Në kohën kur u themelua,rrethanat ishin shumë të vështira pasiqë nuk kishte ndihma financiare nga askush,por dëshira e madhe e të rinjëve në atë kohë bëri që ky ekip të zhvillojë garat deri në vitin 2006 kur u mbyll pikërisht për shkaqe financiare. Në fillim garat i zhvilloi në ligën e tretë të Kosovës në atë kohë,pastaj mori pjesë edhe në garat e kupës së Kosovës ku ishte mposhtur në qerek finale
. Të gjitha këto aktivitete sportive i zhvillojë me kontributin e vetë lojtarëve dhe me ndihmën e bashkvendasve që donin ta shihnin ekipin sa më lartë në ligat e Kosovës,por kjo ëndërr u ndal në vitin 2006 kur ekonomia e vendit ra shumë dhe më as lojtarët nuk kishin mundësi ta mbanin gjallë klubin dhe u detyruan ta ndërprejnë aktivitetin sportiv dhe të tërhiqen nga garat. Në Tetor të vitit 2014 duke e parë interesimin e madh të të rinjëve u riformua ekipi dhe me ndihmën e Komunës së Pejës dhe nga dëshira e madhe e të rinjëve të fshatrave Vragoc,Poqestë,Krestovc,Millovanc,Doberdol madje edhe nga një fshat i komunës së Klinës (Qupevë) klubi ynë u rikthye në ligën e dytë në grupin A dhe po zhvillon përsëri aktivitetet sportive.