KF Vëllaznimi

KF Vëllaznimi KF Vëllaznimi, themeluar më 1927 në Gjakovë. Një nga klubet më historike të futbollit kosovar, me traditë, sukses dhe përkushtim ndaj sportit.

HISTORIA

KF Vëllaznimi nga Gjakova nuk ka pasur rastin të luajë në Ligën e Kampioneve apo në atë të UEFA-së, mirëpo lojtarët dhe talentet që dolën nga ky klub kanë luajtur në Champions League (Besnik Hasi, Ardian Kozniku) si dhe në Kampionatin Botëror 1998 (Ardian Kozniku, i cili mbrojti ngjyrat e Kroacisë). Klubi me nënë kampionate të fituara në Kosovë, këtë vit (2025) shënon 98-vjetorin e theme

limit. Klubi gjakovarë apo krenaria e qytetit si e quajnë banorët është në majë të listës për nga titujt e fituar, mirëpo është gjithashtu i njohur edhe si një ndër klubet më të vjetra të Kosovës. Deri në vitin 1924 gjakovarët nuk kishin ndjerë "lezetin" e topit të këmbës, siç e quante Faik Dushi, njeriu e cili e zëvendësoi topin e improvizuar nga leshi dhe leckat me atë përnjëmend. Atëbotë topi e kishte sjellë nga kryeqendra e Kroacisë, Zagrebi ku ishte i punësuar. Topi i parë arriti, por ku të luhej me të kur nuk kishte fusha futbolli. Gjakovaret nuk lejuan të i "del" afati topit e të behet bajat andaj luanin me të në mëhalla dhe rrugica plot gurë. Faik Dushi, babai i klubit. Pasi i shqyen disa t**a të sjellë nga Kroacia në rrugët me gurë, në pranverë te vitit 1927 formohet klubi me emrin "Shpata e Kosovës". Atë kohë nuk kishte kryesi, por klubi kishte babain e vet, ai ishte Faik Dushi themelues i klubit.Pos tij në historikun e klubit gjakovarë janë të shenuarë edhe emrat e Selim Muhaxhirit, Sokol Dobrosh*t, Ismet Stavilecit, Qazim Damonagës e disa të tjerë. Këta ishin nismëtarët e klubit, por edhe futbollistët e parë te cilët në ndeshjen promovuse mposhtën ekipin e Prizrenit, me rezultate 2-0. Më vonë filluan të organizohen, por nuk iu lejua të merrnin pjesë në në Kampionatin Gjithëkombëtar ngase qyteti i Gjakovës ishte nën administrimin e Prizrenit. Për ta hequr mallin, burrat e Gjakovës edhe një herë mboshten skuadrën e Prizrenit, e cila ishte finaliste e këtijë kampionati të palejuare për gjakovaret. Dy vite më vonë, klubi ndërroj emrin "Pashtriku", por edhe ky emër nuk u trashëgua shumë, vetëm deri më 1941. Emri i radhës ishte "Ylli i Kuq", ishte kjo kohë e komunizmit. Një dekadë më vonë skuadra emërohet me emrin që mban edhe sot e kësaj dite, KF Vëllaznimi. Koha ishte e vështirë por jo edhe për të ndalur reputacionin e këtij sporti si dhe dashurin ndaj tij në mesin e gjakovarëve. Nga brumi i quajtur Dushi, dalin gjenerata të reja, emra të rijnë siç ishte rasti i Hamdi Nuqit, golashënuesit më të mirë kuqezi të të gjitha kohërave në Kosovë, apo edhe Avni Zhubi i cili ishte një prej lojtarëve dhe sulmuesve kryesor të Prishtinë dhe ndihmoi atë për të u fut në ligën e parë të ish Jugosllavisë pasi që kaloj nga Vllaznimi. Sukseset me Vëllaznimin fillojnë pas vitit 1966. Periudha më ndritshme ishte kur Vëllaznimin e udhëhoqi trajneri Iljaz Sina i cili ishte edhe lojtarë i klubit. Nën udhëheqjen e tij në vitin 1963-1964 KF Vllaznimi arrin të futet në ligën e atëhershme të përbashkët të Serbisë (gjegjësisht të Kosovës e cila ishte liga e tretë e ish Jugosllavisë). Gjithashtu nën udhëheqjen e tij Vllaznimi arrin të bëhet kampion katër vite radhazi në këtë ligë 1966-1970 (gjithnjë suveren dhe me distancë prej 12-14 pikëve ndaj të dytit), ku më pas luanin në kualifikime për ligën e dytë federative. Pra trofeun e parë të rëndësishëm, Vllaznimit të Gjakovës ia dhurojë gjenerata e Bedri Zhubit, vëllezërve Halilosmani, Luan Voksh*t , Fatmir Zhubit, Fatmir Rracit e shumë të tjerëve, kur u stolisën me titullin e parë Kampion të Kosovës, që me xhelozi e mbrojtën për tre vitet e ardhshme. Por me kaq edhe mbeti deri ne në vitin 1971, kur u kualifikua në Ligën e Dytë të ish-Jugosllavisë. Më herët dështonte në ndeshjet vendimtare për t’u kualifikuar në një rang më të lartë federativë. Megjithatë shumë suksese të ekipit janë të ndërlidhura edhe me tifozët e zjarrtë të njohur me emrin "Kuqezinjët e Jakovës". Duhet cekur se Vëllaznimi ishte klubi i parë kosovar i cili për herë të parë vishet me fanella kuq e zi, saktësisht në vitin 1967. Zenun Brovina ishte i pari kosovar që kaloi një klub jashtë Kosovës. Ishte ky lojtar i Vëllaznimit, që për një kohë kishte mbrojtur ngjyrat e Partizanit të Beogradit. Zenuni kishte hapur rrugën edhe futbollistëve të tjerë si Blerim Mula dhe Faton Bingazi, të cilët luajtën nëpër disa klube turke. Megjithatë Ardian Kozniku dhe Besnik Hasi, mbetën krenari e këtij qyteti dhe të këtij klubi. Që të dy kanë shkelur në barin e stadiumeve më të njohura botërorë. Derisa Kozniku ka edhe një medalje të bronztë nga Kampionati Botëror 1998 i organizuar në Francë, me Kombëtaren e Kroacisë, Hasi ka disa tituj kampioni të Belgjikës dhe ndeshje në Ligën e Kampionëve, së bashku me fanellën e kombëtares "kuqezi" që mban edhe sot.

