Turniri Tradicional "Semedin Dugolli"

Turniri Tradicional "Semedin Dugolli" +38349180634 Whatsapp : +38348666605-Whatsapp,Viber: +38344666605

Foto nga Finalja 27/06/2026
28/06/2026

Foto nga Finalja

27/06/2026

🎶 Mbrëmje e veçantë në Turnirin Tradicional “Semedin Dugolli”! ⚽🎤Me shumë kënaqësi ju njoftojmë se në atmosferën festive...
27/06/2026

🎶 Mbrëmje e veçantë në Turnirin Tradicional “Semedin Dugolli”! ⚽🎤

Me shumë kënaqësi ju njoftojmë se në atmosferën festive të turnirit do të performojnë këngëtarët e mirënjohur Fatmir Bajraj dhe Behxhet Korpuzi, të cilët do të sjellin këngë dhe emocione të paharrueshme për të gjithë të pranishmit.

📍 Turniri Tradicional “Semedin Dugolli” – Pjetërshticë
🕗 Nga ora 20:00

Ju presim të kalojmë së bashku një mbrëmje të mbushur me sport, muzikë dhe argëtim! 🎶⚽🔥

🏆 TURNIRI TRADICIONAL “SEMEDIN DUGOLLI” 🏆⚽ LOJA HAPËSE⭐ VIP 🆚 SHOQATA E KOSOVËS PËR KËRKIM SHPËTIM📅 E Shtunë, 27/06/2026...
26/06/2026

🏆 TURNIRI TRADICIONAL “SEMEDIN DUGOLLI” 🏆

⚽ LOJA HAPËSE

⭐ VIP 🆚 SHOQATA E KOSOVËS PËR KËRKIM SHPËTIM

📅 E Shtunë, 27/06/2026
🕗 Programi fillon nga ora 20:00
🕘 Loja hapëse në ora 21:00
🕘 Loja finale në ora 21:30

🔹 Ekipi VIP:
• Valmir Halimi
• Gani Germia
• Adnan Blaku
• Sefer Demiri
• Artan Thaqi
• Dardan Idrizi

🔸 Shoqata e Kosovës për Kërkim Shpëtim:
• Fitim Gerbeshi
• Besim Paqarizi
• Albina Rrahmani
• Diellza Musa
• Albert Brahimi
• Lumturie Muhadri

Një ndeshje simbolike që bashkon sportin, humanizmin dhe solidaritetin në kuadër të finales së Turnirit Tradicional “Semedin Dugolli”.

Mirë se vini të gjithë për të qenë pjesë e kësaj mbrëmjeje të veçantë!

FC Prekazi, me djelmoshat nga Prekazi legjendar, zhvilluan një paraqitje të shkëlqyer në Turnirin Tradicional “Semedin D...
25/06/2026

FC Prekazi, me djelmoshat nga Prekazi legjendar, zhvilluan një paraqitje të shkëlqyer në Turnirin Tradicional “Semedin Dugolli”. Pas një rrugëtimi të suksesshëm deri në gjysmëfinale, ata arritën të sigurojnë vendin e tretë, duke treguar karakter, disiplinë dhe lojë cilësore.

Turniri Tradicional “Semedin Dugolli” vazhdon me traditë, duke u rritur nga viti në vit falë përkushtimit të ekipeve pjesëmarrëse dhe mbështetësve të tij.

Respekt dhe mirënjohje për djelmoshat e FC Prekazit, si dhe për të gjitha ekipet që na përkrahën dhe kontribuuan në suksesin e këtij edicioni.

Urime për vendin e tretë dhe suksese në vazhdim! ⚽🇽🇰

🏆 TURNIRI TRADICIONAL “SEMEDIN DUGOLLI” 🏆Pas javësh plot emocione, rivalitet sportiv dhe ndeshje spektakolare, ka ardhur...
24/06/2026

🏆 TURNIRI TRADICIONAL “SEMEDIN DUGOLLI” 🏆

Pas javësh plot emocione, rivalitet sportiv dhe ndeshje spektakolare, ka ardhur momenti që të mësojmë kampionin e këtij edicioni.

🔥 Në Finalen e Madhe do të përballen dy skuadra që kanë dëshmuar cilësi, karakter dhe vendosmëri gjatë gjithë turnirit:

🔴 3 Qershori
🆚
🔵 Studio Krenari

📅 E Shtunë, 27 Qershor 2026
⏰ Ora 21:30

Ftojmë të gjithë sportdashësit të jenë pjesë e kësaj mbrëmjeje të veçantë, ku emocionet, respekti dhe fryma sportive do të jenë në qendër të vëmendjes.

🏆 Një finale.
⚽ Dy ekipe.
🔥 Një trofe.

