Federata e Notit të Kosovës/ Kosovo Swimming Federation

Federata e Notit të Kosovës/ Kosovo Swimming Federation Mirësevini në faqen zyrtare të Federatës së Notit të Kosovës! Federata e Notit të Kosovës është themeluar me 29.11.2000.

FNK është anëtare e
Komitetit Olimpik të Kosovës, anëtare e Federatës Ndërkombëtare
të Sporteve të ujit (World Aquatic) dhe e Federates Evropiane të Sporteve të ujit (European Aquatic) që nga data 17.02.2015. Federata e Notit të Kosovës është entiteti i vetëm me kompetencë ekskluzive
për të inicuar, organizuar, udhëhequr, kontrolluar veprimtarinë e notit në të
gjithë territorin e Republikës së Kosovës, si dhe për organizimin e të gjitha
garave për disiplinat e përcaktuara me Statut, mbi bazën e parimeve, direktivave,
rregullave të World Aquatic dhe European Aquatic.

11/09/2026

“Notari Adell Sabovic e merr shtetësinë e Republikës së Kosovës vetëm për të përmbushur interesin e tij personal për përfaqësim në Lojërat Olimpike.”

- Fis Murati, avokat

𝗖𝗔𝗦 𝗡𝗘̈ 𝗟𝗢𝗭𝗔𝗡𝗘̈ 𝗜 𝗝𝗘𝗣 𝗧𝗘̈ 𝗗𝗥𝗘𝗝𝗧𝗘̈ 𝗔𝗚𝗥𝗢𝗡 𝗭𝗘𝗤𝗜𝗥𝗜𝗧 – 𝗥𝗥𝗘̈𝗭𝗢𝗛𝗘𝗡 𝗔𝗞𝗨𝗭𝗔𝗧 𝗗𝗛𝗘 𝗦𝗤𝗔𝗥𝗢𝗛𝗘𝗡 𝗦𝗛𝗞𝗘𝗟𝗝𝗘𝗧 𝗡𝗘̈ 𝗣𝗥𝗢𝗖𝗘𝗦𝗜𝗡 𝗘 𝗣𝗘̈𝗥𝗭𝗚𝗝𝗘𝗗𝗛𝗝𝗘𝗦 𝗣𝗘...
11/09/2026

𝗖𝗔𝗦 𝗡𝗘̈ 𝗟𝗢𝗭𝗔𝗡𝗘̈ 𝗜 𝗝𝗘𝗣 𝗧𝗘̈ 𝗗𝗥𝗘𝗝𝗧𝗘̈ 𝗔𝗚𝗥𝗢𝗡 𝗭𝗘𝗤𝗜𝗥𝗜𝗧 – 𝗥𝗥𝗘̈𝗭𝗢𝗛𝗘𝗡 𝗔𝗞𝗨𝗭𝗔𝗧 𝗗𝗛𝗘 𝗦𝗤𝗔𝗥𝗢𝗛𝗘𝗡 𝗦𝗛𝗞𝗘𝗟𝗝𝗘𝗧 𝗡𝗘̈ 𝗣𝗥𝗢𝗖𝗘𝗦𝗜𝗡 𝗘 𝗣𝗘̈𝗥𝗭𝗚𝗝𝗘𝗗𝗛𝗝𝗘𝗦 𝗣𝗘̈𝗥 𝗟𝗢𝗝𝗘̈𝗥𝗔𝗧 𝗢𝗟𝗜𝗠𝗣𝗜𝗞𝗘 𝗣𝗔𝗥𝗜𝗦 𝟮𝟬𝟮𝟰

𝗗𝗘𝗞𝗟𝗔𝗥𝗔𝗧𝗘̈ 𝗣𝗘̈𝗥𝗠𝗕𝗟𝗘𝗗𝗛𝗘̈𝗦𝗘 𝗘 𝗞𝗢𝗡𝗙𝗘𝗥𝗘𝗡𝗖𝗘̈𝗦 𝗣𝗘̈𝗥 𝗠𝗘𝗗𝗜𝗔

Me Vendimin në çështjen 𝗖𝗔𝗦 𝟮𝟬𝟮𝟱/𝗔/𝟭𝟭𝟱𝟯𝟰, Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS) në Lozanë ka aprovuar ankesën e z. 𝗔𝗴𝗿𝗼𝗻 𝗭𝗲𝗾𝗶𝗿𝗶, ka anuluar vendimin e World Aquatics dhe ka rrëzuar akuzat e ngritura ndaj tij.

