06/08/2025
🇽🇰🏆 FINALJA E MADHE – 8 GUSHT 🏆🇽🇰
📢 Me krenari ju njoftojmë se në finalen e madhe të turneut tonë, do të përballen:
⚽️ Erindi Company 🆚 Dëshmori Ramush Shatrolli
📅 Data: 8 Gusht 2025
⏱️ 20:00
Një ndeshje që premton emocion, pasion dhe respekt të madh për sportin dhe për ata që dhanë gjithçka për lirinë tonë.🇦🇱
🌟 Finalja do të jetë e veçantë jo vetëm për ndeshjen, por edhe për programin që kemi përgatitur:
✔️ Do të kemi mysafirë special të ftuar në këtë ngjarje.
✔️ Do të shpërndahen mirënjohje për sponsorët, donatorët dhe persona të veçantë që kontribuan për organizimin e këtij turneu.
✔️ Do të nderohen dëshmorët e UÇK-së, për të cilët mbajmë gjithmonë kujtimin gjallë në zemrat tona.
🛠️ Pas pak, stafi organizativ do të mblidhet për të finalizuar detajet e kësaj ngjarjeje, ku do të planifikojmë edhe diçka të veçantë për këtë ditë të rëndësishme.
💙 Një falënderim i madh për të gjithë tifozët që ishin pjesë e këtij rrugëtimi deri në finale – ju e bëtë atmosferën të jashtëzakonshme!