ARION Karate School

ARION Karate School Qendër për Edukim, vetmbrojtje, dhe Trajnim Sportiv në Artet Marciale(Karate)

27/07/2026

Pergjat nji seance stërvitore me pjesmarsit në Kampin e Karatesë, garuesit e kombinuar nga disa klube, aktiv në gara me përvojë ndërkombëtare.

Kampi Veror i Karatesë – Struga 2026 🥋Klubi i Karatesë ARION – Tetovë po merr pjesë në Kampin Veror të Karatesë Struga 2...
27/07/2026

Kampi Veror i Karatesë – Struga 2026 🥋

Klubi i Karatesë ARION – Tetovë po merr pjesë në Kampin Veror të Karatesë Struga 2026, i organizuar nga Karate Akademija, që po zhvillohet nga data 24.07.2026 deri më 31.07.2026, me pjesëmarrjen e shumë klubeve nga vendi dhe rajoni, si dhe instruktor kombëtar dhe ndërkombëtar .

Gjatë kampit, sportistët tanë po ndjekin seanca intensive stërvitore, po fitojnë njohuri të reja teknike e taktike, po shkëmbejnë përvoja me karateistë të tjerë dhe po forcojnë frymën e bashkëpunimit dhe miqësisë.

I urojmë të gjithë pjesëmarrësve një kamp të suksesshëm, me shumë punë, disiplinë, përparim dhe kujtime të bukura sportive.

Klubi i Karatesë ARION – Tetovë
"Disiplinë • Respekt • Sukses"imet

TRAGJEDI APO INJORIM I MIRËORGANIZUAR?Ka vite që Klubi i Karatesë ARION – Tetovë, i udhëhequr nga Prof. Veton Murati – e...
16/07/2026

TRAGJEDI APO INJORIM I MIRËORGANIZUAR?

Ka vite që Klubi i Karatesë ARION – Tetovë, i udhëhequr nga Prof. Veton Murati – ekspert i sigurisë, instruktor i licencuar ndërkombëtarisht, humanist, ish-udhëheqës i Klubit të Karatesë Pirok dhe Shkëndija Tetovë – vazhdon misionin e tij me një qëllim të vetëm: edukimin dhe zhvillimin e fëmijëve dhe të rinjve.
Për më shumë se dy dekada janë edukuar mijëra fëmijë e të rinj, janë krijuar kampionë, instruktorë, gjyqtarë dhe sportistë që kanë përfaqësuar me dinjitet vendin në gara kombëtare dhe ndërkombëtare. Sot, ky mision vazhdon përmes Shkollës së Karatesë ARION, me të njëjtin përkushtim, të njëjtën ndershmëri dhe të njëjtin ideal.
Megjithatë, përballë këtij kontributi shumëvjeçar, mungon ajo që do të duhej të ishte më elementarja: mbështetja financiare dhe institucionale. Mungon përkrahja e institucioneve, mungon ndihma e bizneseve private dhe mungon vullneti për të investuar në një projekt që nuk i shërben vetëm një klubi, por mbarë komunitetit.
Ky projekt synon krijimin e një qendre moderne sportive dhe edukative, ku fëmijët dhe të rinjtë do të zhvillohen fizikisht, psikologjikisht, profesionalisht dhe moralisht. Një qendër ku do të promovohen disiplina sportive, edukimi etik, trajnimet profesionale dhe vlerat njerëzore, duke i larguar të rinjtë nga devijimet, dhuna, kriminaliteti, varësitë dhe fenomenet e tjera që kërcënojnë shoqërinë tonë.
Lind pyetja që dhemb:
Si është e mundur që qindra miliona euro nga fondet e Bashkimit Evropian dhe miliarda nga buxheti i shtetit të shpenzohen në drejtime që qytetarët nuk i shohin, ndërsa nuk gjenden mjete për projekte që investojnë drejtpërdrejt tek fëmijët dhe e ardhmja e këtij vendi?
Si është e mundur që një njeri të detyrohet të sakrifikojë nga buka e fëmijëve të tij për të mbajtur gjallë një mision që u shërben edhe fëmijëve të familjeve të tjera, pa dallim kombësie, feje apo përkatësie sociale?
Nuk kërkojmë privilegje. Nuk kërkojmë favore politike.
Kërkojmë vetëm mundësinë që puna, përvoja, sakrifica dhe rezultatet shumëvjeçare të vlerësohen dhe të mbështeten.
Sepse investimi në sport nuk është shpenzim. Është investim në shëndetin, edukimin, sigurinë dhe të ardhmen e shoqërisë.
Sot heshtja nuk dëmton vetëm Klubin e Karatesë ARION. Ajo dëmton çdo fëmijë që meriton një mundësi më të mirë.
Prandaj, u bëjmë thirrje institucioneve shtetërore, pushtetit lokal, bizneseve dhe çdo njeriu me përgjegjësi shoqërore që të bëhen pjesë e këtij misioni.
Deshmija më e fuqishme për punën mbi tre decenje timen dhe të prindit tim mbi pes decenie, tregoi prezantimi në Tetova Fest, aty ku performuan ish nxënësit e mi, talentët e klubit dhe ata që i prodhuam pa mbështetjen e askujt e që sot jan mburje kolektive, simbol saktifice, dicipline dhe edukimi profesional.
Sepse një shoqëri që nuk investon tek fëmijët dhe rinia e saj, nuk mund të pretendojë një të ardhme më të mirë.
Tragjedi... apo injorim i mirëorganizuar?