Akuzat ndaj z. Zeqiri ishin paraqitur nga World Aquatics dhe, sipas materialeve të trajtuara në procedurë, ishin mbështetur në masë të konsiderueshme edhe në pretendime të ardhura nga Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK).

Vendimi i CAS-it konfirmon se 𝗔𝗴𝗿𝗼𝗻 𝗭𝗲𝗾𝗶𝗿𝗶 𝗻𝘂𝗸 𝗸𝗮 𝗸𝗿𝘆𝗲𝗿 𝘃𝗲𝗽𝗿𝗶𝗺𝗲 𝗱𝗶𝘀𝗸𝗿𝗶𝗺𝗶𝗻𝘂𝗲𝘀𝗲 𝗮𝗽𝗼 𝗿𝗮𝗰𝗶𝘀𝘁𝗲, 𝗸𝗲𝗾𝗽𝗲̈𝗿𝗱𝗼𝗿𝗶𝗺 𝘁𝗲̈ 𝗽𝗼𝘇𝗶𝘁𝗲̈𝘀, 𝗻𝗲𝗽𝗼𝘁𝗶𝘇𝗲̈𝗺 ndaj Adell Sabovic apo Hana Beiqit e as favorizim të notarëve Eda Zeqiri dhe Mal Gashi

Paneli i CAS-it nuk ka gjetur parregullsi në veprimet e Agron Zeqirit dhe të Federatës së Notit të Kosovës (FNK) lidhur me procesin e përzgjedhjes.

𝗣𝗘̈𝗥𝗭𝗚𝗝𝗘𝗗𝗛𝗝𝗔 𝗣𝗘̈𝗥 𝗙𝗨𝗞𝗨𝗢𝗞𝗔 𝗗𝗛𝗘 𝗗𝗢𝗛𝗔

Në lidhje me garat në Fukuoka dhe Doha, Paneli ka vlerësuar se në procesin e përzgjedhjes përcaktues ishte superioriteti i pikëve të 𝗘𝗱𝗮 𝗭𝗲𝗾𝗶𝗿𝗶𝘁 në raport me Hana Beiqi dhe çështja ska të bëj me favorizim ashtu siç aludohej në masë të madhe nga KOK.

Eda Zeqiri kishte 𝟲𝟴𝟮 𝗽𝗶𝗸𝗲̈ 𝗙𝗜𝗡𝗔 dhe, mbi bazën e rezultateve sportive dhe kritereve të aplikueshme, ishte përzgjedhur nga FNK-ja për pjesëmarrje në këto gara.

Kështu, Vendimi i CAS-it rrëzon pretendimet se përzgjedhja e Eda Zeqirit ishte rezultat i nepotizmit apo favorizimit.

𝗖̧𝗙𝗔𝗥𝗘̈ 𝗡𝗗𝗢𝗗𝗛𝗜 𝗠𝗘 𝗣𝗘̈𝗥𝗭𝗚𝗝𝗘𝗗𝗛𝗝𝗘𝗡 𝗣𝗘̈𝗥 𝗣𝗔𝗥𝗜𝗦 𝟮𝟬𝟮𝟰?

FNK-ja kishte vendosur të propozonte 𝗠𝗮𝗹 𝗚𝗮𝘀𝗵𝗶𝗻 dhe 𝗛𝗮𝗻𝗮 𝗕𝗲𝗶𝗾𝗶𝗻 si sportistë, si dhe 𝗕𝗲𝘀𝗮𝗿𝘁 𝗦𝗵𝗮𝗹𝗲̈𝗻 si trajner.

Megjithatë, në delegacionin përfundimtar u përfshinë 𝗔𝗱𝗲𝗹𝗹 𝗦𝗮𝗯𝗼𝘃𝗶𝗰 si sportist dhe 𝗔𝘀𝘁𝗿𝗶𝘁 𝗛𝗮𝗹𝗶𝘁𝗶 si trajner, ndonëse këta nuk ishin emrat e propozuar nga FNK-ja për këto pozita.

