Shkolla e Futbollit Trepça '89

Shkolla e Futbollit Trepça '89 Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Shkolla e Futbollit Trepça '89, Sports Team, Mitrovica.

30/08/2026
Këtë fundjavë nis rrugëtimi i KF Trepça’89 në Superligën e Kosovës për grupmoshat U19 dhe U17, edicioni 2026/2027. U19 e...
26/08/2026

Këtë fundjavë nis rrugëtimi i KF Trepça’89 në Superligën e Kosovës për grupmoshat U19 dhe U17, edicioni 2026/2027.

U19 e nis kampionatin si vendas ndaj Dinamos, ndërsa U17 udhëton në Gjilan për përballjen me KF Dritën.

I urojmë shumë suksese djelmoshave tanë! 💪⚽️ 💚🤍

Shorti i Superligës U19 dhe U17Në fund të këtij muaji nis aventura e re në Superligën e Kosovës për U19 dhe U17. Pas sho...
13/08/2026

Shorti i Superligës U19 dhe U17

Në fund të këtij muaji nis aventura e re në Superligën e Kosovës për U19 dhe U17. Pas shortit të hedhur dje, juniorët tanë U19 do ta nisin kampionatin në shtëpi, përballë KF Dinamos, ndërsa ekipi U17 udhëton drejt Gjilanit, ku do të përballet me KF Dritën.

Me mirënjohje të veçantë falënderojmë z. Kushtrim Abazi, pronar i biznesit KL Call Group, për mbështetjen dhe kontributi...
05/08/2026

Me mirënjohje të veçantë falënderojmë z. Kushtrim Abazi, pronar i biznesit KL Call Group, për mbështetjen dhe kontributin e tij të çmuar ndaj Shkollës së Futbollit KF Trepça '89.

Dhurimi i pajisjeve sportive është një ndihmë e rëndësishme për zhvillimin e fëmijëve tanë dhe një motivim shtesë për të vazhduar punën me përkushtim.

Mbështetja e njerëzve dhe bizneseve që investojnë në sportin e të rinjve është shembull i shkëlqyer i përgjegjësisë shoqërore.

Në emër të KF Trepça '89 FC, ju falënderojmë sinqerisht z. Kushtrim Abazi dhe KL Call Group, duke ju uruar suksese të vazhdueshme në veprimtarinë tuaj.

💚🤍

Me shumë entuziazëm dhe krenari, njomakët tanë të gjeneratave U9, U10 dhe U11 po marrin pjesë në Prishtina Tournament, k...
04/08/2026

Me shumë entuziazëm dhe krenari, njomakët tanë të gjeneratave U9, U10 dhe U11 po marrin pjesë në Prishtina Tournament, ku po përfaqësojnë me dinjitet ngjyrat e klubit tonë.

Nën udhëheqjen e trajnerëve Murat Shabani dhe Mentor Baliu, djemtë tanë po fitojnë përvojë të çmuar, po zhvillojnë aftësitë e tyre dhe po shfaqin shpirt gare, disiplinë dhe fair-play.

Ky turne është një mundësi e shkëlqyer për zhvillimin e futbollistëve të rinj, për krijimin e miqësive të reja dhe për përballje me ekipe cilësore. Urojmë shumë suksese për të gjitha ekipet tona dhe besojmë se do të na bëjnë krenarë me paraqitjet e tyre.

💚🤍 KF Trepça '89 FC 💚🤍

Para fillimit të përgatitjeve për sezonin e ri, sot u zhvilluan testet fizike për grupmoshat U15 dhe U17. Me përkushtim ...
04/07/2026

Para fillimit të përgatitjeve për sezonin e ri, sot u zhvilluan testet fizike për grupmoshat U15 dhe U17. Me përkushtim dhe disiplinë, futbollistët iu nënshtruan një sërë matjesh dhe testeve për të vlerësuar gjendjen e tyre fizike.
Rezultatet e këtyre testeve do të shërbejnë si bazë për planifikimin e procesit stërvitor dhe zhvillimin individual të secilit lojtar. I urojmë të gjithë futbollistëve një sezon të suksesshëm, me punë, përkushtim dhe shumë arritje me fanellën e KF Trepça '89. 💚🤍⚽

Gjeneratat U11 dhe U13 të KF Trepça ’89, të udhëhequra nga trajnerët Gazmen Murati dhe Murat Shabani, po marrin pjesë në...
23/06/2026

Gjeneratat U11 dhe U13 të KF Trepça ’89, të udhëhequra nga trajnerët Gazmen Murati dhe Murat Shabani, po marrin pjesë në turneun ndërkombëtar International Soccer Cup, i cili po zhvillohet në Shqipëri.

Pjesëmarrja në një turne të këtij niveli është një mundësi e shkëlqyer për futbollistët e rinj që të fitojnë përvojë, të matin forcat me ekipe nga vende të ndryshme dhe të zhvillojnë më tej aftësitë e tyre sportive. Përveç rezultateve në fushë, këto aktivitete kontribuojnë në formimin e karakterit, disiplinës dhe frymës së ekipit.

I urojmë shumë suksese djemve tanë dhe stafit teknik!
🤍💚

⚽️ Ndeshje Miqësore Ndërkombëtare U17🇽🇰🤝🇫🇮Sot zhvilluam një ndeshje miqësore me skuadrën finlandeze GrIFK, ku gjenerata ...
16/06/2026

⚽️ Ndeshje Miqësore Ndërkombëtare U17
🇽🇰🤝🇫🇮

Sot zhvilluam një ndeshje miqësore me skuadrën finlandeze GrIFK, ku gjenerata U17 e KF Trepça'89 pati mundësinë të matë forcat me një kundërshtar cilësor dhe të fitojë përvojë të vlefshme ndërkombëtare. GrIFK është një klub me traditë të gjatë në futbollin finlandez.

Ndeshja u karakterizua nga angazhimi, disiplina dhe loja e bukur nga të dyja skuadrat. Për djemtë tanë, këto përballje janë një mundësi e shkëlqyer për zhvillim dhe për të fituar përvojë në nivel ndërkombëtar.

Falënderojmë skuadrën e GrIFK për ndeshjen korrekte dhe sportive dhe u dëshirojmë suksese në vazhdim. 🤝⚽️

Address

Mitrovica

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Shkolla e Futbollit Trepça '89 posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share

Category