28/08/2026
🚨 NJOFTIM NGA STAFI I BGJK 🚨
Pas gjithë asaj që po ndodh ditët e fundit, ne si staf i BGJK-së kemi vendosur të mos postojmë më lajme apo “informacione” rreth Julián Álvarez dhe një transferimi të mundshëm te Barça. 🔵🔴
😔 Ndihemi keq kur shohim komentet dëshpëruese të tifozëve, por duhet thënë një e vërtetë që shumëkush nuk dëshiron ta pranojë:
❌ Asnjë faqe shqiptare nuk ka burime zyrtare direkte.
Shumica e informacioneve merren nga portalet, gazetarët dhe rrjetet sociale të huaja. Prandaj, kush pretendon se ka “burime të sigurta” direkt nga Barça apo Atletico, le të na falë, por jeton në botën e Don Kishotit. 😅
📌 Sa i përket Álvarez: 99.9% nuk vjen te Barça.
Dhe me ritmin e lajmeve që po dalin, Álvarez mund të përfundojë duke kërkuar një zyrë psikologu deri në fund të merkatos. 🤦♂️
Por, përtej humorit, situata është bërë e tepruar.
Më vjen keq për lojtarin, sepse për mendimin tonë, e kanë marrë në qafë me gjithë këtë presion të jashtëzakonshëm.
🚫 Jemi kundër çdo forme dhune dhe presioni psikologjik. Një futbollist është mbi të gjitha një njeri dhe meriton të ketë të drejtën të vendosë vetë për të ardhmen e tij.
Lëreni njeriun të marrë vendimin e tij.
Ne do të vazhdojmë të sjellim lajme dhe analiza për Barcelonen, por nuk do të ushqejmë më këtë cikël me “vjen”, “nuk vjen”, “është afër”, “është larg” dhe lajme të marra nga njëri-tjetri.
🔵🔴 Forca Barça! Visca el Barça! ❤️💙
— Me respekt,
Stafi i BGJK-së 🔵🔴