09/09/2026
Sot u zhvillua një takim pune i përfaqësuesve të Sportit Shkollor Istog me Drejtorin e Arsimit, z. Naim Behluli, dhe Drejtoreshën për Rini dhe Sport, znj. Era Rexhaj.
Në takim u diskutua për organizimin e garave sportive shkollore, bashkëpunimin ndërmjet institucioneve dhe shkollave, si dhe për mbështetjen e vazhdueshme të aktiviteteve sportive shkollore në Komunën e Istogut.
Falënderojmë Drejtorinë e Arsimit dhe Drejtorinë për Rini, Kulturë dhe Sport për bashkëpunimin dhe përkrahjen e vazhdueshme në zhvillimin dhe promovimin e sportit tek nxënësit tanë.