Fushë Kosova - Tournament

Fushë Kosova - Tournament Faqja zyrtare e organizimeve sportive të Komunës së Fushë Kosovës

Klubi i Volejbollit Libero, në bashkëpunim me Federatën e Volejbollit të Kosovës dhe me mbështetjen e Drejtorisë për Kul...
31/07/2026

Klubi i Volejbollit Libero, në bashkëpunim me Federatën e Volejbollit të Kosovës dhe me mbështetjen e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport (DKRS), organizoi me sukses për tri ditë radhazi garat e Beach Volley në Fushë Kosovë.

Në këtë aktivitet morën pjesë 12 ekipe në kategorinë Seniorë – Meshkuj, 12 ekipe në kategorinë Seniore – Femra dhe 16 ekipe në kategorinë U16 – Vajza, duke ofruar ndeshje cilësore dhe një atmosferë të shkëlqyer sportive.

Fituesit në kategorinë Seniorë – Meshkuj:
🥇 Adriatik Berisha / Erind Qalaj
🥈 Endrit Nrecaj / Arlind Bytyqi
🥉 Ermal Maliqi / Erion Bajrami

Fitueset në kategorinë Seniore – Femra:
🥇 Xhudjena Kruti / Adelajda Prenga
🥈 Mihane Gashani / Sibora Gashani
🥉 Amela Llugaliu / Lyra Pireva

Fitueset në kategorinë U16 – Femra:
🥇 Melika Nuhiu & Anesa Jashari
🥈 Unika Surkishi & Alea Buzuku
🥉 Buna Gashti & Alketa Shuleta

Fituesit u shpërblyen me kupa, medalje dhe shpërblime financiare, ku vendi i parë u shpërblye me 500 €, vendi i dytë me 300 €, ndërsa vendi i tretë me 150 €.

Ky organizim i suksesshëm dëshmon se Fushë Kosova po shndërrohet në një qendër të rëndësishme të volejbollit në Kosovë. Por aktivitetet nuk përfundojnë këtu.

Fushë Kosova do të jetë sërish mikpritëse e Kampionatit U22 në Beach Volley, organizuar nga Federata e Volejbollit të Kosovës, me mbështetjen e Zyrës së Kryetarit, z. Valon Prebreza.

🏆 Me sukses u përmbyll "Fushë Kosova Tournament 2026"!Në një atmosferë të mrekullueshme, plot energji, entuziazëm dhe fr...
29/07/2026

🏆 Me sukses u përmbyll "Fushë Kosova Tournament 2026"!

Në një atmosferë të mrekullueshme, plot energji, entuziazëm dhe frymë sportive, u përmbyll me sukses Fushë Kosova Tournament 2026.

Falënderoj të gjitha ekipet pjesëmarrëse, trajnerët, organizatorët, prindërit dhe tifozët që kontribuuan në mbarëvajtjen e këtij turneu dhe krijuan një ambient të shkëlqyer për fëmijët tanë.

Urime të veçanta për ekipet fituese:
🏆 **U9** – FC KEKU
🏆 **U11** – FC Kosovari
🏆 **U13** – Shkolla e Futbollit Pro Prishtina

Ky turne dëshmoi edhe një herë se sporti është mënyra më e mirë për të promovuar talentin, disiplinën dhe miqësinë mes të rinjve.

Urime të gjithë pjesëmarrësve dhe suksese në garat e ardhshme!

🏆 FINALJA E MADHE – FUSHË KOSOVA TOURNAMENT KIDS CUP 2026 🏆📅 E Enjte | 23 Korrik🕖 Ora 19:00Ka ardhur momenti më i shumëp...
22/07/2026

🏆 FINALJA E MADHE – FUSHË KOSOVA TOURNAMENT KIDS CUP 2026 🏆

📅 E Enjte | 23 Korrik
🕖 Ora 19:00

Ka ardhur momenti më i shumëpritur! Finalet e Fushë Kosova Tournament Kids Cup 2026 do të përcaktojnë kampionët e kategorive U9, U11 dhe U13.

Ju ftojmë të bëheni pjesë e kësaj mbrëmjeje të veçantë sportive, të mbushur me emocione, garë të ndershme, fair-play dhe futboll cilësor. Le t’i mbështesim së bashku talentët e rinj, të cilët do të luftojnë për të ngritur trofeun e kampionit.

🏆 Tre kategori. Tre finale. Tre kampionë të rinj.
📍 Fusha Sintetike, Bardh i Madh – Fushë Kosovë
🕖 Fillimi: Ora 19:00

Shihemi në tribunë! ⚽👏

22/07/2026

📢 FTESË PUBLIKE

🏆⚽ Një rrugëtim i mbushur me emocione po vjen drejt finales! ⚽🏆

Pas ditësh të mbushura me pasion, garë të ndershme, buzëqeshje dhe momente të paharrueshme, Fushë Kosova Kids Cup 2026 po mbyll një tjetër kapitull të suksesshëm.

Faleminderit të gjitha skuadrave, trajnerëve, prindërve, tifozëve dhe çdo personi që ishte pjesë e këtij rrugëtimi dhe e bëri këtë turne të veçantë.

📅 Nesër, më 23.07.2026, duke filluar nga ora 19:00, na pret nata finale, ku do të kurorëzohen kampionët e kategorive U9, U11 dhe U13.

