Studio Gol

Studio Gol Studio Gol është një emision sportiv në të cilin flitet për futbollin Evropian.

Gola, emocione, analize, statistika dhe kampionë të vërtetë vijnë në studion tonë dhe ekranin tuaj

22/12/2025
Addio Toto!"Ndeshjet e grupit luhen në Romë. Publiku është i shumtë dhe mbështet pa pushim. Atmosfera është e duhura, gj...
18/09/2024

Addio Toto!

"Ndeshjet e grupit luhen në Romë. Publiku është i shumtë dhe mbështet pa pushim. Atmosfera është e duhura, gjithçka po shkon mirë. Një optimizëm rrethon gjithë Italinë në atë kohë, në ato që u quajtën me të drejtë: “Netët magjike”. Ka vetëm një detaj që nuk shkon. Është minuta e 75 e ndeshjes së parë në grup dhe ndaj Austrisë rezultati është 0-0.....Vicini shikon nga stoli dhe i bën me shenjë ....Salvatore Skilaçit të hyjë në fushë.....Vetëm 3 minuta dhe për sulmuesin shtatshkurtër vjen momenti i artë. Viali lëviz mirë pranë vijës fundore dhe harkon në zonë një top që ai e ndjek dhe e devijon në portë mes austriakëve shtatlartë. Ndonjëherë në evente të tilla duket se fatet janë të parashkruara. Mbaron 1-0 dhe Italia merr 2 pikët e para.....Fati e ndjek ngado sulmuesin siçilian në këtë Botëror. Në minutën e 9-të Xhanini godet në mënyrë të gabuar një top nga jashtë zonës. Dhe ai shkon drejt saj pa ndonjë pretendim, i ndjekur me sy nga ...Skilaçi, që më tej i jep një të shtyrë me kokë dhe e dërgon në rrjetë.....Në minutën e 17, këmbëngul Xhanini, topi shkon te Vjali që natyrisht nuk shënon, sepse ndërhyn Goikoecea dhe topi i kthyer nga portieri e di adresën e saktë. Këmbët e Skilacit, që me portën e boshatisur shënon pa problem. Ai ndjek çdo top dhe çdo aksion, apo topi kwrkon atw kjo nuk wshtw shumw e qartw.... ..Në ndeshjen për vend të 3-4, fitojnë ndaj Anglisë që po me 11 metërsha ishte mundur nga gjermanët. Skilaçi shënon nga pika e bardhë golin e 6-të personal dhe shpallet golashënuesi më i mirë i kompeticionit...."
(Pjesë nga dokumentari "Net italiane" i ciklit "Histori Botërorësh")

Largohet një tjetër kampion. Lamtumirë Andreas Brehme!Po përse një mëngjarash vendos të godasë penalltinë më të rëndësis...
20/02/2024

Largohet një tjetër kampion. Lamtumirë Andreas Brehme!

Po përse një mëngjarash vendos të godasë penalltinë më të rëndësishme të jetës së tij me këmbën e djathtë?! Brehme nuk është çmendur. Kjo zgjedhje vjen prej së largu, kur mençuria e të atit të tij i këshillonte: “kujt nuk ka lindur jashtë serie, një këmbë e vetme nuk i mjafton.” I ati i tij, ish lojtar i Hamburgut, kishte qenë mbrojtës i djathtë dhe me Andrean kishte kaluar orë të tëra pas stërvitjes për të ushtruar goditje me këmbën e djathtë. Dhe pas kohësh të gjata kaluar kështu, frytet nuk mund të mungonin. Si me fanellën e Interit ashtu edhe me atë të Gjermanisë ai tregon se c do të thotë të luash me të dy këmbët. Vetë Brehme shprehet se me këmbën e majtë ka më shumë fuqi, por më shumë precizjon me të djathtën. Dhe pikërisht me të djathtën, po sipas tij, ai ka shënuar një nga golat më të bukur të karrierës së tij, sepse këto cilësi të tij i shërbyen Gjermanisë në rrugën drejt triumfit botëror më 1990...... Jo vetëm i bukur goli me të djathtën i Brehmes, por edhe tejet i rëndësishëm. Ashtu si ai ndaj Anglisë në minutën e 60-të, në vijim të një goditjeje dënimi, ku si vetë Brehme shpjegon, saktësinë e korrigjon forca e goditjes, që edhe pas një devijimi e dërgon në portën e Shiltonit....... Argjentinasit protestojnë tepër, jo për një vendim që nuk mund të kthehet, por më shumë për të shpërqendruar Brehmen përpara ekzekutimit. Minuta që nuk ndikojnë në ftohtësinë e tij, madje i shërbejnë të mendojë saktësisht se ku dhe si do të godasë. Dhe kështu mëngjarashi Brehme godet në krahun e majtë me këmbën e djathtë. Një zgjedhje efikase duke shfrytëzuar aftësitë e tij edhe për të mashtruar, deri diku, në portier si Goekoecea që kishte habitur jo pak me pritjet e penalltive prej tij në atë Botëror. Minuta e 85-të dhe është këmba e djathtë e Brehmes që i dorëzon Kupën Gjermanisë.
(Pasazhe të shkëputura prej tekstit të dokumentarit "Bashkimi Gjerman" nga cikli "Histori Botërorësh")

