08/05/2026
🏐 Kupa e Republikës në Volejboll Meshkuj 2026
Federata Shqiptare e Sportit Universitar organizon Kupën e Republikës në Volejboll për Meshkuj, një nga aktivitetet kryesore të kalendarit kombëtar universitar.
📍 Pallati i Sportit “Farie Hoti”, Tiranë
📅 20–28 maj 2026
🔹 20 maj – Ceremonia e Hapjes dhe dita e parë e ndeshjeve
Ky kompeticion sjell së bashku universitetet anëtare, studentët-sportistë dhe ekipet universitare në një garë që promovon konkurrencën e ndershme, bashkëpunimin ndëruniversitar dhe përfshirjen aktive të të rinjve në sport.
Ky aktivitet realizohet me mbështetjen e Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit.
Suksese të gjitha ekipeve pjesëmarrëse! 🏐🇦🇱
Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit