19/06/2026
🏆 UEFA Women’s Champions League – Raundi i Parë | Grupi 2
Për herë të dytë radhazi, Kosova dhe KFF Mitrovica do të jenë nikoqire të futbollit evropian të femrave në raundin e parë të UEFA Women’s Champions League, ku do të mirëpresim skuadra nga Bullgaria, Moldavia dhe Ishujt Faroe.
Në ndeshjen gjysmëfinale të Grupit 2, do të përballemi me skuadrën moldave Zimbru Chișinău.
Në rast të fitores, do të luajmë në finalen e grupit kundër fituesit të përballjes mes Ludogorets Razgrad dhe KÍ Klaksvík. Finalja do të përcaktojë skuadrën që avancon në raundin e dytë të UEFA Women’s Champions League.
Vajzat tona janë të përgatitura dhe të motivuara për të dhënë maksimumin në fushë, ndërsa ne kemi nderin dhe krenarinë të përfaqësojmë Kosovën në një tjetër ngjarje të rëndësishme evropiane.
🙏 Falënderim i veçantë për Federata e Futbollit e Kosovës për mbështetjen dhe besimin e vazhdueshëm, duke na mundësuar organizimin e këtij turneu për herë të dytë radhazi.