Atë vit në çerekfinale, gjermano perëndimorët eliminojnë Uruguain me një rezultat domethënës: 4-0. Dhe pikërisht gjatë k...
11/01/2024

Atë vit në çerekfinale, gjermano perëndimorët eliminojnë Uruguain me një rezultat domethënës: 4-0. Dhe pikërisht gjatë kësaj sfide shpërthen një yll i ri, 21 vjeçar, me vlera ndërkombëtare. Deri atëherë Franc Bekenbauer ishte një emër i panjohur në tribunat evropiane të futbollit edhe pse kishte debutuar në Stokholm më 26 shtator 1965 në një ndeshje të fituar 2-1 përballë Suedisë. Në këtë sfidë ndodhi konfirmimi i tij, pas ndeshjes së parë në grup përballë Zvicrës, ku ai kishte shënuar dygolësh. Që pas këtij botërori ky emër do të lartësohej si një nga më të mëdhenjtë e të gjitha kohërave, për atë çka do t’i jepte futbollit të vendit të tij dhe atij botëror....
..Në një aksion të gjermanëve Bekenbauer tenton të hyjë në zonë. Italianët shkaktojnë faull dhe kajzeri rrëzohet duke nxjerrë shpatullën. Mirëpo skuadra ka nevojë për karizmën e tij dhe me zëvendësimet e konsumuara, ai e vazhdon lojën e pafundme i fashuar në një situatë të paprecedentë dhe ku çdokush tjetër do të ishte dorëzuar. Dhe Franc Bekenabuer me krahun e fashuar është një nga imazhet simbol që historitë e botërorëve kanë prodhuar....
...Më pas, momenti diktonte marrjen e frerëve të komandimit në dorë nga vetë Kajzeri që, formon edhe një komision me futbollistë të Bajernit, të cilët vendosnin për gjithçka. Helmut Shën kish mbetur vetëm një figurant dhe në mediat gjermane konsiderohej i shkarkuar. Kjo ishte zënka e parë mes tyre. Por edhe pse më pas Bekenbaueri u përpoq ta rikuperonte marrëdhënien duke u investuar personalisht për ta riemëruar, Shën nuk do t ja harronte kurrë atij atë situatë të krijuar dhe pasoja ishte pikërisht përjashtimi nga botërori argjentinas. Aspak mënyra më e mirë e mbylljes së një karriere më se të shkëlqyer me “National manchaft”.....
..Nën qiellin e Romës Mateus bëhet kapiteni i tretë fitues i trofuet magjik, ndërsa Bekenbauer i dyti person në rruzull që e fitonte atë edhe si lojtar edhe si trajner....

(Pasazhe të shkëputura prej tekstit të dokumentarit "Bashkimi Gjerman" nga cikli "Histori Botërorësh")

16/12/2021

Shikoni SONTE PASDITE shortin e Ligës së Kombeve nëpërmjet speciales së RTSH sport në orën 17:45 për të zbuluar se me cilët do të luajmë 🇦🇱 për edicionin e tretë në UNL.

SHORTI I UEFA NATIONS LEAGUE (LIGA E KOMBEVE)
Sonte17:45 RTSH 🟦 sport HD

(në Tel. dhe Tab. me app. 📱RTSH TANI)

08/12/2021

Bayern Munchen - Barcelona

UEFA CHAMPIONS LEAGUE Nesër 21:00 RTSH 🟦 sport HD (në Tel. dhe Tab. me app. 📱RTSH TANI)

22/09/2021

FT 6-1

Asensio and Benzema steal the show as Real Madrid C.F. run riot! ✨

20/09/2021

Chelsea and Liverpool could have an exciting title race if they continue to get the same results!😁🤩

15/09/2021
07/09/2021

⏰ RESULTS ⏰

Most impressive performance? 🙌

20/08/2021

2021/2022. ⏳
Here’s the coaches starting grid 🔥



2021/2022. ⏳
Ecco la griglia di partenza degli allenatori 🔥

Address

Rr. Ismail Qemali, No 11
Tirane
1001

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Studio Gol posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Studio Gol:

Share

Category