FNK-ja, pavarësisht kërkesave të përsëritura, nuk kishte pranuar vendimin përkatës të Bordit të KOK-ut që do të dokumentonte ndryshimin e propozimeve të saj.

𝗣𝗘̈𝗥𝗙𝗦𝗛𝗜𝗥𝗝𝗔 𝗘 𝗭𝗬𝗥𝗧𝗔𝗥𝗘̈𝗩𝗘 𝗧𝗘̈ 𝗞𝗢𝗞-𝗨𝗧

Është me rëndësi të theksohet se shkeljet dhe parregullsitë e evidentuara në procesin e përzgjedhjes për Lojërat Olimpike Paris 2024 nuk paraqiten si veprime abstrakte institucionale. Sipas fakteve dhe dokumentacionit të trajtuar në procedurën para CAS-it, në vendimmarrjen dhe veprimet që çuan në ndryshimin e propozimeve zyrtare të FNK-së 𝗸𝗮𝗻𝗲̈ 𝗾𝗲𝗻𝗲̈ 𝘁𝗲̈ 𝗽𝗲̈𝗿𝗳𝘀𝗵𝗶𝗿𝗲̈ 𝗱𝗿𝗲𝗷𝘁𝗽𝗲̈𝗿𝗱𝗿𝗲𝗷𝘁 𝘇𝘆𝗿𝘁𝗮𝗿𝗲̈ 𝘁𝗲̈ 𝗞𝗼𝗺𝗶𝘁𝗲𝘁𝗶𝘁 𝗢𝗹𝗶𝗺𝗽𝗶𝗸 𝘁𝗲̈ 𝗞𝗼𝘀𝗼𝘃𝗲̈𝘀.

Për këtë arsye, përgjegjësia për mënyrën se si është zhvilluar ky proces dhe për pasojat që kanë rrjedhur prej tij 𝗻𝘂𝗸 𝗺𝘂𝗻𝗱 𝘁𝗲̈ 𝘁𝗿𝗮𝗷𝘁𝗼𝗵𝗲𝘁 𝘃𝗲𝘁𝗲̈𝗺 𝗻𝗲̈ 𝗻𝗶𝘃𝗲𝗹 𝗶𝗻𝘀𝘁𝗶𝘁𝘂𝗰𝗶𝗼𝗻𝗮𝗹, por duhet të shqyrtohet edhe në raport me veprimet dhe përgjegjësinë individuale të personave që kanë marrë pjesë në vendimmarrje.

Çdo përgjegjësi individuale juridike do të përcaktohet nga organet kompetente në procedurat përkatëse.

𝗥𝗔𝗦𝗧𝗜 𝗜 𝗔𝗗𝗘𝗟𝗟 𝗦𝗔𝗕𝗢𝗩𝗜𝗖- SKANDALI I PREZENTIMIT NE LO PARIS 2024

Nga konstatimet e trajtuara në Vendimin e CAS-it rezulton se 𝗔𝗱𝗲𝗹𝗹 𝗦𝗮𝗯𝗼𝘃𝗶𝗰 𝗻𝘂𝗸 𝗶𝘀𝗵𝘁𝗲 𝘀𝗽𝗼𝗿𝘁𝗶𝘀𝘁𝗶 𝗶 𝗽𝗿𝗼𝗽𝗼𝘇𝘂𝗮𝗿 𝗻𝗴𝗮 𝗙𝗡𝗞-𝗷𝗮 dhe nuk kishte përmbushur kriteret për pjesëmarrje në Lojërat Olimpike Paris 2024.

Në vendim trajtohen gjithashtu çështjet lidhur me kriteret e tij të rezidencës, përfshirjen në klubet sportive në Kosovë dhe raportin e tij me sistemin sportiv të Kosovës.

Pavarësisht këtyre rrethanave dhe propozimit zyrtar të FNK-së për Mal Gashin, KOK-u kunderligjshëm vendosi që në Paris 2024 të dërgohej Adell Sabovic.

