23/05/2022
Klubi i Çiklizmit ,,Gjakova 137’’ në bashkëpunim me Federatën e Çiklizmit të Kosovës të dielen me 22.05.2022 organizojë garën çiklistike ,, Kupa e Gjakovës’’ në disiplinën Mountain Bike ( MTB - XCO) e cila u mbajt në shtigjet e ,,Shkugëz’’.
Pjesëmarrës ishin 40 garues të 3 kategorive të parapara për pjesëmarrje nga Kosova, Shqipëria dhe Novi Pazari.
Shtegu ishte sa i vështirë por edhe atraktiv në parkun e Shkugëzit në Gjakovë.
Vlenë të përmendet se gara u zhvillua me disa rrëzime por pa lëndime serioze. Konkurencë e fortë ishte në mesë garuesve të kategorisë Elitë ku fitues ishte çiklisti Gjakovar Alban Delija.
Rezulltatet e fituesëve janë si vijon më poshtë:
Elitë:
Vendi parë - Alban Delija - KÇ ,, Gjakova 137’’
Vendi dytë - Veton Krasniqi KÇ Kastrioti - Ferizaj
Vendi tretë - Hekuran Gashi KÇ Kastrioti - Ferizaj
Femrat:
Vendi parë - Megi Loci - Tiranë / Shqipëri
Vendi dytë - Nita Latifi - KÇ ,, Gjakova 137’’
Hobi:
Vendi parë - Dion Bytyqi - Gjakovë
Vendi dytë - Flori Rexhepi - Ferizaj
Vendi tretë - Florin Shoshi - Gjakovë
Klubi Çiklizmit ,,Gjakova 137’’falenderon të gjithë pjesëmarrësit dhe sponzorin kryesor të garës BIKE PLUS dhe LISI - M nga Prishtina, Mountain Hikers dhe Blini BK.
Falenderim i veçant shkonë për Policin e Kosovës dhe stafin e QKMF në Gjakovë.