11/09/2026
🥉🇽🇰 VALTON ADEMI FITON MEDALJEN E BRONZTË !
Sportisti ynë Valton Ademi ka shkëlqyer në Kampionatin Evropian Universitar të Sporteve Luftarake, duke siguruar vendin e tretë dhe medaljen e bronztë në kategorinë -63 kg.
Gjatë rrugëtimit drejt medaljes, Valtoni triumfoi ndaj kundërshtarëve nga Britania e Madhe, Portugalia, Italia dhe Gjermania, duke dëshmuar paraqitje të shkëlqyeshme dhe nivel të lartë konkurrues.
🇽🇰 Një tjetër medalje për Kosovën dhe një tjetër sukses për Taekwondon Kosovare në arenën ndërkombëtare!
👏 Urime Valtonit për këtë sukses!
Vazhdojmë përpara! 🇽🇰🥉