KF Sopoti 1962

KF Sopoti 1962 Faqja Zyrtare e Klubit të Futbollit të Librazhdit.

💚🤍
20/07/2026

💚🤍

17/07/2026

Nën urdhrat e dyshes së trajnerëve Artur Beqiri dhe Rrahman Hallaci, lojtarët e grumbulluar kanë vazhduar me seancën stërvitore të radhës, mbrëmjen e sotme në kompleksin stërvitor ‘Shefqet Lamcja’ Elbasan.
Në sy ka rënë numri i lartë i lojtarëve që kanë ardhur për provë në skuadër.
Puna nga stafi teknik vazhdon me rendiment të lartë për përzgjedhjen e më të mirëve.
💚🤍

16/07/2026

Ditën e djeshme skuadra ka nisur zyrtarisht përgatitjet për sezonin futbollistik 2026-2027. Stafi dhe lojtarët kanë pasur dhe një mbledhje të shkurter ku është diskutuar mbi objektivat dhe të ardhmen. 💚🤍

Bëhuni Sponsor dhe Partner i Futboll Klub “SOPOTI”.💚🤍Klubi ynë, pjesëmarrës në Kategorinë e Parë, fton bizneset, kompani...
09/07/2026

Bëhuni Sponsor dhe Partner i Futboll Klub “SOPOTI”.💚🤍

Klubi ynë, pjesëmarrës në Kategorinë e Parë, fton bizneset, kompanitë dhe sipërmarrësit të bëhen pjesë e rrugëtimit tonë përmes një partneriteti të suksesshëm.

Sponsorizimi i klubit është një mundësi e shkëlqyer për të promovuar biznesin tuaj dhe për të rritur prezencën e markës suaj përpara tifozëve, komunitetit dhe publikut sportdashës, po ashtu edhe në televizione dhe platforma online televizive ku ndeshjet e ekipit tonë do transmetohen live.

Mundësitë e reklamimit përfshijnë:

* Logoja e biznesit në fanellat zyrtare të ekipit.
* Reklama me banera në stadium gjatë ndeshjeve.
* Promovim në rrjetet sociale dhe kanalet zyrtare të klubit.
* Mundësi të tjera bashkëpunimi sipas nevojave të sponsorit.

Ne besojmë se një partneritet i fortë ndërmjet sportit dhe biznesit krijon vlera të përbashkëta dhe kontribuon në zhvillimin e futbollit dhe komunitetit.

Nëse dëshironi të bëheni sponsor ose partner i klubit, ju ftojmë të na kontaktoni për të diskutuar paketat e sponsorizimit dhe mundësitë e bashkëpunimit.

Së bashku ndërtojmë suksesin!

06/07/2026

Intervista e plotë e teknikut Rrahman Hallaci, dhënë për gazetarin Gerti Carcani, në televizionin MCN. Trajneri ynë flet për objektivat dhe projektin që po zhvillohet për Sopotin e Kategorisë së Parë.
💚🤍

Në takimin e zhvilluar ditën e djeshme mes drejtuesve të ekipit të Sopotit dhe trajnerit Rrahman Hallaci, përvec rikonfi...
03/07/2026

Në takimin e zhvilluar ditën e djeshme mes drejtuesve të ekipit të Sopotit dhe trajnerit Rrahman Hallaci, përvec rikonfirmimin në krye të pankinës librazhdase, për trajnerin kuksian, u vendosën dhe pikat mbi I për projektin që Sopoti do të zhvillojë për sezonin futbollistik 2026-2027.
* Stafi dhe lojtarët do të zbresin ne fushë më
6 Korrik. Nën urdhrat e teknikut Hallaci,disa futbollistë që kanë qënë pjesë e sezonin te shkuar do të zbresin të parët në fushë. Bashkë me ta do të provohen dhe shikohen me vëmendje nga trajneri edhe disa lojtarë te rinj librazhdas, që prej disa sezonesh kanë qënë pjesë e akademive të ndryshme sportive në kryeqytet. Në provë do të jenë dhe shumë lojtarë të tjerë që kane shprehur dëshirën ti bashkohem Sopotit në Kategorinë e Parë.
* Përvec ruajtjes në masën 60% të grupit të vjetshëm, tekniku Hallaci së bashku me drejtorin teknik Fatjon Xhafa kanë menduar edhe 5 afrime nga Superiorja.
* Gjatë muaji gusht e në vazhdim lojtarët që do të jenë pjesë e ekipit do të nënshkruajnë edhe kontratat e reja në prani të administratorit Agron Gega.
* Objektivi është i qartë, Sopoti do qëndrojë gjatë në Kategorinë e Parë mes më të mirëve.

