuar ekipin.

Bashkia e Beratit vijon të jetë pronare de juro e klubit dhe, sipas të gjitha gjasave, do të mbetet e tillë edhe për sezonin e ardhshëm. Megjithatë, situata në klub duket e ndërlikuar jo vetëm nga struktura institucionale, por edhe nga një sërë faktorësh dhe individësh të përfshirë në mënyrë indirekte ndër vite, duke krijuar një ngërç të vazhdueshëm rreth emrit “Tomori”.

Prej kohësh, ka zëra që flasin për mungesë transparence dhe menaxhim jo efikas, ku klubi shpesh është parë si i ndikuar nga interesa të ndryshme jashtë aspektit sportiv. Në këtë kontekst, roli i drejtimit dhe vendimmarrjes mbetet një nga pikat më të diskutuara.

Nga ana tjetër, kritikohet edhe praktika e punësimeve dhe shpërblimeve pranë klubit, të cilat nuk bazohen gjithmonë në konkurrencë të hapur apo kritere të qarta profesionale.

Në aspektin më të gjerë, diskutimi për Tomorin shpesh prek edhe raportin mes sportit, komunitetit dhe përgjegjësisë publike. Futbolli, si pjesë e identitetit qytetar, mbetet një aset që kërkon menaxhim të kujdesshëm dhe transparent.

Në Prefekturën e Beratit aktualisht janë katër skuadra nën menaxhim bashkiak: Tomori dhe Naftëtari në Kategorinë e Dytë, ndërsa Osumi dhe Skrapari në Kategorinë e Tretë, secila me sfidat e veta sportive dhe organizative. Në këtë panoramë, rasti i Tomorit bie në sy edhe për faktin se, pavarësisht një buxheti më të lartë krahasuar me disa prej ekipeve të tjera, skuadra sërish nuk ka arritur pritshmëritë e tifozërisë.

Në fund, rasti i Tomorit shihet nga shumëkush si pasqyrë e problemeve më të gjera strukturore që prekin jo vetëm klubin, por edhe sportin shqiptar në përgjithësi, ku stabiliteti, transparenca dhe qartësia e drejtimit mbeten ende sfida të hapura.

Në fund të këtij shkrimi, që me gjasa nuk sjell asnjë ndryshim, do të doja të shprehja ndoshta edhe një mendim në dukje ekstrem: bashkive, pa përjashtim kahu politik, duhet t’u hiqet e drejta të menaxhojnë ekipe të të rriturve. Bashkive t’u lihet vetëm një buxhet simbolik për të menaxhuar akademitë e të rinjve. Për sa i përket futbollit të të rriturve, duhet të jetë vetëm menaxhim dhe sponsorizim nga sektori privat.

Futbolli me bashki nuk është gjë tjetër vetëm dështim dhe objekt i akuzave, të cilat mbeten pa fajtor. Ndoshta kjo do të sillte vdekjen de facto të disa ekipeve futbolli, por çfarë ndryshimi do të kishte një ekip që dergjet pa identitet prej vitesh, me një ekip që nuk ekziston më...

Fitore e rëndësishme për FK Tomori U19, që triumfon 2-0 përballë moshatarëve të KF Pogradecit.Një ndeshje e dominuar nga...
19/04/2026

Fitore e rëndësishme për FK Tomori U19, që triumfon 2-0 përballë moshatarëve të KF Pogradecit.

Një ndeshje e dominuar nga fillimi në fund nga ekipi i drejtuar nga Iken Droboniku, ku djemtë treguan disiplinë, grintë dhe cilësi në lojë. Protagonist i takimit ishte Krios Daullxhiu, i cili me dopietën e tij i siguroi ekipit një fitore të merituar.

Gjatë ndeshjes, një lojtar i ekipit kundërshtar pësoi një dëmtim të rëndë dhe u desh transportimi i tij me ambulancë drejt spitalit. Pandeli Sportiv Tomori i uron shërim të shpejtë dhe një rikthim sa më të shpejtë në fushën e blertë.

Suksese ekipit pogradecar në ndeshjet e ardhshme!

Urime të gjithë djemve pa përjashtim, punë e shkëlqyer!

Foto ChE Sport

Barazim në Delvinë. Tomori e mbyll kampionatin me një pikë në transfertë, një rezultat që i shërben më shumë ekipit të D...
19/04/2026

Barazim në Delvinë. Tomori e mbyll kampionatin me një pikë në transfertë, një rezultat që i shërben më shumë ekipit të Delvinës, të cilët shmangin playout-in.

Një sezon për t’u harruar: renditemi të gjashtët, me 22 pikë në 20 ndeshje. Në transfertë vetëm 3 pikë, asnjë fitore këtë sezon bilanci më i dobët si ekip udhëtues.
Shpresojmë që Bashkia Berat të kthejë vëmendjen nga ekipi dhe të hapë dyert për sponsorizime. Strukturat drejtuese kanë nevojë për reformim dhe ekipi për një rifreskim të domosdoshëm. Ata që duhet të qëndrojnë, le të qëndrojnë; ata që e kanë mbyllur ciklin, le t’ua lënë vendin të rinjve plot energji dhe dëshirë.

Sezoni i ardhshëm pritet të jetë edhe më i vështirë. Ka gjasa që në grup të jetë edhe Lushnja, një tjetër ekip që, fatkeqësisht, është keqmenaxhuar nga bashkia përkatëse një situatë e ngjashme me tonën.

Address

Rruga Antipatrea
Berat
5002

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Paneli Sportiv Tomori Berat posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share

Category