28/07/2026
Në Tirona Republic Football Academy besojmë se futbolli është shumë më tepër se një lojë. Ai është një shkollë jete, ku çdo stërvitje është një mundësi për të ndërtuar karakter, disiplinë dhe përgjegjësi.
Ne nuk e masim suksesin vetëm me trofe. Suksesi ynë matet me cilësinë e lojtarëve dhe me vlerat që ata mbartin brenda dhe jashtë fushës.
Në TRFA luajmë me guxim, respektojmë topin, punojmë si ekip dhe mësojmë nga çdo sfidë. Çdo vendim që marrim bazohet në një pyetje të vetme:
‘A ndihmon kjo në zhvillimin e lojtarit?’
Nëse përgjigjja është po, atëherë është rruga jonë.”