Kosova Tennis Federation

Kosova Tennis Federation Developing Tennis in Kosova. Here you can be informed about the tennis in Kosova, a country in the southeast Europe.

From this web site you can obtain the information about the activities of our Tennis Federation, clubs, league, history, up to date results of all national and local tournaments. Please don't hesitate to contact us and build a new friendship and mutual understanding for the benefit of tennis.

HANA VESELI NË FINALE TË TURNEUT NDËRKOMBËTAR  NSP OPEN! 🇽🇰🎾Hana Veseli ka arritur një sukses të madh në turneun ndërkom...
11/09/2026

HANA VESELI NË FINALE TË TURNEUT NDËRKOMBËTAR NSP OPEN! 🇽🇰🎾

Hana Veseli ka arritur një sukses të madh në turneun ndërkombëtar “NSP Open” në Tiranë, duke siguruar finalen në kategorinë U14!

Në rrugëtimin drejt finales, Hana shënoi fitore në gjysmëfinale ndaj Ella Sasinka, duke kaluar kështu në përballjen e fundit të turneut.

Për titullin e NSP Open U14, Hana do të përballet me Martina Kurbatova.

FORCA HANA! 🏆🇽🇰💪🏼

LEARTA MUHARREMI NË ÇEREKFINALE TË TUMBA KUMANOVË OPEN 2026! 🎾🇽🇰Tenistja jonë Learta Muharremi ka arritur në çerekfinale...
09/09/2026

LEARTA MUHARREMI NË ÇEREKFINALE TË TUMBA KUMANOVË OPEN 2026! 🎾🇽🇰

Tenistja jonë Learta Muharremi ka arritur në çerekfinale të turneut ndërkombëtar “Tumba Kumanovë Open 2026” U16.

Në raundin e parë, Learta triumfoi ndaj tenistes nga Maqedonia e Veriut, Vedrana Taneska, me rezultat 6:1, 4:6, 6:1.
Ndërsa dje, në raundin e dytë, ajo shënoi një tjetër fitore të sigurt, duke mposhtur Dea Kretevska me rezultat 6:4, 6:2.
Në çerekfinale, Leartën e pret tenistja Amajla Kadric nga Bosnja dhe Hercegovina.

Forca Learta!

TUMBA KUMANOVO OPEN 2026 – U16Nga 7 deri më 12 shtator, në Kumanovë po zhvillohet Tumba Kumanovë Open 2026, turne ndërko...
08/09/2026

TUMBA KUMANOVO OPEN 2026 – U16

Nga 7 deri më 12 shtator, në Kumanovë po zhvillohet Tumba Kumanovë Open 2026, turne ndërkombëtar i kategorisë U16.

Në këtë edicion, Muhamed Zulji është pjesë e ekipit të turneut si përgjegjës zyrtar për servisimin e raketave, duke u kujdesur për raketat e lojtarëve gjatë gjithë garës.

RILINDJA KIDS – ROGNë Prishtinë, gjatë datave 5–6 shtator, u zhvillua turneu “Rilindja Kids” për kategoritë ROG.Rezultat...
07/09/2026

RILINDJA KIDS – ROG

Në Prishtinë, gjatë datave 5–6 shtator, u zhvillua turneu “Rilindja Kids” për kategoritë ROG.

Rezultatet përfundimtare të turneut janë si në vijim:

TOPI I KUQ

🥇 Gjon Nimani – Vendi i parë
🥈 Eno Ajeti – Vendi i dytë

🥇 Esma Hajrizaj – Vendi i parë
🥈 Brunilda Hoxha – Vendi i dytë

TOPI I PORTOKALLTË

🥇 Ebrara Hajrizaj – Vendi i parë
🥈 Hera Ademi – Vendi i dytë

🥇 Kaon Baruti – Vendi i parë
🥈 Gjon Nimani – Vendi i dytë

TOPI I GJELBËRT

🥇 Olea Gjoka – Vendi i parë
🥈 Etna Haxhismajli – Vendi i dytë

🥇 Kaon Baruti – Vendi i parë
🥈 Yll Karakashi – Vendi i dytë

Urime të gjithë fituesve, finalistëve dhe pjesëmarrësve për paraqitjen dhe angazhimin gjatë turneut!

🏆HANA VESELI DHE MORIHEI DURAKU FITUES TË GJAKOVA JUNIORS U14!🏆Turneu Gjakova Juniors U14 u mbajt më 5–6 shtator në Gjak...
07/09/2026

🏆HANA VESELI DHE MORIHEI DURAKU FITUES TË GJAKOVA JUNIORS U14!🏆

Turneu Gjakova Juniors U14 u mbajt më 5–6 shtator në Gjakovë, ku të rinjtë garuan për titullin në një turne me shumë ndeshje interesante dhe paraqitje të mira.

