08/06/2026
🧤💚 RESUL RAMADANI VAZHDON ME K.F “KAMJANI”! 💚🧤
Të dashur tifozë,
Me krenari dhe kënaqësi ju njoftojmë se gardiani i portës sonë, Resul Ramadani, do të vazhdojë të mbrojë ngjyrat e K.F “Kamjani” edhe në sezonin e ardhshëm në Ligën e II-të! ⚽🏆
Resuli ishte një nga shtyllat kryesore të suksesit tonë historik. Gjatë sezonit të kaluar, në 20 ndeshje të zhvilluara, ai pranoi vetëm 18 gola, duke treguar siguri, përkushtim dhe profesionalizëm në çdo paraqitje.
🧤 Me pritjet e tij vendimtare dhe qetësinë në portë, ai dha një kontribut të jashtëzakonshëm në shpalljen kampion të ekipit tonë dhe ngjitjen në Ligën e II-të.
🙏 Resul, jemi krenarë që do të jesh pjesë e familjes së K.F “Kamjani” edhe në sezonin e ardhshëm!
Të urojmë shumë shëndet, suksese dhe sa më shumë ndeshje pa pësuar gol me fanellën e klubit tonë të zemrës. 💚
💪 Së bashku vazhdojmë sfidat e reja dhe mbrojmë krenarinë e K.F “Kamjani”!
🧤⚽ FORCA KAMJANI! 💚