Mirë se vini në Finalen e Madhe të Turnirit Tradicional Semedin Dugolli! 💙❤️🏆

Fituesit e 4 palë fanellave të Kosovës që u shpallën mbrëmë në kuadër të Turnirit Tradicional “Semedin Dugolli”.Këto dhu...
24/06/2026

Fituesit e 4 palë fanellave të Kosovës që u shpallën mbrëmë në kuadër të Turnirit Tradicional “Semedin Dugolli”.

Këto dhurata u mundësuan dhe u ndanë nga stafi organizativ i turnirit, me qëllim që të sjellin gëzim për fëmijët dhe të promovojnë dashurinë për sportin dhe vendin tonë.

Urime të gjithë fituesve! Gëzimi i fëmijëve është shpërblimi më i madh për ne.

⚽🇽🇰 Turniri Tradicional “Semedin Dugolli” – në shërbim të sportit, rinisë dhe komunitetit. 💙💛

24/06/2026

Njoftim nga Këshilli Organizativ

Turniri Tradicional Semedin Dugolli është një nga turniret që zhvillon ndeshjet më atraktive dhe më të ndjekura në rajonin e Shtimes. Që nga dita e parë, kemi qenë dhe do të vazhdojmë të jemi plotësisht transparentë ndaj çdo ndeshjeje, çdo lojtari dhe çdo situate që paraqitet gjatë turneut.

Rregullat e turneut janë publikuar para fillimit të garës dhe janë ripostuar përsëri për të qenë të qarta për të gjithë. Pavarësisht emrit të ekipit apo lojtarëve që paraqiten në fushë, Këshilli Organizativ zbaton të njëjtat rregulla për secilin, pa asnjë përjashtim.

Askush nuk mund të ndikojë apo të ndërhyjë te stafi organizativ për të vepruar në kundërshtim me rregullat e turneut. Vendimet merren vetëm në bazë të rregullores dhe në frymën e korrektësisë sportive.

Me krenari theksojmë se stafi organizativ përbëhet nga rreth 70 vullnetarë, të angazhuar nga fshati dhe zona përreth, të cilët kontribuojnë çdo ditë për mbarëvajtjen e turneut, sigurinë, rendin dhe qetësinë në fushë.

Falënderojmë të gjitha ekipet, lojtarët, sponsorët dhe tifozët për mirëkuptimin dhe respektimin e rregullave.

Me respekt,
Këshilli Organizativ i Turnirit Tradicional Semedin Dugolli 🏆⚽️

Turneu Tradicional për nder të Humanistit Semedin DugolliNë ndeshjet çerekfinale, gjysmëfinale dhe finale të Turneut Tra...
24/06/2026

Turneu Tradicional për nder të Humanistit Semedin Dugolli

Në ndeshjet çerekfinale, gjysmëfinale dhe finale të Turneut Tradicional për nder të Humanistit Semedin Dugolli, i pranishëm do të jetë edhe fizioterapeuti i Kombëtares së Kosovës 🇽🇰, Kujtim Rizani.

Ai shkollën fillore e kreu pikërisht në fshatin tonë, Pjetërshticë, gjë që e bën praninë e tij edhe më të veçantë për komunitetin tonë.

Në rast të ndonjë lëndimi të lojtarëve, që shpresojmë të mos ketë, Kujtimi do të kujdeset për vlerësimin dhe menaxhimin profesional të tyre.

Mirë se vjen në Pjetërshticë, Kujtim Rizani! 🇽🇰⚽🏆

Sqarim Zyrtar – Turniri Tradicional Semedin DugolliSipas rregullores së turneut, çdo lojtar që paraqitet në ndeshje duhe...
24/06/2026

Sqarim Zyrtar – Turniri Tradicional Semedin Dugolli

Sipas rregullores së turneut, çdo lojtar që paraqitet në ndeshje duhet të jetë i regjistruar në listën zyrtare të ekipit. Në rast se një ekip aktivizon një lojtar që nuk figuron në listë, kundërshtari ka të drejtë të kërkojë verifikimin e listës. Nëse konstatohet se lojtari nuk ka qenë i regjistruar, ndeshja humbet me rezultat zyrtar 2:0.

Në ndeshjen:

Klima Zyli – 3 Qershori

Ekipi 3 Qershori është paraqitur në fushë saktësisht në orën 21:30, sipas orarit të përcaktuar.

Ekipi Klima Zyli është pritur në fushë për 23 minuta, duke tejkaluar afatin e lejuar prej 15 minutash sipas rregullores së turneut. Gjithashtu, është konstatuar se ekipi është paraqitur me një lojtar që nuk ka qenë i regjistruar në listën zyrtare.

Për këto arsye, në bazë të rregullores së turneut, ndeshja regjistrohet me rezultat zyrtar:

3 Qershori 2 : 0 Klima Zyli

Këshilli Organizativ i Turnirit Tradicional Semedin Dugolli.

Address

Pjetërshticë

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Turniri Tradicional "Semedin Dugolli" posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share