Rikonfirmuam sot ne krye të pankinës së ekipit të Sopotit, trajnerin Rrahman Hallaci. Puna e mirë e bërë sezonin e shkua...
03/07/2026

Rikonfirmuam sot ne krye të pankinës së ekipit të Sopotit, trajnerin Rrahman Hallaci. Puna e mirë e bërë sezonin e shkuar dhe suksesi i arritur na krijuan bindjen se bashkëpunimi duhet të vazhdojë duke synuar të tjera arritje.
💚🤍

Bashkia Librazhd në mbledhjen e djeshme të këshillit bashkiak, ka miratuar një fond financiar shtesë për ekipin e sporti...
01/07/2026

Bashkia Librazhd në mbledhjen e djeshme të këshillit bashkiak, ka miratuar një fond financiar shtesë për ekipin e sportit K.F Sopoti. Këto para shtesë në buxhetin e sportit do të përdoren për të mbuluar pjesërisht shpenzimet për rinkostruksionin e stadiumit dhe njëkohësisht lojtarët do të marrin shpërblimin e premtuar për suksesin e arritur, ngjitjen në Kategorinë e Parë.

💚🤍

Kampionati i Kategorisë së Parë fillon më 5 shtator 2026.       Formula e kampionatit pritet të jetë kjo:📌 12 ekipe pjes...
25/06/2026

Kampionati i Kategorisë së Parë fillon më 5 shtator 2026.

Formula e kampionatit pritet të jetë kjo:

📌 12 ekipe pjesëmarrëse
📌 Çdo skuadër luan 33 ndeshje, pra përballet me çdo kundërshtar 3 herë.
📌 Vendi i parë dhe i dytë ngjiten direkt në Kategorinë Superiore.
📌 Vendi i tretë luan një “play-off” për ngjitje ndaj ekipit të renditur në vendin e 8-të të Superiores.
📌 Dy ekipet e fundit bien në Kategorinë e Dytë direkt, ndërsa dy skuadrat e parafundit luajnw “play-out” për mbijetesën, sipas rregullores që miraton FSHF para fillimit të sezonit.

FSHF ende nuk ka publikuar kalendarin dhe rregulloren përfundimtare të sezonit 2026-2027, ndaj mund të ketë ndonjë ndryshim të vogël në formulë përpara startit të kampionatit.
💚🤍

Drejtuesit e ekipit të Sopotit kanë vendosur sot një ‘urë’ bashkëpunimi mjaft të rëndësishme për të ardhmen e ekipit ton...
24/06/2026

Drejtuesit e ekipit të Sopotit kanë vendosur sot një ‘urë’ bashkëpunimi mjaft të rëndësishme për të ardhmen e ekipit tonë në Kategorinë e Parë. Një takim i zhvilluar mes drejtuesve tanë dhe atyre të A.F Elbasanit, ka rezultuar tejet i frytshëm, duke krijuar një lidhje më të fortë mes dy qyteteve tona fqinje. Drejtuesit kanë dakordësuar afrimin në formë huazimin të disa lojtarëve që janë pjesë e elbasanasve por hapësirat në ekipin e parë i kanë pasur të kufizuara.
🤍💚

Address

Librazhd
Elbasan
3401

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when KF Sopoti 1962 posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share

Category