POSTIM PUBLIKKa momente kur njeriu nuk flet për veten, por për një realitet që prek shumë njerëz të ndershëm.Për më shum...
29/06/2026

POSTIM PUBLIK

Ka momente kur njeriu nuk flet për veten, por për një realitet që prek shumë njerëz të ndershëm.
Për më shumë se tri dekada i kam shërbyer sportit, shtetit dhe qytetarëve me përkushtim të plotë. Si Kryetar i Klubit të Karatesë ARION, ish-trajner i klubeve Shkëndija dhe Pirok, instruktor në Akademinë e Karatesë, Komesar i Garave pranë Federatës, Magjistër i Sporteve Luftarake dhe hetues i krimeve të rënda, kam besuar gjithmonë se shërbimi ndaj njerëzve është nderi më i madh.
Qindra fëmijë e të rinj kanë kaluar nëpër duart tona. Kemi ndërtuar karakter, disiplinë, respekt dhe përgjegjësi. Kemi përfaqësuar me dinjitet klubet tona, qytetin, kombin dhe shtetin brenda e jashtë vendit. Shumicën e kësaj rruge e kemi bërë me sakrifica personale dhe me vetëfinancim, duke mbuluar shpenzime që në shumë vende do të ishin përgjegjësi e institucioneve.
Pyetja ime është e thjeshtë:
A mund të mbështetet e ardhmja e rinisë vetëm mbi sakrificën e individëve?
Nuk është normale që njerëzit që edukojnë brezat e rinj të luftojnë çdo ditë për mbijetesën e klubeve, ndërsa kontributi i tyre shpesh kalon në heshtje. Nuk është normale që sporti të mbahet vetëm nga pasioni i trajnerëve dhe sakrifica e prindërve.
Sporti nuk krijon vetëm kampionë. Ai krijon qytetarë të ndershëm, larg dhunës, kriminalitetit, drogës dhe dukurive të tjera negative. Çdo investim në sport është investim në sigurinë, shëndetin dhe të ardhmen e shoqërisë.
Ky nuk është një apel vetëm për institucionet, por edhe për bizneset dhe për gjithë shoqërinë. Është koha të vlerësohen ata që me punë të ndershme ndërtojnë breza të tërë, pa zhurmë, pa interesa personale dhe pa përkrahjen që meritojnë.
Unë do të vazhdoj të punoj me të njëjtin përkushtim, sepse këtë e konsideroj detyrim moral ndaj fëmijëve, sportit, qytetarëve dhe kombit tim. Por besoj se ka ardhur koha që puna, dija, ndershmëria dhe rezultatet të kenë vlerën që meritojnë.
Respekti nuk kërkohet si favor – ai fitohet me vepra. Mbështetja për ata që i shërbejnë shoqërisë është përgjegjësi e përbashkët.
Veton Murati
Kryetar i Klubit të Karatesë ARION
Ish-trajner i KK Shkëndija dhe KK Pirok
Instruktor i Akademisë së Karatesë
Komesar i Garave pranë Federatës së Karatesë të Maqedonisë së Veriut
Magjistër i Sporteve Luftarake
Hetues i Krimeve të Rënda
_____________________________________________
ЈАВНА ОБЈАВА

