21/08/2026
💙 LAJM I MADH NGA AKADEMIA E FC SHKUPI! 💙
AMIR BAFTJARI FTOHET NGA REPREZENTACIONI I MAQEDONISË U14!
Një tjetër krenari për Akademinë tonë! 💙🦅
Talenti ynë Amir Baftjari, një nga futbollistët më premtues të gjeneratës së tij, ka marrë ftesë zyrtare nga Reprezentacioni i Maqedonisë U14 për grumbullimin dhe ndeshjet ndërkombëtare në Strumicë. ⚽
Amiri do të jetë pjesë e ekipit për 3 ndeshje ndërkombëtare, ku Reprezentacioni i Maqedonisë do të përballet me:
🇧🇦 Bosnjë dhe Hercegovinë
🇪🇪 Estoni
🇺🇦 Ukrainë
💙 Një tjetër dëshmi se puna, përkushtimi dhe talenti i djemve tanë po marrin vlerësimin e merituar në nivel të Reprezentacionit!
Nga fushat e Çairit drejt Reprezentacionit!
👏 Urime Amir! Jemi krenarë për ty dhe të urojmë shumë sukses në këto sfida ndërkombëtare!
FC SHKUPI ACADEMY – TALENTET E SOTME, REPREZENTACIONI I NESËRËM! 💙