08/01/2025
"El Tigre" ishte nofka.
Mbrojtësve në La Liga u dridheshin gjunjët.
Paraprakisht e kishte bërë namin me Porton, andaj Atlético Madridi pagoi 40 milionë euro për të.
Shifër e çmendur për kohën, por Radamel Falcao nuk la vend për kritika.
24 gola në sezonin e parë.
28 në të dytin.
Real Madridi ishte vënë pas kolumbianit.
Ballinat e gazetave po mbusheshin me emrin e tij.
Lëvizja e madhe pritej të ndodhte...
Por, Falcao zgjodhi paratë, para lavdisë.
U transferua në Monaco. E aty, fati ia ktheu shpinën. Një lëndim i rëndë e la jashtë Botërorit të vitit 2014, në Brazil.
Më pas e provoi edhe në Ishull, por dështoi në Teatrin e Ëndrrave, e zhgënjeu me Chelsean.
Në Ligue 1 ishte solid, i respektuar, por asnjëherë nuk u bë "sulmuesi i madh" – që tifozët e donin.
Lavdia e tij mbeti në të kaluarën.