𝗠𝗔𝗟 𝗚𝗔𝗦𝗛𝗜 𝗨 𝗣𝗥𝗜𝗩𝗨𝗔 𝗡𝗚𝗔 𝗣𝗝𝗘̈𝗦𝗘̈𝗠𝗔𝗥𝗥𝗝𝗔 𝗡𝗘̈ 𝗟𝗢𝗝𝗘̈𝗥𝗔𝗧 𝗢𝗟𝗜𝗠𝗣𝗜𝗞𝗘

Vendimi sqaron pozitën e 𝗠𝗮𝗹 𝗚𝗮𝘀𝗵𝗶𝘁, i cili ishte sportisti mashkull i propozuar nga FNK-ja dhe kishte numrin më të lartë të pikëve FINA në kategorinë e meshkujve në Kosovë në procesin përkatës.

Pavarësisht kësaj, Mal Gashi nuk u përfshi në delegacionin olimpik, ndërsa në vend të tij u dërgua Adell Sabovic.

𝗥𝗔𝗦𝗧𝗜 𝗜 𝗕𝗘𝗦𝗔𝗥𝗧 𝗦𝗛𝗔𝗟𝗘̈𝗦

FNK-ja kishte propozuar 𝗕𝗲𝘀𝗮𝗿𝘁 𝗦𝗵𝗮𝗹𝗲̈𝗻 si trajner për Lojërat Olimpike Paris 2024. Megjithatë, në vend të tij u dërgua 𝗔𝘀𝘁𝗿𝗶𝘁 𝗛𝗮𝗹𝗶𝘁𝗶 i cili është gjithashtu subjekt i një procedure tjetër gjyqësore pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë, ku ndaj tij janë duke u trajtuar akuza që lidhen, ndër të tjera, me rastet e posaçme të falsifikimit,vetëgjyqësia dhe pretendime të tjera që janë objekt i kësaj procedure.

Duke respektuar parimin e prezumimit të pafajësisë, presim që këto çështje të trajtohen dhe të marrin epilog nga organet kompetente gjyqësore sa më shpejt, në mënyrë që përgjegjësia eventuale të përcaktohet përfundimisht në përputhje me ligjin.

Vendimi i CAS-it trajton procesin e përzgjedhjes së trajnerit dhe faktin se Besart Shala ishte propozimi zyrtar i FNK-së dhe kishte avantazh sipas sistemit përkatës të pikëve.

𝗘𝗗𝗔 𝗭𝗘𝗤𝗜𝗥𝗜 – 𝗥𝗥𝗘̈𝗭𝗢𝗛𝗘𝗡 𝗣𝗥𝗘𝗧𝗘𝗡𝗗𝗜𝗠𝗘𝗧 𝗣𝗘̈𝗥 𝗙𝗔𝗩𝗢𝗥𝗜𝗭𝗜𝗠

Vendimi i CAS-it sqaron edhe çështjen e 𝗘𝗱𝗮 𝗭𝗲𝗾𝗶𝗿𝗶𝘁. Në procesin përkatës të përzgjedhjes për Fukuoka dhe Doha, ajo kishte rezultat superior ndaj Hana Beiqit dhe mbi këtë bazë kishte marrë pjesë në mënyrë meritore në këto gara.

Për rrjedhojë, përzgjedhja e Eda Zeqirit nga FNK-ja ishte e bazuar në rezultatet sportive dhe kriteret përkatëse dhe 𝗻𝘂𝗸 𝗽𝗲̈𝗿𝗯𝗲̈𝗻𝘁𝗲 𝗻𝗲𝗽𝗼𝘁𝗶𝘇𝗲̈𝗺 𝗮𝗽𝗼 𝗳𝗮𝘃𝗼𝗿𝗶𝘇𝗶𝗺 𝗻𝗴𝗮 𝗔𝗴𝗿𝗼𝗻 𝗭𝗲𝗾𝗶𝗿𝗶.

𝗩𝗘𝗡𝗗𝗜𝗠𝗜 𝗜 𝗖𝗔𝗦-𝗜𝗧 𝗘̈𝗦𝗛𝗧𝗘̈ 𝗣𝗘̈𝗥𝗙𝗨𝗡𝗗𝗜𝗠𝗧𝗔𝗥

Në procedurën para Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv (CAS), në cilësinë e përfaqësuesit/dëshmitarit të Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK) është paraqitur z. 𝗞𝘂𝘀𝗵𝘁𝗿𝗶𝗺 𝗞𝗿𝗮𝘀𝗻𝗶𝗾𝗶.

