Klubi Alpin ‘Dardania’, organizon aktivitete alpinizmi/ngjitje në gurë në Kosovë
KA ‘Dardania’, u themelua ne fund të vitit 2013 me qëllim të zhvillimit të sportit të alpinizmit në Kosovë. Qëllimi i Klubit Alpin ‘Dardania’ është:
- të bëjë shënjimin e shtigjeve për alpinizëm (fillestar dhe ekstrem)
- të organizoj aktivitete alpinizmi për anëtarët e klubit dhe
- të bëjë trajnimin e të rinjve për
alpinizëm. Që nga fillimi i aktiviteteve të klubit, kishte mjaft të interesuar që ti merrnin hapat e parë në këtë sport. Numri i të interesuarve që të provojnë ngjitjen në gurë është në rritje. Anëtarët e klubit janë të grupmoshave të ndryshme (nga 10 deri në 70 vjeçar). Duhet të theksohet se proporcioni i të interesuarve/anëtarëve në mes femrave dhe meshkujve është po thuaj i barabartë. Deri më tani Klubi Alpin ‘Dardania’ zhvillon aktivitetet e saj: te Panorama (Fakulteti Teknik) në Prishtinë, Guri i Plakës dhe Guri i Qikës në Grabovc të Obiliqit, te Ujëvarat e Mirushës dhe në Brod të Dragash*t. Shtigjet e krijuara janë të përshtatshme për fillestar dhe për alpinizëm ekstrem. Të gjitha këto shtigje në gurë janë krijuar në mënyrë profesionale nga anëtarët e klubit të licencuar për alpinizëm. Investimet në shtigje të ngjitjes dhe paisjet e nevojshme për këtë sport deri më tani janë bërë me investime vetanake nga themeluesit e klubit. Sidoqoftë, tashmë jemi duke e krijuar një mekanizëm të vetë-qëndrueshëm e cila do të bëjë që klubi të mbledhë fondet e nevojshme për mirëmbajtjen dhe zhvillimin e paisjeve dhe shtigjeve për ngjitje.