Izolimi Notii

Izolimi Notii Me mbi 20 vite përvojë në hidroizolime, kujdesemi që kulmi, terasa dhe bodrumi juaj të mbeten të mbrojtur nga uji. Siguria dhe besimi juaj është prioriteti ynë.
(1)

Punojmë me materiale cilësore evropiane ©️ dhe ofrojmë zgjidhje afatgjata.

23/06/2026

Part 2 – Mbushja e konusit dhe përgatitja për fazën finale

Pas përgatitjes së terrenit, vazhdojmë me mbushjen e konusit duke përdorur materiale profesionale nga Sika 🇨🇭. Në këtë fazë realizohet krijimi i një mase të qëndrueshme ndërmjet pllakës dhe mureve, me qëllim të përforcimit të zonave kritike dhe sigurimit të mbrojtjes sa më efikase kundër depërtimit të ujit.

Kjo shtresë shërben si bazë për sistemin final të hidroizolimit, duke përgatitur sipërfaqen për aplikimin e fazave të ardhshme dhe duke garantuar qëndrueshmëri afatgjatë të sistemit.

🔹 Mbushja e konusit me materiale Sika 🇨🇭
🔹 Krijimi i një mase të qëndrueshme mes pllakës dhe mureve
🔹 Trajtimi i detajeve kritike kundër depërtimit të ujit
🔹 Përgatitja e sipërfaqes për fazën finale të hidroizolimit

Izolimi “Noti” – Zgjidhje profesionale për mbrojtje afatgjatë nga uji dhe lagështia. 💧🏠🇨🇭

🇦🇱🌍 🇦🇱🌍❤️🙏

20/06/2026

Përgatitja e terrenit për hidroizolim me sistemet e lëngshme Sika

Në këtë projekt kemi filluar me hapjen e konusit, prerjen dhe largimin e qeramikave ekzistuese për të arritur deri te shtresa bazë. Pas largimit të materialeve të vjetra, sipërfaqja është pastruar dhe përgatitur për trajtimin e detajeve kritike ku janë shfaqur problemet me depërtimin e ujit.

Për shkak të pamundësisë së realizimit të hidroizolimit nga ana e jashtme e objektit, zgjidhja teknike do të realizohet nga brenda mureve të shtëpisë me sistemet profesionale të hidroizolimit të lëngshëm nga Sika. Kjo metodë synon të ndalojë depërtimin e lagështisë dhe të mbrojë strukturën e objektit në afat të gjatë.

🔹 Hapja e konusit dhe kontrolli i zonave problematike
🔹 Prerja dhe largimi i qeramikave ekzistuese
🔹 Përgatitja dhe pastrimi i sipërfaqes
🔹 Hidroizolim nga brenda me sistemet profesionale Sika
🔹 Trajtimi i detajeve kritike për mbrojtje maksimale nga uji

Izolimi “Noti” – Zgjidhje profesionale për çdo problem me depërtimin e ujit dhe lagështinë. 💧🏠
📞+38349272290
📞+38349592187

🇦🇱🌍 🇦🇱🌍❤️🙏

17/06/2026

FINALIZIMI I PROJEKTIT – NGA PROBLEMET ME LAGËSHTINË TEK ZGJIDHJA AFATGJATË

Pas një analize të detajuar dhe një procesi të plotë sanimi, ky projekt është përfunduar me sukses.

Gjatë inspektimit fillestar u identifikuan disa pika kritike të depërtimit të ujit, duke përfshirë dritaret, atikën, llamarinat, shkarkuesit e ujit dhe lidhjet me fasadën. Si pasojë, lagështia kishte depërtuar nën shtresat ekzistuese, duke shkaktuar dëmtime në izolim, OSB dhe pjesë të tjera të objektit.