Има моменти кога човекот не зборува за себе, туку за реалноста што влијае на многу чесни луѓе.
Повеќе од три децении им служам на спортот, на државата и на граѓаните со целосна посветеност. Како претседател на карате клубот АРИОН, поранешен тренер на клубовите Шкендија и Пирок, Инструктор во Карате Академијата, Комесар за натпревари во Карате Федерацијата, Магистер за боречки вештини како и Истражител на сериозни кривични дела, отсекогаш верував дека служењето на луѓето е најголема чест.
Стотици деца и млади луѓе поминале низ наши раце. Изградивме карактер, дисциплина, почит и одговорност.
Ги претставувавме нашите клубови, градот, нацијата и државата со достоинство дома и во странство. Поголемиот дел од овој пат го поминавме со лично жртвување и самофинансирање, покривајќи трошоци што во многу земји би биле одговорност на институциите.

Моето прашање е едноставно:

Дали иднината на младите може да се базира исклучиво на жртвата на поединци?
Не е нормално луѓето што ги едуцираат младите генерации да се борат секој ден за опстанок на клубовите, додека нивниот придонес честопати поминува во апсолутна тишина. Не е нормално спортот да се одржува само преку страста на тренерите и жртвувањето на родителите.

Спортот не создава само шампиони; Тој создава чесни граѓани, далеку од насилство, криминал, дрога и други негативни појави. Секоја инвестиција во спортот е инвестиција во безбедноста, здравјето и иднината на општеството.

Ова не е апел само до институциите, туку и до бизнисите и до целото општество. Време е да ги цениме оние кои, со чесна работа, градат цели генерации, без бучава, без лични интереси и без поддршката што ја заслужуваат.

Ќе продолжам да работам со истата посветеност, бидејќи го сметам ова за морална обврска кон децата, спортот, граѓаните и мојата нација. Но, верувам дека дојде време работата, знаењето, чесноста и резултатите да ја имаат вредноста што ја заслужуваат.

Почитта не се бара како услуга - таа се заработува со дела. Поддршката за оние што му служат на општеството е заедничка одговорност.

Ветон Мурати
Претседател на карате клубот АРИОН
Поранешен тренер на КК Шкендија и КК Пирок
Инструктор на карате академијата
Комесар за натпревари во Карате федерацијата на Северна Македонија
Магистер по боречки вештини
Истражител за сериозни кривични дела

🥋 Klubi i Karatesë ARION – Tetovë realizoi me sukses provimin e tretë për gradimet KYUMe miratimin e Karate Akademisë së...
22/06/2026

🥋 Klubi i Karatesë ARION – Tetovë realizoi me sukses provimin e tretë për gradimet KYU
Me miratimin e Karate Akademisë së Maqedonisë së Veriut, Klubi i Karatesë ARION – Tetovë organizoi me sukses provimin e tretë me radhë për gradimet KYU të nxënësve tanë.

Komisioni i provimit ishte në përbërje:
🔹 Prof. Besnik Murati – Kryetar i Karate Akademisë së Maqedonisë së Veriut
🔹 Prof. Jeton Kamberi – Drejtor i Gjimnazit të Tetovës
🔹 Prof. Veton Murati – Kryetar dhe trajner i Klubit të Karatesë ARION
Në realizimin e provimit kontribuoi edhe ndihmës-trajneri:
🔹 Drin Limani

Të gjithë 20 kandidatët kaluan me sukses provimin dhe fituan gradimin për një nivel më të lartë, duke dëshmuar përkushtimin, disiplinën dhe punën e vazhdueshme gjatë stërvitjeve.
Me këtë aktivitet përmbyllim me sukses gjysmën e parë të vitit sportiv, një periudhë e mbushur me shumë punë, mund, djersë dhe përkushtim nga sportistët, trajnerët dhe prindërit.
Urime të gjithë karateistëve për suksesin e arritur dhe ju dëshirojmë edhe më shumë rezultate në sfidat e ardhshme!