Ju ftojmë të gjithëve të jeni pjesë e kësaj mbrëmjeje sportive, të përjetoni emocionet e fundit të këtij edicioni dhe të festoni së bashku suksesin e futbollistëve tanë të rinj.

✨ Fundi i turneut, por fillimi i ëndrrave të mëdha për talentët e së ardhmes!

📣 Numërimi mbrapsht ka filluar! ⏳🏐Më 25, 26 dhe 27 korrik, Fushë Kosova do të bëhet qendra e volejbollit në rërë, duke m...
21/07/2026

📣 Numërimi mbrapsht ka filluar! ⏳🏐

Më 25, 26 dhe 27 korrik, Fushë Kosova do të bëhet qendra e volejbollit në rërë, duke mirëpritur një nga ngjarjet më atraktive sportive të verës – Beach Volley Fushë Kosova 2026.

Tre ditë me ndeshje spektakolare, atmosferë fantastike dhe garë mes ekipeve më të mira. Mos e humbisni këtë event të veçantë!

📅 25–27 Korrik 2026
📍 Fushë Kosovë

Shihemi në Beach Volley Fushë Kosova 2026! 🏐☀️🌴

🏆 Po vazhdon me emocione të mëdha Fushë Kosova Tournament 2026!Ndeshje cilësore, rivalitet sportiv dhe shumë talente të ...
21/07/2026

🏆 Po vazhdon me emocione të mëdha Fushë Kosova Tournament 2026!

Ndeshje cilësore, rivalitet sportiv dhe shumë talente të rinj po dhurojnë spektakël në fushë. ⚽🔥

Urime të gjitha skuadrave pjesëmarrëse për angazhimin, disiplinën dhe frymën e fair play-it. Ju ftojmë të bëheni pjesë e atmosferës dhe të përkrahni futbollistët tanë të rinj! 💙👏

20/07/2026

Një ndeshje spektakolare, e mbushur me emocione, ritëm të lartë dhe gola të shumtë, nuk prodhoi fitues në kohën e rregullt. Pas një përballjeje të luftuar deri në sekondën e fundit, gjithçka u vendos nga ekzekutimi i penalltive, të cilat përcaktuan skuadrën fituese.

Top Yjet vs Zidane

⚽️ Nesër na presin super ndeshje në fazën eliminatore të Fushë Kosova Tournament 2026!Pas dueleve emocionuese në fazën e...
19/07/2026

⚽️ Nesër na presin super ndeshje në fazën eliminatore të Fushë Kosova Tournament 2026!

Pas dueleve emocionuese në fazën e grupeve, tani vjen momenti vendimtar. Ekipet e kategorive U9, U11 dhe U13 do të përballen mes vete për një vend në fazën tjetër të turneut.

Ju ftojmë të jeni pjesë e kësaj atmosfere sportive, të përkrahim talentet e rinj dhe të shijojmë futboll cilësor, me respekt dhe fair play. 💙⚽

🏆 Suksese të gjitha ekipeve!

⚽️ Fushë Kosova Tournament është duke u zhvilluar me sukses, duke mbledhur së bashku talentët e rinj të futbollit në kat...
19/07/2026

⚽️ Fushë Kosova Tournament është duke u zhvilluar me sukses, duke mbledhur së bashku talentët e rinj të futbollit në kategoritë U9, U11 dhe U13.

Në këtë turne po marrin pjesë ekipe të ndryshme nga Fushë Kosova dhe rajoni, duke krijuar një atmosferë sportive, miqësore dhe konkurruese.

Ky aktivitet është një mundësi e shkëlqyer për zhvillimin e futbollistëve të rinj, promovimin e sportit dhe forcimin e miqësisë mes klubeve pjesëmarrëse.

I urojmë suksese të gjitha ekipeve.

17/07/2026

📢 NJOFTIM ZYRTAR

⚽🏆 FUSHË KOSOVA KIDS TOURNAMENT 2026 🏆⚽

Me kënaqësi ju njoftojmë se më 18 korrik 2026 do të nisë zyrtarisht Fushë Kosova Kids Tournament 2026, një turne i dedikuar për gjeneratat e reja dhe talentët e rinj të futbollit në kategoritë U9, U11 dhe U13.

Ky turne ka për qëllim të bashkojë fëmijët, klubet dhe akademitë e futbollit në një atmosferë të mbushur me sport, miqësi, respekt dhe fair-play.

Ndeshjet e Xhiros së Parë do të zhvillohen sipas orarit zyrtar të publikuar në poster, duke filluar nga ora 17:00, duke sjellë emocione, lojëra të bukura dhe momente të paharrueshme për futbollistët e vegjël.

Ftojmë prindërit, trajnerët, sportdashësit dhe gjithë komunitetin të jenë pjesë e këtij eventi dhe të mbështesin yjet e së ardhmes. ⭐

📅 Data: 18 Korrik 2026
📍 Lokacioni: Bardh i Madh, Fushë Kosovë
⚽ Kategoritë: U9 • U11 • U13
🕔 Fillimi i ndeshjeve: Nga ora 17:00

🤝 Mirë se vini në FUSHË KOSOVA KIDS TOURNAMENT 2026 – aty ku lindin ëndrrat e kampionëve të rinj! 💙💛

Address

Rr. Tahir Zemaj
Fushë Kosovë
12000

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Fushë Kosova - Tournament posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share