9 Titles Champions of Kosovo
1967–68,
1968–69,
1969–70,
1970–71,
1973–74,
1979–80,
1981–82,
1985–86,
1989–90

4 Cups of Kosovo
1984–85 Final : Vëllaznimi – Ramiz Sadiku 7–1 (5–0)
1986–87 Final : Vëllaznimi – Trepça 6–2 (4–1)
1987–88 Final : Vëllaznimi – Rahoveci 5–2 (3–0)
2007–08 Final : Vëllaznimi – Trepça’89 2–0 (0–0)

Training Day 🔴⚫⚽️KF Vëllaznimi po vazhdon me ritëm të lartë përgatitjet për sfidën e radhës! Nesër të gjithë ne Stadium ...
03/09/2026

Training Day 🔴⚫⚽️

KF Vëllaznimi po vazhdon me ritëm të lartë përgatitjet për sfidën e radhës!

Nesër të gjithë ne Stadium 🏟️

🔴⚫ NDESHJA E RADHËS NË SHTËPINË TONË!Në kuadër të javës së katërt, përballemi me KF Prishtina e Re.⚽ KF Vëllaznimi 🆚 KF ...
02/09/2026

🔴⚫ NDESHJA E RADHËS NË SHTËPINË TONË!

Në kuadër të javës së katërt, përballemi me KF Prishtina e Re.

⚽ KF Vëllaznimi 🆚 KF Prishtina e Re
📅 E premte, 04.09.2026
⏰ 16:00
🏟️ Stadiumi Artificial “Shani Nushi” – Gjakovë
🔴 📺 LIVE në ArtMotion

Të gjithë në stadium! 💪🔴⚫

Momentet më të bukura nga ndeshja kundër FC Besa Peja ⚽️
31/08/2026

Momentet më të bukura nga ndeshja kundër FC Besa Peja ⚽️

Fitore në Pejë për 3 pikët e radhës🚀FC Besa Peja 0-1 KF Vëllaznimi⚽️ Qemail Elshani (pen)
30/08/2026

Fitore në Pejë për 3 pikët e radhës🚀
FC Besa Peja 0-1 KF Vëllaznimi

⚽️ Qemail Elshani (pen)

GollllllFC Besa Peja 0-1 KF Vëllaznimi (Pen)
30/08/2026

Gollllll
FC Besa Peja 0-1 KF Vëllaznimi (Pen)

Pjesa e parë:FC Besa Peja 0-0 KF Vëllaznimi
30/08/2026

Pjesa e parë:
FC Besa Peja 0-0 KF Vëllaznimi

Formacioni zyrtar i ndeshjes FC Besa Peja 🆚 KF Vëllaznimi⏰ 16:30🏟️ Stadiumi “Tahir Vokshi”, Brestovik
30/08/2026

Formacioni zyrtar i ndeshjes FC Besa Peja 🆚 KF Vëllaznimi

⏰ 16:30
🏟️ Stadiumi “Tahir Vokshi”, Brestovik

🔴⚫ DITA E NDESHJES!Sot, Vëllaznimi zbret në fushë në Pejë! 💪⚽️⚽ FC Besa Peja 🆚 KF Vëllaznimi📅 E diel, 30.08.2026⏰ 16:30🏟...
30/08/2026

🔴⚫ DITA E NDESHJES!

Sot, Vëllaznimi zbret në fushë në Pejë! 💪⚽️

⚽ FC Besa Peja 🆚 KF Vëllaznimi
📅 E diel, 30.08.2026
⏰ 16:30
🏟️ Stadiumi “Tahiri Vokshi Brestovik”

Përpara Vëllaznimi! 🔴⚫

🔴⚫ FOCUS ON THE NEXT CHALLENGE! ⚽️Ekipi po punon fort dhe po finalizon përgatitjet për sfidën e radhës.Këtë herë, udhëto...
28/08/2026

🔴⚫ FOCUS ON THE NEXT CHALLENGE! ⚽️

Ekipi po punon fort dhe po finalizon përgatitjet për sfidën e radhës.

Këtë herë, udhëtojmë drejt Pejës për të dhënë maksimumin në fushë! 💪

🔴⚫ NEXT MATCH | JAVA IIIRadha për sfidën e radhës! ⚔️⚽ FC Besa Peja 🆚 KF Vëllaznimi📅 E diel, 30.08.2026⏰ 16:30🏟️ Stadium...
26/08/2026

🔴⚫ NEXT MATCH | JAVA III

Radha për sfidën e radhës! ⚔️

⚽ FC Besa Peja 🆚 KF Vëllaznimi
📅 E diel, 30.08.2026
⏰ 16:30
🏟️ Stadiumi “Tahir Vokshi”, Brestovik

Address

Gjakova

Opening Hours

Monday 09:00 - 17:00
Tuesday 09:00 - 17:00
Wednesday 09:00 - 17:00
Thursday 09:00 - 17:00
Friday 09:00 - 17:00

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when KF Vëllaznimi posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to KF Vëllaznimi:

Shortcuts

Share

Category