🥋 Klubi i Karatesë ARION – Tetovë

“Disiplina, karakteri dhe puna janë rruga drejt suksesit.”

Klubi i Kararesë ,,ARION"-Tetovë informon opinion e gjërë dhe atë Tetovarë se dje me datë 13.06.2026 në Kapionatin Ndërk...
14/06/2026

Klubi i Kararesë ,,ARION"-Tetovë informon opinion e gjërë dhe atë Tetovarë se dje me datë 13.06.2026 në Kapionatin Ndërkombëtar KUMANOVA OPEN në Kumanovë , mori pjesë duke u përfaqsuar me garuesit si në vijim:

1.Vesa Azizi (nënKampione) 2016 -40 kg
2.Ginna Hiseni( vendi i tretë) 2015 -40 kg
3.Isa Rexhepi (nënKampion) 2017 -30 kg
4.Metin Sulejmani (Kampion) 2017 -42 kg
5.Bardhi Abazi (Vedi i Tretë ) 2014 -42 kg
6.Driton Alija (NënKampion) 2015 -50 kg

Në këtë garë ndërkombëtare klubi yn u përfaqsua nga Mr.Veton Murati në rolin kryetar i Klubit dhe trajner kryesor, si dhe asistent Drin Limani dhe me garuesit e lartpërmendur që të gjithë u stolisën me fitore .

Me respekt
Kryesija e Klubit

Në emrin tim si Kryetar i klubit dhe në emër të familjes sonë, ju urojmë të gjithë besimtarëve muslimanë kudo që janë, F...
27/05/2026

Në emrin tim si Kryetar i klubit dhe në emër të familjes sonë, ju urojmë të gjithë besimtarëve muslimanë kudo që janë, Festën e Kurban Bajramit.
Allahu ua pranoftë kurbanin, lutjet, ibadetet dhe çdo vepër të mirë.
Kjo festë e shenjtë sjelltë paqe, shëndet, begati, dashuri dhe harmoni në familjet tuaja.
Gëzuar Kurban Bajramin! 🌙🐑✨

TRAGJEDI POLITIKE DHE MORALE SHOQËROREËshtë shqetësuese dhe e papranueshme që ende nuk ekziston një sistem i rregulluar ...
15/05/2026

TRAGJEDI POLITIKE DHE MORALE SHOQËRORE
Është shqetësuese dhe e papranueshme që ende nuk ekziston një sistem i rregulluar me ligj dhe obligim institucional për mbështetjen reale të sportit, punëtorëve sportivë, klubeve sportive dhe të rinjve që sjellin rezultate e vlera për shoqërinë.
Sot, shumë trajnerë, pedagogë sportivë, klube dhe sportistë që kanë harxhuar jetën duke edukuar gjenerata, duke larguar fëmijët nga rruga, droga, dhuna dhe devijimet shoqërore, mbesin të anashkaluar, pa mbështetje, pa sigurim dhe pa vlerësim institucional.
Në vend që pushteti qendror dhe ai lokal të kenë detyrim ligjor për financim transparent dhe shpërblim të drejtë ndaj atyre që ndërtojnë shoqërinë, fondet shpesh ndahen në mënyrë selektive, politike apo formale, pa kritere reale dhe pa respekt për kontributin e vërtetë për klubet e vërteta, me evidenca Shtetrore dhe Anëtare të Organizatave , Federatave Nacionale, me të drejtë Ligjore , me profesor në udhëheqêsinë e tyre, instruktor të licencuar dhe me vendim nga Ministrija për Sport dhe Rrini, karshi bodrumeve apo qendra fiktive tē mashtrimeve , pa licenca, pa klube dhe pa individ institucional, tituj profesorë dhe licencime adekuate .
Është paradoks dhe tragjedi morale që në këtë shoqëri shpesh më shumë promovohen, mbrohen apo shpërblehen individë me histori delikuence, ndërsa njerëzit e ndershëm, trajnerët, sportistët dhe punëtorët e devotshëm që kanë sakrifikuar dekada për edukimin dhe disiplinimin e rinisë, lihen në harresë.
Kjo nuk është vetëm padrejtësi ndaj individëve, por goditje direkte ndaj ardhmërisë së shoqërisë.
Kërkohet urgjentisht:

▪︎Hartim i një ligji funksional për mbështetjen e sportit dhe punëtorëve sportivë.
▪︎Detyrim institucional për komunat, shtetin dhe bizneset që të investojnë në sport dhe edukim sportiv.
▪︎Sistem transparent për shpërblimin e rezultateve dhe kontributeve reale.
▪︎Përkrahje konkrete për klubet që prodhojnë sportistë dhe edukojnë fëmijë.
▪︎Vlerësim dinjitoz për sportistët e dalluar dhe trajnerët që përfaqësojnë vendin me nder.

Shoqëria që nuk vlerëson edukatorin, trajnerin dhe sportistin, por normalizon antivlerën, rrezikon të humbasë identitetin moral dhe të ardhmen e saj.
Sporti nuk është luks.
Sporti është edukim, disiplinë, shëndet, kulturë dhe mbrojtje e rinisë.

Prof.Veton Murati
Instruktor I Licencuar Botror nga WKF
Komesar i Garave pranë FKM
Kryetar i Shkollës (klubit) të Karatesë.-ARION
Ish udhëheqës dhe kryetrajner i klubeve
SHKËNDIJA -Tetovë
PIROK-Pirok

Në kuadër të klubit tonë si klub i cili filloi së funksionuari vetëm para nji viti, Klubi I Karatesë Arion-Tetovë i udhë...
20/04/2026

Në kuadër të klubit tonë si klub i cili filloi së funksionuari vetëm para nji viti, Klubi I Karatesë Arion-Tetovë i udhëhequr nga Prof.Veton Murati dhe ish Kryetrajner dhe udhëheqës i klubit Shkëndija deri më vitin 2024.
Klubi i Karatesë ARION u perfaqsua në Kampionatin Shtetror për fëmijët dhe rezultoi të sjelli tre medalje për në Tetovë, të cilët garues janë të kualifikuar me të drejtën për të marur pjes në Ballkanike në Turqi.
Fituesit tanë nga nji klub I formuar vetëm para nji viti dhe me aspak përvojë në gara Shtetrore janë:
1.Driton Alija
2.Amra Azizi
3.Bardh Abazi
Dhe Vesa Azizi si e kualifikuar në vendin e 5 të me të drejtë pjesmarjeje.
Pjesmarës me shumë performansë të mirë ishin edhe Murati Arion dhe Hiseni Luan e në veçanti Gianna Hiseni me dyluftimet spektakulare por që nuk ruajtën pikët nga mospërvoja per tu berë medalist.
Nga gjithsej 7 pjesmarës vetëm fëmijë fillestar, Klubi yn solli 3 medalist dhe 5 pretendent për Ballkanike duke u ranguar në 11 vende më lart në ranglistën Shtetrore perpara klubeve te formuara para 30-50 vitesh siç jan Luboteni nga Tetova dhe të tjera klube nga Maqedonija.
Nji Faleminderim per dy asistentët per ndihmën e dhënë pranë Profesorit Veton Murati, si udhëheqës dhe Kryetar i Klubit tonë, ishin
Drin Limani dhe Amin Osmani .

28/03/2026

Nxënëses tonë Gianna Iseni nga fshati Pirok, i uruam në emër të Klubit Arion, Nxënësve të Klubit dhe ne si kryesi dhe trajner e asistent, Ditëlindjen e 11 të vjetorit të saj.
URIME KAMPIONE DHE TU SHTOFSHIN VITET SHËNDETPLOTË DHE ME SHUM TITUJ RESHTAZI.

Address

B. Toska 292
Tetovo

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when ARION Karate School posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share