11/09/2026
Klubi i Futbollit EDI Academy shpreh përkrahjen e plotë për çlirimtarët tanë dhe i bashkohet marsh*t në mbështetje të Rexhep Selimit, Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit dhe Kadri Veselit.
Nesër, me krenari dhe dinjitet, do të marshojmë për ata që sakrifikuan për lirinë e Kosovës, për ata që qëndruan në shërbim të atdheut dhe të popullit tonë në momentet më të vështira.
Liria që gëzojmë sot është ndërtuar mbi sakrificën, guximin dhe përkushtimin e shumë bijve e bijave të Kosovës. Prandaj, si klub sportiv dhe si qytetarë të këtij vendi, ndjejmë obligim moral që të jemi pranë çlirimtarëve tanë.
Ftojmë të gjithë sportdashësit, prindërit, lojtarët dhe qytetarët që të bashkohen në marshin e nesërm, në shenjë respekti, mirënjohjeje dhe mbështetjeje.
Lavdi luftës çlirimtare!
Nder dhe respekt për çlirimtarët tanë!
KF EDI Academy