01/06/2026
🚩 Mbyllet sezoni 2025/2026 në 4. MFL Tetovë.
❕Si KF Vëllazërimi - Sllatinë, dëshirojmë të shprehim mirënjohjen tonë për të gjithë ata që kontribuan në zhvillimin dhe mbarëvajtjen e këtij kampionati.
❤️ Një falënderim i veçantë shkon për të gjithë futbolldashësit e f.Sllatinë dhe bashkatdhetarët tanë në diasporë, të cilët gjatë gjithë sezonit kanë qenë pranë klubit tonë. Mbështetja juaj, qoftë financiare apo morale, ka qenë një forcë shtesë për ekipin në çdo ndeshje dhe në çdo sfidë.
👏🏼 Urimet më të sinqerta për CF Cetinska për triumfin e merituar dhe ngjitjen në Ligën e Tretë. Ju dëshirojmë shumë suksese dhe paraqitje sa më të mira në sfidat që ju presin në nivelin më të lartë të garimit.
👏🏼 Një falënderim i veçantë shkon për Lidhjen Futbollistike të Tetovës për organizimin e kampionatit, si dhe për të gjithë referët që ndanë drejtësinë gjatë këtij sezoni.
✋🏼Po ashtu, falënderojmë të gjitha klubet pjesëmarrëse për korrektësinë, rivalitetin sportiv dhe kontributin e tyre në një kampionat interesant dhe konkurrues.
✅ Të gjitha ekipeve ju urojmë shëndet, suksese dhe arritje edhe më të mëdha në sezonin e ardhshëm.
🤝 Me respekt, KF Vëllazërimi – Sllatinë