Në konkurrencën e vajzave, Hana Veseli triumfoi në finale ndaj Anesa Ismajlit, ndërsa te djemtë, Morihei Duraku u shpall fitues pas finales ndaj Amar Jusufit.

Urime dhe suksese!

RILINDJA KIDS – ROGKlubi i Tenisit Rilindja, në bashkëpunim me Federatën e Tenisit të Kosovës, organizon turneun për fëm...
31/08/2026

RILINDJA KIDS – ROG

Klubi i Tenisit Rilindja, në bashkëpunim me Federatën e Tenisit të Kosovës, organizon turneun për fëmijë “Rilindja Kids”, në kategoritë ROG – Topi i kuq, Topi portokalltë dhe Topi i gjelbër.

📍 Lokacioni: Fushat e Tenisit Rilindja
📅 Data: 5–6 shtator 2026

Orari i fillimit të turneut:

🗓️ E shtunë, 5 shtator

🔴 10:00 – Topi i kuq
🟠 11:00 – Topi portokalltë

🗓️ E diel, 6 shtator

🟢 10:00 – Topi i gjelbër

🔗 Paraqitja në turne:
https://tenniskosova.clubspark.net/Competitions/TennisFederationOfKosovo/Tournaments/Overview/e527e28c-353b-4301-8e26-88749769e524

Tel: +383 49 415 878
‪+383 45 491 162‬

🇽🇰WORLD TENNIS J30 PEJA OPEN 2026 – PËRMBYLLJA E JAVËS SË DYTËPërfundoi me sukses edhe java e dytë e World Tennis J30 Pe...
31/08/2026

🇽🇰WORLD TENNIS J30 PEJA OPEN 2026 – PËRMBYLLJA E JAVËS SË DYTË

Përfundoi me sukses edhe java e dytë e World Tennis J30 Peja Open 2026, duke përmbyllur kështu turneun e tretë ndërkombëtar të zhvilluar këtë vit në Pejë.

Gara individuale – Vajza

Fituesja: Ginny Chen (GBR)
Finalistja: Nathalie Charlize Miskovsky (CZE)

Gara individuale – Djem

Fituesi: Yile Li (AUS)
Finalisti: Nadav Kraus (ISR)

Gara në dyshe – Vajza

Fitueset: Samiye Idil Ozkeresteci (TUR) & Yaroslava Sribna (UKR)
Finalistet: Milana Rasan-Buha (CRO) & Elena Miljkovic (AUT)

Gara në dyshe – Djem

Fituesit: Nadav Kraus (ISR) & Amit Keinan (ISR)
Finalistët: Salidin Rama (KOS) & Dario Puljic (GBR)

Urime të veçanta për Salidin Ramën për paraqitjen e tij dhe arritjen deri në finalen e garës në dyshe, duke përfaqësuar denjësisht Kosovën.

Federata e Tenisit e Kosovës falënderon të gjithë lojtarët për pjesëmarrjen dhe paraqitjet e tyre, si dhe organizatorët, gjyqtarët, trajnerët, prindërit dhe të gjithë ata që kontribuan në realizimin e një edicioni të suksesshëm të Peja Open.

Faleminderit Pejë dhe shihemi vitin tjetër!

SALIDIN RAMA – FINALIST NË J30 PEJA OPEN! 🇽🇰Paraqitje fantastike për Salidin Rama në turneun ndërkombëtar ITF J30 Peja O...
29/08/2026

SALIDIN RAMA – FINALIST NË J30 PEJA OPEN! 🇽🇰

Paraqitje fantastike për Salidin Rama në turneun ndërkombëtar ITF J30 Peja Open, ku tenisti ynë ka arritur deri në finalen e garës së dysheve.

Salidini garoi së bashku me Dario Puljic (GBR), me të cilin zhvilluan një turne shumë të mirë dhe arritën të sigurojnë një vend në finalen e J30 Peja Open.

Në finalen e sotme, dyshja Rama/Puljic nuk arriti të marrë titullin, por rrugëtimi deri në finale dhe paraqitjet e tyre gjatë turneut janë një rezultat i shkëlqyeshëm!

Urime, Salidin! Krenarë me paraqitjen tënde! 🇽🇰🎾

Address

Prishtinë
Prishtinë
10000

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Kosova Tennis Federation posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Kosova Tennis Federation:

Shortcuts

Share