Gjatë realizimit të projektit u kryen:

✔️ Largimi i plotë i shtresave të dëmtuara deri në beton
✔️ Sanimi i zonave të prekura nga lagështia
✔️ Vendosja e barrierës kundër avullit Bauder Alu-Folie
✔️ Termoizolimi me Swisspor PIR me ramje për largimin korrekt të ujit
✔️ Aplikimi i membranës vetëngjitëse Bauder KSA
✔️ Aplikimi i membranës finale Bauder PLANT E
✔️ Izolimi i atikës, dritareve, shkarkuesve dhe të gjitha detajeve kritike me sisteme profesionale hidroizoluese
✔️ Zëvendësimi i elementeve të dëmtuara nga depërtimi i ujit

Rezultati është një sistem i ri hidroizolimi dhe termoizolimi, i projektuar për të eliminuar problemet e lagështisë, për të parandaluar kondenzimin dhe për të siguruar mbrojtje afatgjatë të objektit.

Faleminderit klientit për besimin dhe durimin gjatë gjithë procesit.

Izolimi “Noti” – Zgjidhje profesionale për hidroizolim, termoizolim dhe sanimin e problemeve me lagështinë.

+38349272290 & +38349592187

🇦🇱🌍 🇦🇱🌍❤️🙏

Mbrojeni shtëpinë tuaj nga lagështia me sistemet profesionale të hidroizolimit!Ne realizojmë hidroizolimin e terasave, b...
11/06/2026

Mbrojeni shtëpinë tuaj nga lagështia me sistemet profesionale të hidroizolimit!

Ne realizojmë hidroizolimin e terasave, ballkoneve dhe themeleve të shtëpisë me membranë premium 5.2 mm nga Soprema Switzerland⁠, e njohur për qëndrueshmërinë, elasticitetin dhe rezistencën e lartë ndaj kushteve atmosferike.

✔ Hidroizolim i terasave dhe ballkoneve
✔ Hidroizolim i themeleve dhe mureve nëntokësore
✔ Trajtimi profesional i nyjeve dhe pikave kritike
✔ Punimi i detajeve rreth dritareve me hidroizolime të lëngshme për mbrojtje maksimale nga depërtimi i ujit
✔ Materiale cilësore zvicerane dhe garanci në punim

Një hidroizolim i realizuar si duhet nuk mbron vetëm nga rrjedhjet e ujit, por rrit edhe jetëgjatësinë e objektit dhe ruan vlerën e investimit tuaj për shumë vite.

Izolimi “Noti” – Zgjidhje profesionale për çdo problem me lagështinë.
Na kontaktoni për konsultë dhe ofertë falas.
📞 +38349272290 / +38349592187

07/06/2026

Part 8 – Aplikimi i shtresës finale Bauder PLANT E dhe largimi i pjesëve të dëmtuara

Punimet po i afrohen fazës përfundimtare me aplikimin e membranës finale Bauder PLANT E, e cila siguron mbrojtje afatgjatë ndaj depërtimit të ujit dhe kushteve atmosferike.

✔️ Aplikimi i shtresës finale hidroizoluese Bauder PLANT E
✔️ Trajtimi i detajeve kritike dhe lidhjeve me atikën
✔️ Largimi i llamarinës së dëmtuar nga lagështia
✔️ Heqja e pllakave OSB të dëmtuara nga depërtimi i ujit

Gjatë punimeve u vërtetua edhe një herë se uji kishte depërtuar për një kohë të gjatë nën shtresat ekzistuese, duke dëmtuar jo vetëm izolimin, por edhe elementet konstruktive si llamarina dhe OSB-ja.

Për këtë arsye, nuk mjafton vetëm vendosja e një membrane të re. Çdo material i dëmtuar duhet të largohet dhe të zëvendësohet, në mënyrë që sistemi i ri i hidroizolimit të funksionojë siç duhet dhe të garantojë mbrojtje afatgjatë.

➡️ Në vazhdim do të shihni rezultatin final të projektit dhe transformimin e plotë të kësaj terase nga një objekt me probleme serioze lagështie në një sistem modern hidroizolimi.

🇦🇱🌍 🇦🇱🌍❤️🙏

22/05/2026

Part 7 – Termoizolimi me Swisspor dhe membrana Bauder KSA vetëngjitëse

Punimet po vazhdojnë me instalimin e sistemit profesional të termoizolimit dhe hidroizolimit për mbrojtje maksimale ndaj ujit dhe humbjes së energjisë.

