03/09/2026
🚀 “RAKETA” ODISE ROSHI – NGA VLORA DREJT EUROPËS 🇦🇱🔴⚫
Shpërtheu te Flamurtari.
Një djalosh i dalë nga ekipet zinxhir të Apolonisë, që në Vlorë gjeti skenën ku talenti i tij do të kthehej në spektakël.
Të gjithë e kujtojmë Odise Roshin, mesfushorin e krahut që me shpejtësinë, teknikën dhe shpërthimet e tij në krahë, bëri të ëndërronin tifozët vlonjatë të Flamurtarit. Në fushë dukej sikur kishte një marsh më shumë se të tjerët. Kur nisej në sprint, tribunat ngriheshin në këmbë.
Ishte koha kur fanella kuqezi e Flamurtarit i rrinte bukur një prej talenteve më premtues të futbollit shqiptar. “Raketa” ishte kthyer në një emër që tifozët e prisnin me padurim çdo fundjavë.
Pas Flamurtarit, karriera e Rosh*t mori përmasa ndërkombëtare. Ai provoi futbollin europian dhe luajti në Gjermani, Kroaci dhe Turqi, duke përfaqësuar klube të ndryshme dhe duke ndërtuar një karrierë të gjatë jashtë Shqipërisë.
Por një nga momentet më të mëdha të karrierës së tij ishte padyshim Kombëtarja shqiptare. Roshi veshi fanellën kuqezi dhe u bë pjesë e një brezi që përjetoi ndër momentet më të bukura të historisë së futbollit shqiptar, duke qenë pjesë edhe e rrugëtimit drejt Euro 2016, ku Shqipëria shkroi historinë duke marrë pjesë për herë të parë në një Kampionat Europian.
Nga fushat e Apolonisë, te shpërthimi në Vlorë, e më pas në stadiumet e Europës dhe me fanellën e Kombëtares…
Odise Roshi mbetet “Raketa” që dikur ndezi ëndrrat e tifozëve të Flamurtarit. 🚀
🔴⚫ Një emër, një brez, një kujtim që nuk shuhet në Vlorë.