Gjatë procedurës, z. Krasniqi ka paraqitur qëndrimet dhe pretendimet e KOK-ut lidhur me procesin e përzgjedhjes dhe veprimet e Agron Zeqirit. Megjithatë, 𝗣𝗮𝗻𝗲𝗹𝗶 𝗶 𝗖𝗔𝗦-𝗶𝘁 𝗻𝘂𝗸 𝗸𝗮 𝗴𝗷𝗲𝘁𝘂𝗿 𝗽𝗿𝗼𝘃𝗮 𝘁𝗲̈ 𝗺𝗷𝗮𝗳𝘁𝘂𝗲𝘀𝗵𝗺𝗲 𝗾𝗲̈ 𝗱𝗼 𝘁’𝗶 𝗺𝗯𝗲̈𝘀𝗵𝘁𝗲𝘀𝗻𝗶𝗻 𝗮𝗸𝘂𝘇𝗮𝘁 𝗱𝗵𝗲 𝗽𝗿𝗲𝘁𝗲𝗻𝗱𝗶𝗺𝗲𝘁 𝗲 𝗽𝗮𝗿𝗮𝗾𝗶𝘁𝘂𝗿𝗮 ndaj z. Zeqiri.

Përkundrazi, pas shqyrtimit të provave dhe dëshmive të administruara në procedurë, CAS-i ka aprovuar ankesën e 𝗔𝗴𝗿𝗼𝗻 𝗭𝗲𝗾𝗶𝗿𝗶𝘁, ka anuluar vendimin e World Aquatics dhe ka rrëzuar akuzat që ishin objekt i kësaj procedure.

Me këtë vendim është rrëzuar baza e akuzave të ngritura ndaj 𝗔𝗴𝗿𝗼𝗻 𝗭𝗲𝗾𝗶𝗿𝗶𝘁 dhe është anuluar vendimi i World Aquatics që ishte objekt i ankesës.

Pas këtij vendimi, palët që konsiderojnë se janë dëmtuar do të shqyrtojnë dhe ndërmarrin 𝗺𝗷𝗲𝘁𝗲𝘁 𝗷𝘂𝗿𝗶𝗱𝗶𝗸𝗲 𝘁𝗲̈ 𝗽𝗮𝗿𝗮𝘀𝗵𝗶𝗸𝘂𝗮𝗿𝗮 𝗺𝗲 𝗹𝗶𝗴𝗷, përfshirë kërkesat eventuale për kompensim të dëmit dhe procedura të tjera deri në përgjegjësi penale përkatëse ndaj personave përgjegjës.

𝗞𝘆 𝘃𝗲𝗻𝗱𝗶𝗺 𝗽𝗲̈𝗿𝗺𝗯𝘆𝗹𝗹 𝗻𝗷𝗲̈ 𝗸𝗮𝗽𝗶𝘁𝘂𝗹𝗹 𝘁𝗲̈ 𝗿𝗲̈𝗻𝗱𝗲̈𝘀𝗶𝘀𝗵𝗲̈𝗺 𝗱𝗵𝗲 𝘃𝗲𝗻𝗱𝗼𝘀 𝗻𝗲̈ 𝗻𝗷𝗲̈ 𝗯𝗮𝘇𝗲̈ 𝗷𝘂𝗿𝗶𝗱𝗶𝗸𝗲 𝗳𝗮𝗸𝘁𝗲𝘁 𝗹𝗶𝗱𝗵𝘂𝗿 𝗺𝗲 𝗮𝗸𝘂𝘇𝗮𝘁 𝗻𝗱𝗮𝗷 𝗔𝗴𝗿𝗼𝗻 𝗭𝗲𝗾𝗶𝗿𝗶𝘁 𝗱𝗵𝗲 𝗽𝗿𝗼𝗰𝗲𝘀𝗶𝗻 𝗲 𝗽𝗲̈𝗿𝘇𝗴𝗷𝗲𝗱𝗵𝗷𝗲𝘀 𝗽𝗲̈𝗿 𝗣𝗮𝗿𝗶𝘀 𝟮𝟬𝟮𝟰.

