14/06/2026
Klubi i Boksit “Sport Center” Gjakovë me 13 qershor 2026 organizoi turneun tradicional të boksit “Dita e Çlirimit të Gjakovës”, i cili u zhvillua në Platonë e Parkut të Qytetit në Gjakovë, duke filluar nga ora 18:00, në një atmosferë festive dhe me pjesëmarrje të madhe të dashamirëve të sportit.
Ky aktivitet u organizua në nderim të Ditës së Çlirimit të Gjakovës dhe kishte për qëllim promovimin e boksit, vlerave sportive dhe përfshirjen e gjeneratave të reja në sport.
Krahas boksierëve nga Kosovës, morën pjesë edhe boksierë nga Shqipëria duke i dhënë garës karakter ndërkombëtar dhe kontribuar në forcimin e bashkëpunimit sportiv në rajon.
Gjatë turneut u zhvilluan gjithsej 12 duele, ku boksierët e pranishëm shfaqën nivel të lartë teknik, cilësi në ring dhe shpirt të madh garues, duke ofruar ndeshje interesante dhe atraktive për publikun e pranishëm.Klubi ynë u paraqit me 8 boksier në ketë turne ku të gjithë treguna një preformanc shumë të mirë.
Melos Goranci, Lian Juniku, Ervin Zenuni, Drilon Thaqi, Sadik Jakupi Alajdin Hoti dhe Marash Pnishi shenuan fitore ndersa Vendim Bushati u nda baraz urime e suksese të Gjithve për preformancen e treguar. Flori Tarani pati nje meq miqësor dhe tregoj nje preformanc shumë të mirë, Ndersa Taulant Jakupi fatkeqsisht nuk pati kundershtar edhe pse ishte ne form mjaft të mirë.
Juria zgjedhi me te mirët e turneut:
🥊 Boksieri më i mirë i turneut:
Drilon Thaqi – K.B. “Sport Center”, Gjakovë
🥊 Tekniku më i mirë i turneut:
Riad Mziu – K.B. “Trepça”, Mitrovicë
🥊 Çifti më luftarak i turneut:
Lindor Shala – K.B. “Besa”, Pejë
dhe
Erdi Aliu – K.B. “Dardanët”, Prishtinë
🥊 Boksieri më i mirë ndërkombëtar:
Enes Rexhmati – Shqipri
🥊 Boksieri më i mirë i klubit organizator:
Vendim Bushati – K.B. “Sport Center”, Gjakovë
Ky turne dëshmoi edhe një herë se boksi në Kosovë dhe në rajon po zhvillohet me ritme të larta, duke nxjerrë talente të reja dhe duke promovuar vlerat më të mira sportive, respektin reciprok dhe frymën e fair-play-it.
Zyrtarët e turneut
Delegat:
• Nadir Shllaku
Gjyqtarët:
• Agim Tahiraj
• Agim Shala
• Granit Qorri
• Luan Krasniqi
• Filip Nue
K.B. “Sport Center” – Gjakovë falënderon të gjithë sportistët, trajnerët, zyrtarët, sponsorët dhe qytetarët që kontribuuan në suksesin e këtij turneu tradicional.