Shoqata Bjeshkatare Alpiniste "Dardania"

Shoqata Bjeshkatare Alpiniste "Dardania" Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Shoqata Bjeshkatare Alpiniste "Dardania", Skopje.

Sot, grupi i Ekspeditës u nis nga Trogiri për të arritu në vendin ku do të takohen me pjesëmarësit e manifestimit "Dita ...
05/06/2026

Sot, grupi i Ekspeditës u nis nga Trogiri për të arritu në vendin ku do të takohen me pjesëmarësit e manifestimit "Dita e Bjeshkatarëve Kroat", por para se të bashkohen me pjesëmarësit e tjerë ata vizituan disa vende të mrekullueshme, ndër të tjerat vizituan Ujëvarat e mrekullueshme të Pletvicës që gjenden në Parkun Nacional të Pletvicës, dhe në orët e pasditës u takuan me bjeshkatarë tjerë, ku sonte do ta kalojn natën në tenda dhe nesër do të vazhdojn sipas agjendës së nikoqirit.

Një Album me foto, nga grupi që u udhëtoi sot nga Shkupi, nëpërmjet Kosovës, Malit të Zi, Bosnjës dhe vendosja e tyre në...
04/06/2026

Një Album me foto, nga grupi që u udhëtoi sot nga Shkupi, nëpërmjet Kosovës, Malit të Zi, Bosnjës dhe vendosja e tyre në qytetin Trogir të Kroacisë, ku sonte do ta kalojn natën aty dhe nesër në mëngjes takohen me pjesëmarësit e manifestimit "Dita e Bjeshkatarëve Kroat" dhe i fillojnë aktivitetet sipas agjendës së organizatorit.

Të nderuar anëtarë dhe dashamir të natyrës, Shoqata Bjeshkatare Alpiniste “DARDANIA” - Shkup, në bashkëpunim me KBC Dibr...
04/06/2026

Të nderuar anëtarë dhe dashamir të natyrës, Shoqata Bjeshkatare Alpiniste “DARDANIA” - Shkup, në bashkëpunim me KBC Dibra - Mountaineering Cycling Club, për këtë vikend organizon ecjen e rradhës dyditore 06-07.06.2026

Destinacion kemi Liqenet e Lurës dhe Majën e Kurorës – 2116 m/lmd.

Kjo aventurë do të zgjasë dy ditë. Nisja do të bëhet ditën e shtunë (06.06.2026) në orët e pasdites, ndërsa akomodimi do të realizohet në nji nga bujtinat në fsh.Lurë ku do ta kalojmë natën.

Ditën e diel, pas namazit të sabahut, do të fillojë realizimi i guidës nga fshati Lurë.

Gjatësia e shtegut: rreth 30 km në dy drejtime.

Për këtë guidë preferohet përgaditje e mirë fizike dhe psiqike.

Veshëmbathja të jetë adekuate për terrene malore dhe rekomandohet të kemi edhe veshje kundër shiut.

Transporti deri tek pika e nisjes do të bëhet me makina private, andaj ju lusim të lajmëroheni me kohë për organizim sa më të mirë.

Afati i fundit për konfirmim:
E premte ora 13:00.

Koha e nisjes:
Me 06.06.2026 (e shtunë)
në orët e pasdites prej parkingut të Qendrës Tregtare Çairçanka.

Lusim pjesëmarrësit të jenë të saktë në vendin e nisjes në orën e caktuar.

Rregulla që duhet respektuar:
-Ardhja në kohën e caktuar në vendin e caktuar.
-Respektimi dhe përcjellja e rregullave të caktuara nga udhëheqësi i ecjes.
-Ruajtja e natyrës duke mos hedhur mbeturina gjatë marshutës dhe gjatë pauzave.
-Përgaditja fizike dhe psiqike janë përgjegjësi individuale dhe SHBA Dardania nuk merr përgjegjësi në rast lëndimi.

Personi për kontakt:
Nevzat Saliu 070 996 799

SHBA “DARDANIA” – Shkup, i përgjigjet pozitivisht ftesës së Shoqatës Bjeshkatare "SV.JAKOV" - Bitelić, Kroaci,  shoqatë ...
03/06/2026

SHBA “DARDANIA” – Shkup, i përgjigjet pozitivisht ftesës së Shoqatës Bjeshkatare "SV.JAKOV" - Bitelić, Kroaci, shoqatë anëtare e Federatës Kroate të Bjeshkatarisë, dhe do të merr pjesë në manifestimin “Dita e Bjeshkatarëve Kroatë”, i cili do të mbahet në Ravno Vrdovo – Dinara, Kroaci, nga data 5–7 qershor 2026.

Në këtë aktivitet, SHBA “DARDANIA” do të përfaqësohet me 3 anëtarë, si dhe 1 anëtar nga “Bukuritë e Sharrit”, të cilët do të nisen nesër për të arritur me kohë dhe për të realizuar pjesëmarrjen në këtë organizim ndërkombëtar bjeshkatar.

Urojmë rrugë të mbarë, përfaqësim dinjitoz dhe momente të bukura në bjeshkët e Dinarës.

PAD “DARDANIA” – Skopje, pozitivno se odaziva pozivu Planinarskog društva “SV.JAKOV” - Bitelić, Hrvatska, članice Hrvatskog planinarskog saveza, te će sudjelovati na događaju “Dan hrvatskih planinara”, koji će se održati u Ravnom Vrdovu – Dinara, Hrvatska, od 5. do 7. lipnja 2026. Na ovom događaju, PAD “DARDANIA” - Skopje, će predstavljati 3 člana, kao i 1 član iz PD “BUKURITË E SHARRIT” - Bogovinje, koji će sutra krenuti kako bi stigli na vrijeme i sudjelovali u ovoj međunarodnoj planinarskoj organizaciji. Želimo vam sretan put, dostojanstveno predstavljanje i lijepe trenutke u Dinari.