Federata e Notit e Kosovës shpreh krenarinë institucionale që, përgjatë një procesi të gjatë dhe të ngarkuar me keqinformime, pretendime të pabazuara dhe narrativa të orkestruara, ka qëndruar e palëkundur në 𝗺𝗯𝗿𝗼𝗷𝘁𝗷𝗲𝗻 𝗲 𝗶𝗻𝘁𝗲𝗴𝗿𝗶𝘁𝗲𝘁𝗶𝘁 𝗶𝗻𝘀𝘁𝗶𝘁𝘂𝗰𝗶𝗼𝗻𝗮𝗹, 𝗹𝗶𝗴𝗷𝘀𝗵𝗺𝗲̈𝗿𝗶𝘀𝗲̈, 𝗽𝗮𝗿𝗶𝗺𝗲𝘃𝗲 𝘁𝗲̈ 𝘀𝗽𝗼𝗿𝘁𝗶𝘁 𝗱𝗵𝗲 𝘁𝗲̈ 𝘃𝗲̈𝗿𝘁𝗲𝘁𝗲̈𝘀.

Pavarësisht presioneve dhe përpjekjeve për të cenuar kredibilitetin e Federatës dhe të drejtuesve të saj, FNK-ja ka zgjedhur që përgjigjen ta japë përmes rrugës institucionale dhe juridike, duke u mbështetur ekskluzivisht në fakte, prova dhe respektimin e procedurave.

𝗩𝗲𝗻𝗱𝗶𝗺𝗶 𝗶 𝗖𝗔𝗦-𝗶𝘁 𝗽𝗲̈𝗿𝗯𝗲̈𝗻 𝗸𝗼𝗻𝗳𝗶𝗿𝗺𝗶𝗺𝗶𝗻 𝗺𝗲̈ 𝘁𝗲̈ 𝗳𝗼𝗿𝘁𝗲̈ 𝘀𝗲 𝗲 𝘃𝗲̈𝗿𝘁𝗲𝘁𝗮 𝗶𝗻𝘀𝘁𝗶𝘁𝘂𝗰𝗶𝗼𝗻𝗮𝗹𝗲 𝗱𝗵𝗲 𝗹𝗶𝗴𝗷𝗼𝗿𝗲 𝗺𝗯𝗿𝗼𝗵𝗲𝘁 𝗺𝗲 𝗳𝗮𝗸𝘁𝗲 𝗱𝗵𝗲 𝗽𝗿𝗼𝘃𝗮, 𝗷𝗼 𝗺𝗲 𝗮𝗸𝘂𝘇𝗮 𝗱𝗵𝗲 𝗻𝗮𝗿𝗿𝗮𝘁𝗶𝘃𝗮.

11/09/2026

𝗞𝗢𝗡𝗙𝗘𝗥𝗘𝗡𝗖𝗔 𝗣𝗘̈𝗥 𝗠𝗘𝗗𝗜𝗔 – 𝗩𝗘𝗡𝗗𝗜𝗠𝗜 𝗜 𝗖𝗔𝗦-𝗜𝗧, 𝗖𝗔𝗦 𝟮𝟬𝟮𝟱/𝗔/𝟭𝟭𝟱𝟯𝟰

𝗖𝗔𝗦 𝗡𝗘̈ 𝗟𝗢𝗭𝗔𝗡𝗘̈ 𝗜 𝗝𝗘𝗣 𝗧𝗘̈ 𝗗𝗥𝗘𝗝𝗧𝗘̈ 𝗔𝗚𝗥𝗢𝗡 𝗭𝗘𝗤𝗜𝗥𝗜𝗧 – 𝗥𝗥𝗘̈𝗭𝗢𝗛𝗘𝗡 𝗔𝗞𝗨𝗭𝗔𝗧 𝗗𝗛𝗘 𝗦𝗤𝗔𝗥𝗢𝗛𝗘𝗡 𝗦𝗛𝗞𝗘𝗟𝗝𝗘𝗧 𝗡𝗘̈ 𝗣𝗥𝗢𝗖𝗘𝗦𝗜𝗡 𝗘 𝗣𝗘̈𝗥𝗭𝗚𝗝𝗘𝗗𝗛𝗝𝗘𝗦 𝗣𝗘̈𝗥 𝗟𝗢𝗝𝗘̈𝗥𝗔𝗧 𝗢𝗟𝗜𝗠𝗣𝗜𝗞𝗘 𝗣𝗔𝗥𝗜𝗦 𝟮𝟬𝟮𝟰

Të nderuar përfaqësues të mediave dhe të institucioneve sportive,Federata e Notit e Kosovës ju fton në Konferencë për Me...
10/09/2026

Të nderuar përfaqësues të mediave dhe të institucioneve sportive,
Federata e Notit e Kosovës ju fton në Konferencë për Media, e cila mbahet më 11 shtator 2026, në ora 11:00, në Hotel Sirius, Prishtinë.