✔️ Shtrimi i termoizolimit Swisspor me ramje për drejtimin korrekt të ujit
✔️ Aplikimi i membranës Bauder KSA vetëngjitëse
✔️ Trajtimi i detajeve kritike dhe lidhjeve me atikën dhe shkarkuesit
✔️ Krijimi i një sistemi të qëndrueshëm dhe afatgjatë izolimi

🔍 Karakteristikat e membranës Bauder KSA:
– Membranë vetëngjitëse pa nevojë për flakë
– Ngjitje shumë e fortë dhe siguri më e lartë gjatë aplikimit
– Rezistencë e lartë ndaj depërtimit të ujit dhe lagështisë
– Përshtatet shumë mirë në detaje dhe zona kritike
– Ndihmon në krijimin e një sistemi hermetik dhe afatgjatë

🔍 Përfitimet e termoizolimit Swisspor:
– Performancë e lartë termike
– Ulje e humbjeve të energjisë
– Pjerrësi e kontrolluar për largimin korrekt të ujit
– Rezistencë dhe stabilitet për kulme të rrafshëta dhe terasa

Ky kombinim krijon një sistem modern izolimi që mbron objektin nga depërtimi i ujit, kondenzimi dhe ndryshimet klimatike afatgjata.

➡️ Në vazhdim do të tregojmë aplikimin e shtresave finale dhe përfundimin e projektit.

🇦🇱🌍 🇦🇱🌍❤️🙏

✅ TERAS E RIKTHYER NGA ZERO –MBROJTJE MAKSIMALE & EFIKASITET ENERGJETIK! ✅Në këtë projekt është realizuar sanimi komplet...
19/05/2026

✅ TERAS E RIKTHYER NGA ZERO –
MBROJTJE MAKSIMALE & EFIKASITET ENERGJETIK! ✅

Në këtë projekt është realizuar sanimi komplet i terasës, duke filluar nga demolimi i shtresave të dëmtuara deri tek aplikimi i sistemit të ri profesional hidro dhe termoizolues.

🔨 Faza e parë – Demolimi i plotë
Është bërë largimi i pllakave, ibercugut dhe izolimit të vjetër të dëmtuar, deri në bazën e betonit, për të krijuar një sipërfaqe stabile dhe të sigurt për sistemin e ri izolues.

🔹 Shtresa e parë 🇩🇪 – Bauder Alu-Folie
E aplikuar për të parandaluar kondenzimin (djersitjen e objektit) dhe për të mbrojtur konstruksionin nga lagështia e brendshme.

🔹 SwissPir 🇨🇭 – termoizolim premium
Material ekologjik dhe me performancë të lartë termike, që ndihmon në:

✔️ Uljen e humbjeve të energjisë deri në 20–30%
✔️ Komfort maksimal gjatë dimrit dhe verës
✔️ Rezistencë ndaj lagështisë dhe temperaturave ekstreme
✔️ Jetëgjatësi dhe stabilitet afatgjatë

🔹 Dy shtresa bituminoze Bauder 🇩🇪
Të aplikuara profesionalisht për hidroizolim total dhe mbrojtje maksimale ndaj:

✔️ Shiut dhe borës
✔️ Temperaturave të larta
✔️ Plasaritjeve dhe depërtimit të ujit



💚 Rezultati:
Një teras e sanuar plotësisht, me sistem modern izolimi, e gatshme për çdo stinë dhe me efikasitet të lartë energjetik.

🛠️ Izolimi “Noti” – Zgjidhje profesionale për hidroizolim dhe termoizolim afatgjatë!

Për informata:

📞 +383 49 272 290 (Viber/WhatsApp)
📞 +383 49 592 187 (Viber/WhatsApp)

15/05/2026

Part 6 – Fillimi i sistemit të ri të hidroizolimit dhe termoizolimit

Pas përgatitjes së plotë të betonit, filluam aplikimin e sistemit të ri profesional të izolimit sipas standardeve moderne për terasa dhe kulme të rrafshëta.