Shoqata Bjeshkatare Alpiniste “DARDANIA” – Shkup, me pikëllim të thellë mori lajmin për ndarjen nga jeta të doktor Dërgu...
02/06/2026

Shoqata Bjeshkatare Alpiniste “DARDANIA” – Shkup, me pikëllim të thellë mori lajmin për ndarjen nga jeta të doktor Dërgut Çunit, anëtar i Shoqatës Bjeshkatare Alpiniste “Kaçaniku”.

Me këtë rast, shprehim ngushëllimet më të sinqerta për familjen Çuni, Sh.B.A. “Kaçaniku”, të gjithë anëtarët dhe mbarë bjeshkatarët.

Allahu e mëshiroftë dhe e shpërbleftë me Xhenet.

NjoftimMe pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen tragjike nga jeta të anëtarit tonë, Muzafer Fetahi, i cili humbi j...
30/05/2026

Njoftim

Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen tragjike nga jeta të anëtarit tonë, Muzafer Fetahi, i cili humbi jetën në një aksident me motor.

Muzaferi ishte njëri ndër anëtarët më të rinj të shoqatës sonë dhe largimi i tij i hershëm na ka prekur dhe pikëlluar thellë të gjithëve.

Në emër të Shoqatës Bjeshkatare Alpiniste “DARDANIA” – Shkup, i shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve dhe miqve të tij. Në këto çaste të vështira, jemi pranë tyre me mendje dhe lutje.

Lusim Allahun e Madhërishëm që ta mëshirojë, ta falë dhe ta shpërblejë me Xhenet, ndërsa familjes t’i japë sabër dhe forcë për ta përballuar këtë humbje të rëndë.

Inna lillahi ue inna ilejhi raxhiun.

Në shenjë respekti për anëtarin tonë të ndjerë, aktiviteti i paraparë për ditën e nesërme anulohet.

Me respekt,
SHBA “DARDANIA” – Shkup

27/05/2026
25/05/2026

Video e realizuar nga aktiviteti i djeshëm në Parkun Kombëtar të Malit Sharr, drejt Majës së Pllatit 2401 m/lmd.
Video e realizuar nga Samir Xhemaili

Përveç aktivitetit kryesor të kësaj jave, SHBA “DARDANIA” – Shkup mori pjesë edhe në ecjen përkujtimore të organizuar pë...
24/05/2026

Përveç aktivitetit kryesor të kësaj jave, SHBA “DARDANIA” – Shkup mori pjesë edhe në ecjen përkujtimore të organizuar për nder të heroit kombëtar Fadil Limani - Tigri.

Në këtë aktivitet morën pjesë bjeshkatarë dhe dashamirë të natyrës nga Maqedonia dhe Kosova, duke përkujtuar me respekt veprën dhe sakrificën e dëshmorëve të kombit.

Si përfaqësues i Unionit të Shoqatave Bjeshkatare dhe në emër të SHBA “DARDANIA”, z. Mitat Shaqiri shprehi falënderime të përzemërta për mikpritjen e familjes Zymberi dhe evokimin që e bëri përfaqësuesi i familjes z. Abendin Zymberi.

Me këtë rast, z. Mitati theksoi se të gjithë ata që u flijuan gjatë luftës së vitit 2001 do të mbeten frymëzim i përhershëm për gjeneratat që vijnë, në realizimin e aspiratave tona kombëtare dhe shpirtërore.

Ata nuk kanë vdekur, ata janë mes nesh përjetë.

Nji falenderim i veçant shkon për grupin e SHBA "Karadaku", për mikpritjen vëllazërore dhe nderën e respektin që na e bënë gjatë gjithë kohës, nga fillimi e deri në përfundimin e ecjes përkujtimore, për gjatë shtegut Fadil Nimani - Tigri.

Me respekt,
SHBA “DARDANIA” – Shkup

Aktiviteti i 24-t i Shoqatës Bjeshkatare Alpiniste “DARDANIA” – Shkup, në Majën e Ortegut (Pllat) 2401 m/lmd.Në një mot ...
24/05/2026

Aktiviteti i 24-t i Shoqatës Bjeshkatare Alpiniste “DARDANIA” – Shkup, në Majën e Ortegut (Pllat) 2401 m/lmd.

Në një mot të mirë dhe të freskët kaluam një ditë shumë të bukur në bjeshkë. Edhe pse në majë nuk patëm fatin të kemi pamje për shkak të mjegullës, në përgjithësi aktiviteti kaloi shumë mirë dhe në atmosferë të shkëlqyer.

Këtij aktiviteti iu bashkëngjitën edhe tre anëtarë të Klubit Malor “Scardus” – Dobrosht: Kadria, Qerimi dhe Bajramali, të cilëve i falënderojmë për pjesëmarrjen dhe atmosferën që krijuan gjatë ecjes.

Në këtë aktivitet përshkruam gjithsej 18 km me rreth 900 m disnivel.

Me respekt,
SHBA “DARDANIA” – Shkup

Address

Skopje

Telephone

+38970387752

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Shoqata Bjeshkatare Alpiniste "Dardania" posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Shoqata Bjeshkatare Alpiniste "Dardania":

Share