28/08/2026
🇽🇰 URIME PËR KAMPIONËT TANË!
Federata e Çiklizmit e Kosovës dhe kryetari i FÇK-së, Avni Nuha, u shprehin urimet më të përzemërta Laura Fazliut, për fitimin e medaljes së argjendtë, si dhe Fatjona Kasapit, Flaka Loxhës, Akil Gjakovës dhe Shpatit Zekaj, për fitimin e medaljeve të bronzta në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”.
Këto suksese janë një tjetër dëshmi e cilësisë, përkushtimit dhe punës së jashtëzakonshme që po bëhet në xhudon kosovare dhe janë një krenari e madhe për gjithë Kosovën.
Një falënderim i veçantë shkon për kryemjeshtrin Driton Kuka, trajneren Majlinda Kelmendi dhe trajnerin Fatos Tabaku, për punën dhe përkushtimin e tyre të palodhshëm në zhvillimin dhe përgatitjen e sportistëve tanë.
Falënderojmë gjithashtu Federatën e Xhudos së Kosovës dhe Komitetin Olimpik të Kosovës për kontributin dhe mbështetjen e vazhdueshme në ngritjen e sportit kosovar në arenën ndërkombëtare.
Federata e Çiklizmit e Kosovës
Kryetari, Avni Nuha