✔️ Aplikimi i Bauder Alu-Folie si barrierë kundër avullit dhe kondenzimit
✔️ Shtrimi i termoizolimit Swisspor me ramje për drejtimin korrekt të ujit drejt shkarkuesve
✔️ Përgatitja e bazës për shtresat finale të hidroizolimit

🔍 Karakteristikat e Bauder Alu-Folie:
– Barrierë shumë e fortë kundër avullit dhe lagështisë
– Ndihmon në parandalimin e kondenzimit brenda objektit
– Përforcim me alumin për rezistencë dhe stabilitet më të lartë
– Ngjitje dhe kompatibilitet shumë i mirë me sistemet e kulmeve të rrafshëta
– Rrit jetëgjatësinë e sistemit të izolimit (www.bauder.eu)

🔍 Karakteristikat e Swisspor me ramje:
– Termoizolim me performancë të lartë termike
– Pllaka të formuara me pjerrësi për largimin korrekt të ujit
– Peshë e lehtë dhe rezistencë e mirë në shtypje
– Ndihmon në eliminimin e ujit të mbetur mbi sipërfaqe
– Sistem shumë efikas për terasa dhe kulme të rrafshëta (swisspor)

Ky kombinim siguron jo vetëm hidroizolim profesional, por edhe mbrojtje termike dhe reduktim të rrezikut nga kondenzimi dhe lagështia në të ardhmen.

➡️ Në vazhdim do të tregojmë aplikimin e shtresave finale dhe trajtimin e detajeve kritike të izolimit.

🇦🇱🌍 🇦🇱🌍❤️🙏

12/05/2026

Part 5 – Identifikimi i problemeve tek ullukët dhe largimi i izolimit deri në beton

Punimet vazhdojnë me kontrollimin e detajuar të ullukëve / shkarkuesve të ujit, ku u konstatuan probleme që kishin lejuar depërtimin e ujit nën shtresat ekzistuese.

🔍 Identifikimi i pikave problematike tek shkarkuesit
🔨 Largimi i izolimit të dëmtuar
🔨 Hapja e plotë e shtresave deri në beton

Në këto raste, nëse problemi nuk trajtohet deri në bazë, uji vazhdon të mbetet i bllokuar nën izolim dhe dëmet rikthehen pas një kohe të shkurtër.

Prandaj, çdo shtresë e dëmtuar po largohet komplet për të krijuar një bazë të pastër dhe të sigurt për sistemin e ri të hidroizolimit.

➡️ Në vazhdim do të tregojmë përgatitjen e betonit dhe trajtimin profesional të detajeve kritike para aplikimit të izolimit të ri.

🇦🇱🌍 🇦🇱🌍❤️🙏

08/05/2026

Part 4 – Prerja e fasadës dhe izolimit anësor

Për të eliminuar plotësisht hyrjen e ujit, vazhduam me prerjen e fasadës dhe hapjen e izolimit anësor në zonat kritike ku kishte depërtim të lagështisë.

🔨 Hapja e fasadës në pikat problematike
🔨 Largimi i izolimit të dëmtuar anësor
🔨 Kontrollimi i detajeve konstruktive dhe lidhjeve me hidroizolimin ekzistues

Në shumë raste, problemi nuk qëndron vetëm në sipërfaqen horizontale, por edhe tek lidhjet mes fasadës, atikës dhe hidroizolimit, ku uji depërton gradualisht brenda objektit.

Kjo fazë na mundëson të trajtojmë problemin nga rrënja dhe të krijojmë një sistem izolimi të lidhur si duhet në çdo detaj.

➡️ Në fund të videos shihet qartë lagështia e depërtuar tek pjesa e fasadës, një nga shenjat kryesore që izolimi ekzistues kishte dështuar dhe uji kishte hyrë pas shtresave të jashtme.

🇦🇱🌍 🇦🇱🌍❤️🙏

Address

Prizren
20000-20080

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Izolimi Notii posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share