Qëllimi i konferencës është si në vijim:

• Prezantimi i vendimit të Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv (CAS) në rastin CAS 2025/A/11534 – Agron Zeqiri v. World Aquatics, në favor të palës paditëse Agron Zeqiri ndaj palës së paditur World Aquatics – Federatës Botërore të Notit, si dhe
• Adresimi i çështjeve të rëndësishme që kanë prekur sportin e Kosovës, si në rastin e SKANDALIT SPORTIV ne përgjegjësi direkte të Komitetit Olimpik te Kosoves,
– lidhur me LO Paris 2024, si dhe skenaret në demtimin dhe shkaterrimin e karrierave të sportisteve dhe punetoreve sportiv.

Ju ftojmë të merrni pjesë dhe të informoheni drejtpërdrejt mbi faktet, dokumentet dhe çështjet që do të bëhen publike në këtë konferencë, si dhe përgjigje nga ana e panelit.

Ju mirëpresim!

Bordi,FEDERATA E NOTIT E KOSOVËS

𝗡𝗝𝗢𝗙𝗧𝗜𝗠Ju informojmë se në çështjen CAS 2025/A/11534 – 𝗔𝗴𝗿𝗼𝗻 𝗭𝗲𝗾𝗶𝗿𝗶 v. 𝗪𝗼𝗿𝗹𝗱 𝗔𝗾𝘂𝗮𝘁𝗶𝗰𝘀, Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CA...
08/09/2026

𝗡𝗝𝗢𝗙𝗧𝗜𝗠

Ju informojmë se në çështjen CAS 2025/A/11534 – 𝗔𝗴𝗿𝗼𝗻 𝗭𝗲𝗾𝗶𝗿𝗶 v. 𝗪𝗼𝗿𝗹𝗱 𝗔𝗾𝘂𝗮𝘁𝗶𝗰𝘀, Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS) në Lozanë ka vendosur në favor të palës paditëse/apeluese, 𝗔𝗴𝗿𝗼𝗻 𝗭𝗲𝗾𝗶𝗿𝗶, ish-President i Federatës së Notit të Kosovës, në çështjen ndaj palës së paditur/respondente, 𝗪𝗼𝗿𝗹𝗱 𝗔𝗾𝘂𝗮𝘁𝗶𝗰𝘀.

Përfaqësues ligjorë të palës paditëse/apeluese ishin avokatët Fis Murati dhe Shkëlzen Feka, nga zyra e avokatëve FM LAW.

Vendimi përmbyll procedurën e arbitrazhit të zhvilluar pranë CAS në Lozanë.

Federata e Notit e Kosovës do të informojë së shpejti komunitetin e notit, opinionin publik dhe institucionet relevante, përfshirë Komitetin Olimpik të Kosovës (KOK), Ministrinë e Sportit (MSR), si dhe institucionet e tjera përkatëse, lidhur me vendimin e Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv (CAS) dhe efektet që rrjedhin nga ky vendim.

Me respekt,
Federata e Notit e Kosovës

Me pikëllim morëm lajmin për ndarjen nga jeta të trajnerit të notit dhe ish-anëtarit të Bordit të Federatës së Notit të ...
06/09/2026

Me pikëllim morëm lajmin për ndarjen nga jeta të trajnerit të notit dhe ish-anëtarit të Bordit të Federatës së Notit të Kosovës, z. Ymer Lota.

Kontributi i tij në zhvillimin e sportit të notit në Kosovë do të kujtohet gjithmonë me respekt dhe mirënjohje.

Në emër të Federatës së Notit të Kosovës, familjes Lota, miqve dhe bashkëpunëtorëve u shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta.

U prehtë në paqe!

