03/07/2026
𝟖 𝐌𝐄𝐃𝐀𝐋𝐉𝐄 𝐍𝐆𝐀 𝐌𝐀𝐋𝐓𝐀! 🇽🇰🇲🇹
Një paraqitje shumë e mirë e gjimnasteve tona në Maltë, të cilat kthehen triumfuese me plot 8 medalje në shtëpi!
Sportistet tona të cilat arritën të jenë në zonën e medaljeve janë:
HIRA HAZIRI (4 medalje)
🥇 në Tra, 🥈 në Parter, 🥈 në Kapërcime
dhe e 🥈🏆 në All-Around
SARAPLLANA (2 medalje)
🥈 në Parter dhe 🥉 në Tra
REA BERISHA (2 medalje)
🥈 në Kapërcime dhe 🥉 në Parter
Shumë afër podiumit ishte edhe
BORË KRASNIQI, e cila realizoi një performancë të mrekullueshme në floor, duke u renditur në vendin e 4-të, me vetëm 0.2 pikë larg medaljes.
Ky sukses i madh nuk do të ishte i mundur pa mbështetjen e atyre që besuan në ne që nga dita e parë. Ky udhëtim dhe këto fitore i dedikohen plotësisht dhe me mirënjohje të thellë sponsorit tonë zyrtar: Santefarm! Faleminderit që jeni krah nesh në çdo hap drejt majave!
Ekipi ynë u udhëhoq nga trajnerët:
Arlind Shaqiri dhe Doruntinë Ibrahimi.