KF Liria - Zhelinë

KF Liria - Zhelinë Klubi Futbollistik Liria - Zhelinë 1988 ⚽️

🤝 MIRË SE VJEN NË FAMILJEN E KF LIRIA ZHELINË!Me kënaqësi dhe mirënjohje ju njoftojmë se MEISTER ALI i bashkohet familje...
30/07/2026

🤝 MIRË SE VJEN NË FAMILJEN E KF LIRIA ZHELINË!

Me kënaqësi dhe mirënjohje ju njoftojmë se MEISTER ALI i bashkohet familjes së KF Liria Zhelinë si sponsor zyrtar.

Mbështetja juaj është një motivim i madh për klubin tonë dhe një hap i rëndësishëm drejt arritjes së objektivave tona. Faleminderit për besimin dhe përkushtimin për të qenë pjesë e rrugëtimit të KF Liria Zhelinë.

Së bashku ndërtojmë një të ardhme më të fortë për klubin dhe komunitetin tonë.

Mirë se erdhët në familjen bardhekaltër! 💙🤍

Të dashur tifozë të KF Liria Zhelinë,Kemi kënaqësinë t’ju njoftojmë se maicat zyrtare të klubit do të jenë në sh*tje gja...
29/07/2026

Të dashur tifozë të KF Liria Zhelinë,

Kemi kënaqësinë t’ju njoftojmë se maicat zyrtare të klubit do të jenë në sh*tje gjatë ditës së turneut, këtë të diel.

Maicat do të jenë të disponueshme në dy versione:
🔵 Ngjyrë e kaltër
⚫ Ngjyrë e zezë

Çmimi: 800 denarë.

Mos e humbisni mundësinë ta merrni maicën tuaj dhe ta përkrahni klubin tonë me krenari.

Një klub, një familje, një Zhelinë! 💙🖤

⚽ TURNIRI “ZHELINA FESTON”Në kuadër të manifestimit tradicional “ZHELINA FESTON”, për së pari herë organizuar nga KF Lir...
27/07/2026

⚽ TURNIRI “ZHELINA FESTON”

Në kuadër të manifestimit tradicional “ZHELINA FESTON”, për së pari herë organizuar nga KF Liria Zhelinë, Drita e Mërgimtarëve dhe Shoqata “Zhelina për Zhelinën”, ju ftojmë të merrni pjesë në Turnirin e Futbollit të Vogël, i cili do të zhvillohet:

📅 E diel, 2 Gusht
🕖 Ora 19:00
📍 Stadiumi “Veli Arsllani” – Zhelinë

Ftojmë të gjithë sportdashësit dhe ekipet nga fshati Zhelinë të bëhen pjesë e këtij organizimi.

Të dhënat e turnirit:

⚽ Formati i ekipeve: 5+1
💶 Paraqitja e ekipit: 50 €
📅 Afati i fundit për paraqitje: E premte, 31 Korrik

Pjesëmarrja lejohet vetëm për ekipet nga fshati Zhelinë.

Të gjitha të hyrat nga turniri do të shkojnë në mbështetje të fondit të KF Liria Zhelinë, për zhvillimin dhe përkrahjen e aktiviteteve të klubit.

🎶 Koncert

Pas turnirit do të organizohet edhe një koncert festiv, ku do të performojë grupi muzikor “Shahirat e Zhelinës”, duke krijuar një atmosferë të veçantë për të gjithë të pranishmit.

📞 Kontakt për paraqitjen e ekipeve:

070 776 671
071 880 489

Ju mirëpresim të gjithëve për një mbrëmje sportive dhe festive në Zhelinë!

25/07/2026

💚

💙🤍
11/07/2026

💙🤍

🏠💙🤍
22/06/2026

🏠💙🤍

💛🖤
16/06/2026

💛🖤

Në përfundim të këtij rrugëtimi të paharrueshëm, dëshirojmë të shprehim mirënjohjen tonë më të sinqertë për Restaurant D...
15/06/2026

Në përfundim të këtij rrugëtimi të paharrueshëm, dëshirojmë të shprehim mirënjohjen tonë më të sinqertë për Restaurant Da Peppino dhe Restaurant Rossini, të cilët e bënë edhe më të veçantë ditën e fundit të turneut tonë.

Po ashtu një Falënderim për Sabedin Veliu dhe Qamil Sinani i cili dhuroi për lojtarët këpucë futbolli.

Faleminderit për mikpritjen e ngrohtë, bujarinë dhe respektin që treguat ndaj ekipit tonë. Në momentin kur po mbyllnim një kapitull plot emocione, sfida dhe kujtime të bukura, ju na nderuat me praninë dhe kujdesin tuaj, duke na bërë të ndihemi të vlerësuar dhe të mirëpritur.

Këto gjeste mbeten gjatë në kujtesë dhe janë dëshmi se suksesi i një rrugëtimi nuk matet vetëm me destinacionet e arritura, por edhe me njerëzit e mrekullueshëm që takojmë gjatë rrugës.

Nga zemra, ju falënderojmë për mbështetjen, miqësinë dhe respektin tuaj. Ju urojmë shumë suksese dhe shpresojmë që rrugët tona të kryqëzohen përsëri në të ardhmen.

Me mirënjohje dhe respekt,
KF Liria Zhelinë

15/06/2026

Danke Schweiz 🤝🇨🇭🏆

Address

Zhelinë

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when KF Liria - Zhelinë posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share

Category