12/11/2024
📣 Ftesë për shprehje interesi për të drejtat e emërtimit të Stadiumit Kombëtar
🆕 Qendra Kombëtare Kuq e Zi njofton publikisht shpalljen e hapjes së një procesi publik për ofertat, në lidhje me të drejtat e emërtimit të Stadiumit Kombëtar në Tiranë.
ℹ️Të drejtat e emërtimit për Stadiumin Kombëtar, ofrojnë një platformë unike, për të përforcuar dukshmërinë, rritjen e popullaritetit të markës tuaj dhe për të angazhuar një audiencë shumë të gjerë dhe të apasionuar.
📩 Ju lutemi të paraqisni propozimet tuaja në format elektronik në [email protected] brenda datës 30 nëntor 2024. Për çdo pyetje ose informacion të mëtejshëm, jeni të lutur të na kontaktoni në [email protected].