11/05/2026
Kemi kënaqësinë t’ju njoftojmë se ekipi ynë po niset drejt Austrisë për të na përfaqësuar në garat e futbollit që do të zhvillohen atje. Ekipi do të ketë një qëndrim 3-ditor, nga data 15.05 deri më 17.05. Ky udhëtim ishte planifikuar që vitin e kaluar, por pasi vetë garat në Austri u anuluan atëkohë dhe nuk u mbajtën, realizimi i këtij projekti u shty për këtë vit.
Realizimi i këtij rrugëtimi në çdo detaj është bërë i mundur nga z. Xhemal Sadiki. Si një biznesmen që jeton dhe vepron në Austri, Xhemali u kujdes për gjithçka, që nga biletat e aeroplanit e deri te mbarëvajtja e plotë e djemve tanë gjatë këtyre tre ditëve.
Gjërat e mira vijnë natyrshëm kur bashkohen zemrat dhe dashuria për këtë klub. Një mirënjohje e veçantë shkon për Xhemalin, i cili si një ndër mbështetësit e parë të klubit tonë, ka kontribuar jo vetëm në aspektin material, por ka qenë krahu ynë i fortë duke ndarë me ne përvojën e tij si organizator i projekteve të mëdha në Austri.
Falë angazhimit të tij, djemtë tanë sot kanë këtë mundësi të çmuar dhe një përvojë që do të mbetet e paharrueshme.
Vazhdojmë të bashkuar!
F.C.P 💙❤️