🇽🇰🏊‍♀️ KOSOVA NË MARATONËN NDËRKONTINENTALE TË BOSFORITNotaret Setenay Spahiu dhe Ilyada Spahiu përfunduan me sukses Mar...
23/08/2026

🇽🇰🏊‍♀️ KOSOVA NË MARATONËN NDËRKONTINENTALE TË BOSFORIT

Notaret Setenay Spahiu dhe Ilyada Spahiu përfunduan me sukses Maratonën Ndërkontinentale të Bosforit në Stamboll, duke përshkuar distancën prej 6.5 km nga Azia në Evropë. 🌊🇹🇷

👏 Urime Setenay dhe Ilyada për përfaqësimin e Kosovës në këtë garë prestigjioze ndërkombëtare!

🇽🇰

KOSOVA NË LOJRAT MESDHETARE – TARANTO 2026 🏊‍♀️Ekipi i Kosovës në not po merr pjesë në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026, ...
22/08/2026

KOSOVA NË LOJRAT MESDHETARE – TARANTO 2026 🏊‍♀️

Ekipi i Kosovës në not po merr pjesë në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026, duke përfaqësuar vendin tonë me notaret:

🇽🇰 Dior Krasniqi
🇽🇰 Riga Shala
🇽🇰 Erina Idrizaj
🇽🇰 Hana Beiqi

Federata e Notit e Kosovës iu uron sportistëve tanë shumë sukses dhe paraqitje sa më të mira në garat që i presin! 💙

Forca Kosovë! 🇽🇰🏊‍♂️

Kosova në Kampionatin Evropian të Notit – Paris 2026 🇫🇷Përfaqësuesja e Kosovës në not përfundoi paraqitjen e saj në Kamp...
17/08/2026

Kosova në Kampionatin Evropian të Notit – Paris 2026 🇫🇷

Përfaqësuesja e Kosovës në not përfundoi paraqitjen e saj në Kampionatin Evropian në Paris, ku vendi ynë u përfaqësua nga notarët e rinj Erina Idrizaj, Arion Budima, Riga Shala dhe Dior Krasniqi.

Edhe pse notarët tanë nuk arritën të kualifikohen në fazat e mëtejshme të garave, paraqitja e tyre u karakterizua me rekord kombëtar, rekorde personale dhe rezultate të vlefshme në një nga nivelet më të larta të notit evropian.

🏊‍♀️ Erina Idrizaj (2007)

* 50m shpinë – 30.82 PB | 661 AQUA
* 100m shpinë – 1:07.57
* 200m shpinë – 2:28.80

🏊‍♂️ Arion Budima (2008)

* 50m flutur – 26.04 – REKORD KOMBËTAR | 625 AQUA
* 100m flutur – 59.29
* 100m stil i lirë – 54.32
* 200m stil i lirë – 1:59.19
* 100m shpinë – 1:01.26

🏊‍♀️ Riga Shala (2007)

* 50m stil i lirë – 28.03 PB | 597 AQUA
* 100m stil i lirë – 1:02.33
* 200m stil i lirë – 2:18.70

🏊‍♂️ Dior Krasniqi

* 50m stil i lirë – 24.95 | 588 AQUA
* 100m stil i lirë – 56.22
* 50m flutur – 27.76 PB

Pjesëmarrja në Kampionatin Evropian përbën një përvojë të rëndësishme për zhvillimin e notarëve tanë të rinj dhe një mundësi për t’u matur me sportistët më të mirë të kontinentit.

🔜 Nga Parisi drejt Tarantos! 🇮🇹

Tashmë vëmendja kalon te Lojërat Mesdhetare në Taranto, ku Kosovën në not do ta përfaqësojnë Hana Beiqi, Dior Krasniqi, Riga Shala dhe Erina Idrizaj.

Federata e Notit e Kosovës u uron shumë suksese notarëve tanë në Taranto dhe paraqitje sa më të denjë për Kosovën! 🇽🇰💙

12/08/2026

Address

Shtepia Sportit
Pristina
10000

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:00
Tuesday 08:00 - 16:00

Telephone

+38345905980

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Federata e Notit të Kosovës/ Kosovo Swimming Federation posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Federata e Notit të Kosovës/ Kosovo Swimming Federation:

Shortcuts

Share

Category